Pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu, se reformën në drejtësi e pengojnë ministra të korruptuar dhe deputetë kriminelë, Kunati fluturoi nga gëzimi.
Mori listën e ministrave dhe i filloi me radhë. I merrte një nga një dhe sillte në mendje akuzat për ta. Nga gjithë ministrat, vetëm nja katër kanë më shumë akuza për kriminelë.
I pari që ka më shumë nga të gjithë është Saimir Tahiri.
-Epo me këtë e paska ambasadori Lu, tha Kunati me vete. Ky duhet të jetë kundër reformës.
Ndërkohë filloi të kërkojë çka thënë Saimiri për reformën. Në Googel i doli fjalimi i djeshëm në Kuvend, ku thoshte, “po nuk u bë reforma në drejtësi, ky parlament duhet shkrirë”.
-Punë dreqi, tha. Ky kriminel qenka, po qenka për reformën.
Pas tij më i lakuar ishte ministri Beqaj. Kërkoi mos ka dhe ky ndonjë fjalë për reformën në drejtësi, por s’gjeti. Ky fliste vazhdimisht për reformën në mjekësi dhe koncesionet. Biles të gjitha dhjetë vjeçare.
-S’paskami as për këtë fakte, tha.
Pastaj kontrolloi fjalimet e Gjiknurit, se dhe ky është përfolur shumë.
Ky edhe më i zjarrtë për reformën. Biles ky ishte dakord dhe për ligjin e shpifjeve për bakshishe.
Pastaj filloi të kërkojë të dhëna për Arben Ahmetaj. Ai dakord me të gjitha reformat.
I mërzitur që s’po gjente për kë mund ta kishte fjalën ambasadori, filloi të analizojë me radhë deputetët e PS, të akuzuar si me të shkuar kriminale.
S’po i dilte më lista, se i kanë ikur. “Kaubojsi” që ka ardh nga Italia është dakord me reformën, si kulegët e tij.
I lodhur që s’po e gjente, thirri Rulin, si njeri që merr vesh dhe nga punët e amerikanëve.
-Ore, për kë ta ketë pasur fjalën ky ambasadori Lu, i tha, kur përmendi ministra të korruptuar, deputetë kriminelë etj.
-Dëgjo djalo, i tha Ruli. Unë kur isha naiv si puna jote, dy dekada më parë, e pyeta një ditë Doktorin duke pirë kafe.
Tani ti Doktor dosjet tona i ke pare, se i ke të gjithë në dispozicion dhe je më i qartë kush ka qenë spiun Sigurimi, kush jo. A mund të më thuash kush nga ne është spiun?
-E ke gabim shumë, më tha. Dosjet i kam pa, spiunët i kam pa, por kjo s’do të thotë asgjë. Spiunë Sigurimi nuk janë ata që janë në dosje, por ata që më dalin kundër mue. Ata e tregojnë me prova që i komandon Sigurimi.
E kuptova mesazhin dhe se zgjata më tej, se kisha ndërmend t’i dilja kundër pas ca kohësh.
Edhe ambasadori Lu kështu e ka. Mos kërko kot në atë listë se kush është ministër i korruptuar dhe kush është deputet kriminel. Kush nuk e voton reformën në drejtësi, ai do shpallet.
-Ou, po ne nuk do ta votojmë, ka thënë Doktori, vazhdoi Kunati.
-Epo Doktori do dalë që është deputet kriminel, tha Ruli.
-Po dhe Luli është kundër…
-Epo dhe Luli do dalë që ka qenë ministër i korruptuar.
-Po Nishani, tha Kunati në alarm?
-Atë se kap ligji, tha Ruli, ka raport.
futja p…..
Problem i madh shume.
E bukur sarkazma.Merret mendim nga ministri me i korruptuar historise se qeverive shqqiptare vaj medet ku kemi mberritur.