Prokuroria urdhëroi arrestimin e një drejtori të Bashkisë së Tiranës, emëruar aty prej kohës së Kunatit. Siç doli, ai i ka marrë 5 milion lekë një vajze për ta punësuar në Bashki. Sapo mori lajmin, Kunati u vu në alarm.
Gjaja e parë që bëri, u hodhi një sy dosjeve të emërimeve që kishte bërë në Bashki, i shumëzoi me 5 milion dhe i shkonte shuma gati 10 milion euro. Ju dukën pak shumë, por kur filloi të bënte llogaritë, aq ishin.
-Na mori më qafë, tha me vete. Po pranoi akuzën dhe po tha që kaq merrnin të gjithë, do na vijë radha ne.
Për këtë vendosi të thërrasë në një takim gjithë punonjësit e Bashkisë që ka pas emëruar ai. Por, thirrjeve nuk ju përgjigjën më shumë se 10 vetë, dhe ata, drejtorë të rëndësishëm.
-Po pse nuk vijnë të tjerët, pyeti Kunati?
-Po janë në punë shef, nuk i ka heq akoma Erjoni tjetër, i thanë ata. Ne kemi ik vetë me dëshirë.
I shqetësuar, i gjeti një lidhje prokurorit.
-Çfarë ka thënë i arrestuari deri tani, e pyeti?
-Aaa, e kemi kapur keq Erionin, i tha ai. Po mbrohet me faktin që kaq kërkonte Erioni për një vend pune . Kështu që po bëjmë gati dosjen dhe për Erion Veliaj.
Kunatit nuk i pëlqeu fare kjo gjë, ndërsa prokurori u çudit pse nuk u bë entuziast.
-Ai gënjen, i tha prokurorit. Nuk dua ta mbroj Veliajn, por ai gënjen. Nuk besoj se i ka kërkuar 5 milion për një vend pune dhe iku.
I alarmuar për rrëfimin e ish- drejtorit të vet, më në fund shkoi tek Ruli. I shpjegoi situatën dhe rrëfimin e ish- drejtorit, që i ka thënë prokurorit që i kërkova 5 milionë, se “aq na kërkonte Erioni për një vend pune”.
-Tani ky prokurori është njeriu ynë dhe mendon se e ka fjalën për Erion Veliaj, por ai maskarai e ka për mua, se dhe unë e kam emrin Erion, tha Kunati.
-Ç’të të them unë djalo, tha Ruli. Ty nuk të njeh njeri për Erion, por për Kunat. Tani ose merr përsipër gjithë ato që janë thënë për Kunatin dhe shpëton nga prokurori, ose merr përsipër këtë të 5 milionshit dhe shpëton nga nami i keq i Kunatit.
Zbritur nga Lekbibaj
Fshatunar Gjeloshi
U bë me PeDe-në
I polli kaposhi.
☆☆☆
O gjelosh pse s’rri ne shpi,
me ha bitha e sun rri.
Po tezja do kete vajtur nga drejtoret ? Se thone qe ka filluar te shaje edhe ajo kunatin. e bukur shume
undefined