Sandri prishet edhe me Doktorin

28 Tetor 2015, 19:58Antena TEMA

Pas vizitës së djeshme tek Doktori pasi ai e la mbi dy orë të priste në paradhomë, Sandri u shqetësua se kush e kishte nxjerrë lajmin. Dyshimi i tij kryesor ishte tek Sekretarja e Doktorit dhe ky do ishte dhe skenari më i mirë.

Për këtë filloi të testonte njerëzit në PD.

Të parin mori Kunatin.

-Ore nuk e kuptova çfarë keni me mua ju. Ju mendoni se do vini në pushtet pa mua. Po k… keni për të ardhur. I thuaj atij idiotit që ke kryetar, që ta shof me dylbi pushtetin, po u soll kështu me mua.

-Me mu mos fol kështu i tha Kunati se s’të kam ndonjë borxh. Lejet që ke dash i ke marrë dhe s’të kemi marrë asnjë lek. Deshe 23-katëshin ta dhamë, deshe 13-katëshin tek ekonomiku ta dhamë. Tani po ke probleme me Ramën, mos i nxirr inatet tek ne.

-Ore për lejet tuaja se kam rrujt ndonjë herë se mi ka dhënë ai tjetri, kush ju q… ju. Po këtë që bërët dje me Lagunën nuk kam për t’ua fal. Ja thashë dhe Doktorit bile.

-Po po na tha Doktori i tha Kunati. Na përgëzoi për deklaratën.

-Shko mo b..q.. i tha Sandri dhe mbylli telefonin.

Pas kësaj filoi të reflektonte.

-Do t’ia ketë thënë vërtet ai tha. Ndryshe nuk kishte guxim Luli të bënte deklaratë.

Për të testuar më shumë mori Ristanin.

-Ore ju mbaruat punë me pushtetin që merreni me punët e mia i tha.

-Po jo mo vëlla i tha Ristani ç’punë kemi me ty ne, po Lulit i kishte thënë Doktori. Biles ai na pyeti ne mos i ngelet qejfi Sandrit, por po të mori ai e di ti ske ça bën. Biles Luli u tremb kur kishe shkuar ti tek Doktori, por e kishte qetësuar ai, i kishte thënë do ta lë të pres tek dera, ta kuptoj që ska më punë këtu.

-Ju paska mashtruar Luli tha Sandri me gjysëm zëri.

Pas kësaj u bind që Doktori e kishte shitur.E vetmja gjë ishte si ta përdorte këtë pozitivisht. Po ja them Ramës tha, që ja dhjeva Doktorit.

E mori Ramën në Hong Kong dhe i tregoi për “sherrin” me Doktorin. Më thirri Doktori tha, dhe më kërkoi të dilja të thoshja që lejen ma ka dhënë Rama, por unë nuk pranova. I thashë ma ke dhënë ti.

-E di që ta kam dhënë unë tha, por na duhet të dalësh të thuash na e ka dhënë Rama. Këtë se bëj kurrë i thashë se unë jam malësor dhe nuk bëj kështu gjërash. Këtu ndahemi bashkë i thashë se unë kam personalitetin tim, dhe ja mbylla telefonin. Më mori disa herë pas por nuk ja hapa më. Se duroj dot atë njeri. Se kuptoj çdo akoma në politikë.

-Hajt mos u mërzit i tha Rama. Rëndësi ka qe e kuptova. Mos u mërzit vëlla se ja kthehem pasnesër dhe i rregullojmë punët.

1 komente në “Sandri prishet edhe me Doktorin”

  1. psw says:

    Ja ke futur nja dy shpulla te mira sot me finalen e antenes dhe te editorialit. Shqelmin nga topet ruaje kur te kthehet nga Hong Kongu…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje