Pas sinjaleve pozitive se demokracia e brendshme po rizgjohej, deputeti 3K vendosi të bëjë provokimin e madh. E kishte menduar gjatë. Meqë ishte i ri në atë parti dhe nuk e merrnin seriozisht si anëtar partie, vendosi të bëjë një propozim tronditës.
-Të shtyhet Kongresi i partisë, tha, se nuk bëhemi dot gati.
-Po ky çdo bëjë gati, tha i madhi i parties? Ky anëtar partie është. Po e zgjodhën deputet lahet, rruhet, qethet dhe shkon në Kongres. Po nuk e zgjodhën, fle gjumë. Një orë kohë i duhet, pse duhet shtyrë Kongresi!
Por deputeti 3K nuk e kishte hallin tek vetja. Ai ishte i shqetësuar a do kishte reagim në parti. Shqetësimi i tij se shpirti rebel i partisë ishte vrarë, i ishte kthyer në makth. Deputeti 3K e ndjente si mision që duhet ta zgjonte.
Dhe propozimi pati efektin e tij. I pari reagoi një deputet i Qarkut të Jugut.
-Kush nuk është gati për Kongres, mos të vijë, tha. Kongresi do mbahet në afat.
Deputetit 3K i gufoi zemra.
-Qenka burrë akoma, tha me vete. Iu bë shumë qejfi.
Pas tij reagoi një tjetër.
-Nuk mund të shtyhet Kongresi, se një anëtar i partisë thotë nuk bëhem dot gati, tha ai.
Kjo i pëlqeu dhe më shumë.
-Ky djalë po guxon shumë, tha. Ja, kështu duhet.
Pas tij ia plasi i treti.
-Nuk mund të shtyhet Kongresi i partisë se një kandidat për anëtar partie thotë se nuk është gati, tha. Kush ia ka fajin që rri pa rruar?
Kjo e kaloi në ekstazë.
-Biri im, i tha. Ja, këtë prisja. Sot është dita ime më e lumtur, që ia arritëm ta bëjmë këtë parti të flasë. Më kish marrë malli të dëgjoja kritika në këtë parti. Por mbi të gjitha, mu bë qejfi që ti respekton statutin e partisë së vjetër, që nuk mund të bëhesh anëtar pa qenë njëherë kandidat.
-Edhe pa bërë tre vjet stazh, shtoi ai. Ti tani ke mbushur vitin, ke dhe dy vjet!
Kjo e kënaqi shumë deputetin 3K. Gjithçka po shkonte në rrugë të mbarë dhe propozimi i tij po kundërshtohej masivisht. Objektivi i tij për të nxitur kritikën e masave po arrinte kulmin. Për këtë vendosi që të thërrasë gjithë deputetët e rajonit të tij, në një mbledhje në orën 11:00 paradite. I kënaqur për arritjen e tij, u shtri dhe fjeti një gjumë të thellë, pa ëndrra dhe shumë i qetë. Këtu i ndodhi dhe kryengjarja.
Gjumi bëri të vetën dhe deputetët pritën të shkonte ai në orën 11:00. Ai nuk u ngrit dot. Zonja e tij mori situatën në dorë dhe shkoi vet në mbledhje. U tha që deputeti 3K ishte i lodhur, por shumë i kënaqur mbrëmë nga kritikat tuaja dhe ka fjetur i qetë. Më erdhi keq ta zgjoja. Nëse keni ndonjë vërejtje, mund të ma thoni mua.
Deputetët e ngritën të revoltuar dhe dolën jashtë. Pas kësaj, ajo u kthye tek dhoma e gjumit dhe duke i përkëdhelur kokën i tha: “Padishahu im. Ti vazhdon të korrësh fitore. Ata u xhindosën prapë. Po ia arrin qëllimit…”
Ke te drejte kallauzi i familjeve, gjithmon e gjen versionin qe te intereson. Kur shoqeria eshte ne llum, gjyqsori ne llum, politika ne llum, nuk ka sesi media te jete e kulluar. Shpresoj qe sinjalet e antenes te na pastrojne sadopak.
Vazhdo Mero. Bravo! Të lumtë pushka (pena)! Mbase zgjohen nga gjumi socialistët e jugut e u del frika. Se lanë nam duke u dridhur nga Koçua.