Pas disa sulmeve që Kunati organizoi kundër disa ish-ministrave të PD-së dhe polemikave në publik me ta, erdhi reagimi i Ridvanit. I sigurtë, se Kunati nuk do ta refuzonte, ai e njoftoi atë se kishin ardhur fshatarët e Devollit me mollë dhe do t’i zbraznin para parlamentit.
Kunati u zu ngushtë.
-Po cila agjensi publiciteti e ka organizuar, i tha, se imja s’ka bërë gjë. Ne po merremi vetëm me Albtelekomin tani.
-Është punë opozite kjo, i tha Ridvani, bëhet pa lekë. Në pushtet bëhen me lekë këto gjëra byrazer.
Kunati u zu ngushtë dhe i tha, dakord.
-Çfarë do nga unë? – i tha.
-Kur të mbarojnë mitingun, ata duan të vijnë të të takojnë, i tha Ridvani se kështu i ka mësuar Doktori. Ai i takonte pas çdo aksioni.
-Dakord, i tha Kunati.
Kështu filloi dhe aksioni. Sapo u derdhën mollët para parlamentit, mollaxhinjtë u nisën drejtë SHQUP-it.
Hynë në oborr krenar dhe u drejtuan tek zyra e Kunatit. Kunati i priti dhe i uli të gjithë që të prezantohej.
-Si e keni situatën, u tha. A kanë bërë shumë mollët sivjet?
-Po ku di unë, i tha i pari. Jam sekretar i degës PD, në Devoll dhe e kam shtëpinë në pallat. Nuk kam mollë.
-Nuk ke fare? – e pyeti Kunati.
-Po jo bre byrazer, pse çmë bëre ti mua, aga o. Po ç’thua o byrazer, ku t’i gjej mollët unë.
-E kuptoj, tha Kunati dhe u drejtua nga një tip i mbushur që dukej si fshatar.
-Po ty të kanë mbetur shumë pa shitur?
-Çfarë o byrazer? – i tha ai.
-Po mollë pra.
-Po pse o me mollë do ta mbaj shpirtin unë. Unë kam qenë doganier o byrazer, po thuaj kur do ikin këta se na hëngrën shpirtin që i hëngërt mortja.
-Ah po e kuptova, – tha Kunati. Më falni po kush ka mollë tamam nga ju?
-Po ku dimë ne bre byrazer kush ka mollë. Ne na mori Ridvani. Na tha bleni një thes mollë nga ato të lirat e ejani në Tiranë, t’i hedhëm para parlamentit dhe erdhëm. Pse o me mollë do merremi ne. Po u morëm me mollë, s’kemi fuqi të merremi me partinë pastaj.
-E kuptova, – tha Kunati. Po mirë nga unë çfarë doni tani?
-Po ditetat o byrazer si gjithmonë se kemi halle dhe ne. Dhe lekët e mollëve 30 mijë leka bëjnë ato se të krimbura ishin.
-Po unë ku t’i gjejë lekët, tha Kunati.
-Po gjeji, o ku të duash. Ç’punë kemi ne me ty. Ne bëmë punën duam lekat tani.
-Po nuk qenkeni as fshatarë që keni mollë që ta justifikojë, u tha Kunati.
-Po ç’i do fshatarët o byrazer, ata po panë një policë ia mbathën. Ne jemi të specializuar për këtë punë. Kemi që nga koha e Ritvanit që bëjmë këtë punë.
-Nuk e di, tha Kunati po më keni vënë në siklet. Se mund t’iu njohin në fshat që s’keni mollë dhe do thonë njerzit që tallen.
-Ua ç’na the! Po pse ty o byrazer nuk të njohin kur del në TV, që s’je demokrat po komunist dhe nuk themi gjë, – iu kthye mollaxhiu kryesor. Po prap të mbrojmë se gjene joni je.
o mero , o palaqo
E forte dhe kjo rubrika e antenes.
O nasip n ! Meso SHQIP O TARALLAK !!!!!!!
Një nga mollëtarët kishte sjellë disa kokra të një kualiteti të rrallë pasi pretendohej që vinin aromë……gopi. Si specialist për këtë punë mbahej Ristani i cili me të marë vesh për mollën me shije “pjeshke” mbërthen kokrën më të madhe e i ngul dhëmbët me sa fuqi kishte….pasi shtrëmbëron fytyrën, ulëret me të madhe:po kjo vikërka era mut ore! -Pse faji im është o byrazer që ti s’pyete dhe i fute dhëmbët nga ana e bythës- i përgjigjet mollëtari me mbiemër Bole.
Palaqo apo paloqe, Nasipo?