Rrëfimi i Fevzos mbi konspiracionin e madh rus kundër Shqipërisë

13 Tetor 2015, 18:41Antena TEMA

“Nuk kisha besuar kurrë në bestytnitë, por befas nisa të kërkoj shenja që na jepnin shpresën. Vura re se avioni që udhëtonim ishte po ai që ishim kthyer nga Beogradi më 14 Tetor 2015; që në çantë kisha marrë me vete po atë këmishë qa mbaja në stadium atë natë. Pantallonat dhe të mbathurat po ato. Pjesa më e madhe e tifozëve ishin po ata. Ai grup që e ndiqte ekipin kombëtar kudo. Pjesa më e madhe e tyre më sqaruan që kishin menduar njëlloj si unë, madje disa qenë ulur në të njëjtat vende ku kishin qenë në kthim nga Beogradi. Të tjerë, kishin harxhuar thuajse gjysmën e ditës së tyre para ndeshjes për të ndezur qirinj në një kishë të shenjtë buzë malit Ararat, nja 50 km nga Jerevani, ndërsa dy të tjerë, duke respektuar traditën armene, kishin blatuar madje edhe një gjel me shpresën se do sillte fat”.

Kështu e nis rrëfimin e tij Fevzo mbi atë që do të ndodhte në Armeni.

“Pjesa tjetër qenë ulur në hollet e Hotel Ruajal Tulip, më shumë se sa në gjuatje të fotove me futbollistët, në përgjim të shenjave nëse armenët do ishin neglizhentë me ndeshjen apo do ndesheshin ashpër në fushë edhe tani që i kishin humbur të gjitha. Lajmet ishin kontradiktore. Shtypi armen ishte i ftohtë, ndërsa presidenti i Federatës së tyre e anashkaloi drekën tradicionale përpara ndeshjes. Një prej tifozave pranë meje më sqaroi se kjo ishte shenjë e keqe. Sipas tij, Armenia kishte premtuar të ndihmonte Danimarkën.

Ndërkohë që po merreshim me këto thashetheme, më vjen një mesazh serioz. Një burimi im nga Brukseli më njoftoi se presidenti Putin kishte folur në telefon me presidentin armen Serge Sarkissian. Biseda kishte zgjatur rreth tridhjetë minuta. Putin i kishte kërkuar Sarkissianit të mundnin me çdo kusht Shqipërinë. Në shkëmbim, Putin i kishte premtuar mbështetjen e Rusisë për Nagroni Karabakun. Gjatë bisedës, Putin i kishte treguar se ish-kryeministri shqiptar dhe një mik i tij që merrej me naftë, kanë qenë kundër Armenisë në çështjen e Nagroni Karabakut dhe këtë nuk duhet ta harronin. Madje ai biznesmeni me gruan e Berishës kishin premtuar të ndihmonin Azerbajxhanin në çështjen e Nagroni Karabakut.

Kjo ishte serioze. Berisha nuk ma kishte thënë këtë gjë. Çfarë të bëja? Kërkova telefonin e Serge Sarkissian. Miku im Pacolli, që është mik i presidentit të Kazakistanit, më ndihmoi. Ai ma dha telefonin, por më tha mos t’i tregoja që ma dha ai, se kishin disa probleme. Ashtu bëra. Biseda me Sarkissian ishte e ftohtë. Ai më la të kuptoj se mes meje dhe Putinit, ai ishte me Putinin. I thashë se një nga tetë gjyshërit e mi ka qenë kundër turqëve gjatë genocidit armen, por e pashë që nuk më besoi.

E mbylla telefonin i trishtuar. Armando Duka më shikonte në sy gjithë ankth. Pas pak vërejta se gjithë tifozët më shikonin me ankth. Të gjithë prisnin të bëja diçka. Duhet të veproja shpejt. Kisha punë direkt me Putinin. Nuk duhet t’i zhgënjeja shqiptarët. Ishin aq afër ëndrrës së madhe… Vetëm Hillary Clinton e zgjidh, thashë me vete. I nisa një sms dhe e pyeta nëse mund të flisnim. Pas dy minutash mori vetë. Duhet të më ketë shkëlqyer fytyra, pasi pashë që gjithë tifozët u ngjallën. Armando Duka përplasi duart i gëzuar. Diçka ndjenë.

Fola me zonjën Clinton dhe ia shpjegova situatën. Pasoi një heshtje. Unë kam nisur një të dërguar special tek Putini, tha. Është çështja e avionëve që ka nisur në Siri. Rrezikohet Lufta e Tretë Botërore. Por dhe kjo qenka serioze. Do t’u them t’ia thonë menjeherë.

Mbylla telefonin me qetësi. Të gjithë më shikonin në sy çfarë bëra.

-Diçka do bëhet, u thashë. Më premtoi diçka. Pasoi një brohoritje. Brenda vetes diçka më thoshte që do bëhet. Hillary telefonoi pas gjysmë ore.

-Besoj se diçka u arrit, tha. Për avionët në Siri nuk u tërhoq, por nga ndërhyrja kundër jush në futboll toleroi.

Nga gëzimi harrova t’i them dhe faleminderit. Bërtita me telefon hapur “Fitoreee”. Tifozët shpërthyen në lot. Pastaj u kujtova që telefoni ishte hapur.

I thashë zonjës Clinton faleminderit dhe i premtova 200 mijë vota nga shqiptarët në zgjedhje. I thashë se do vij vetë në fushatë ta bëjë emisionin në New York. U gëzua shumë.

Kështu komploti rus u shpërbë brenda një ore. Armando Duka nuk më lëshonte dorën nga qafa. Batoni thërriste vazhdimisht Pacollin dhe i tregonte se u kry puna. I tha qysh kisha fol me presidentin Sarkissian dhe si isha lidhur me Hillaryn. Dhe ai u gëzua. Ta dija po vija me avionin tim personal tha, por i ngelet qejfi mikut tim në Kazakistan.

Kështu ndeshja filloi pa tensione. Komploti rus ishte shkatërruar. Ata thjesht duhet të luanin në fushë të qetë.

Të nesërmen në mëngjes në holl, një afrikane mu afrua dhe më pyeti me xhentilesë nëse e dija ku ishte trajneri. Sot në mëngjes i urova atij fat, më tha, por nuk e dija çfarë ekipi ishit. Unë vetë jam senegaleze. I shpjegova se sapo kishim fituar një ndeshje, që për ne do të thoshte histori. S’ka nevojë të takosh trajnerin, i thashë. Më ke takuar mua. Mos të isha unë do na kishte mbytur Rusia dje. Gruaja më vështroi gjithë admirim dhe u entuziasmua akoma më shumë”.

6 komente në “Rrëfimi i Fevzos mbi konspiracionin e madh rus kundër Shqipërisë”

  1. psw says:

    “Fefzo Pio XVI” është shenjtori i kohëve moderne. Shifeni mirë nga duart se me siguri i kanë dalë “shënjat” që kullojnë gjak. Edhe diçka tjetër: Kam dëgjuar se për Jezusin ka dyshime se mund të ketë qënë i zi …….
    Me daljen e dishepullit të fundit “Fevzo Pio XVI”, pra -bëmë baba të të ngjajë- Jezusi ka qënë jo vetëm jevg por dhe qeros…..

  2. plaku dhe deti says:

    kur pa se as Hillary nuk i zgjidhi dot pune Fevziu vendosi te flase personalisht me Putinin.Sapo u hap muhabeti Vladi i thote qe nuk kishte dore ne komplot, biles zuri be per koken e stergjyshes.Po e dija une o figure i thote Fevziu, nuk ma ben kete ti mua, se une kam prenotuar dhome ne 13 hotele, dy bujtina dhe kater plevica.

  3. Artemisa says:

    Figura qesharake dhe groteske e Blendi Fevziut nga informacionet qe kam po perdoret nga producentet e filmave amerikane per femije per te zbavitur kete kategori. Si nje personazh multi showmen Fevzoqiri ka per te pasur sukses ne shpelarjen e trurit te ketij brezi, per ti bera ata pa floke, pa kar, pa pidh, pa bythe, thjesh qenije qe lepirese qe bejne blablablablablaaaaaaa!

  4. takuinas says:

    Vitin e ardhshem Fevzo fiton cmimin NOBEL ne letersi sikurse gazetarja bjelloruse! Pas dy vitesh e fiton Batoni ndersa vitin e trete e fiton Genc Ruli! 3 me 0!

  5. Pipi says:

    Thuhet “Nagorni Karabak”, jo “Nagroni…”

  6. Alma Mile says:

    Nga burime te sigurta Fevzo po pergatitet te shkoje per te qelbur nje ekran te ri, kete oferte e ka patur edhe para disa viteve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje