Kunati analizon deklaratën e Sadijes

3 Tetor 2015, 18:51Antena TEMA

Sadija ka bërë një deklaratë të fortë. Ajo u ka bërë thirrje shqiptarëve të zgjohen, pasi njerëzit në pushtet dhe dashnoret e tyre janë të gjithë të korruptuar.

Deri këtu duket sikur nuk ka ndonjë gjë të keqe, pasi Kunati tani quhet në opozitë, por puna është se Sadija ka njohur vetëm një palë në pushtet.

Mendimi i parë që i shkoi në mendje Kunatit është që Sadija e quan Zenin jo vetëm me dashnore, por dhe të korruptuar. Biles dhe dashnoren e korruptuar.

-Nga se mund të jetë shkaktuar kjo vallë, tha? Pse kaq papritur, mendonte Kunati?

Vendosi të pyeste vetë Zenin për këtë çështje, para se të arrinte ndonjë përfundim të gabuar.

-A e ke lexuar çfare ka shkruar Ajo, i tha në telefon?

-Kush Ajo, pyeti Zeni?

-Ajo pra që të mori kalin dhe tre macet.

-Aha, jo se jam në Milano me të dashurën. Po shetisim në këto rrugicat e vjetra të Milanos dhe njerëzit kthejnë kokën duke parë veshjet e shtrenjta të saj. I lujtëm menç italianët. Biles njëri ndaloi dhe tha, “dua të bëj një foto me ty, se më kanë thënë që je e dashura e atij të Dolce Gabanës”. Ajo e shkreta u vu në siklet dhe tha “jam e dashura e këtij” dhe më prezantoi mua.

-A, si je, më tha? Dua të dal dhe me ty në foto, se vdes për Dolce Gabanën.

Janë popull idiot këta italianët. Mendjen tek dashnoret e kanë.

-E kuptoj, i tha Kunati, por desha të them se Ajo, ka shkruar që njerëzit e pushtetit në Shqipëri dhe dashnoret e tyre janë të korruptuar dhe iu bën thirrje shqiptarëve të zgjohen.

-Po mire, ç’të keqe ka, tha Zeni? Le të çohen, të vijmë dhe një herë ne.

-E kam fjalën pse e bën tani këtë, se të gjithë të mendojnë ty, kur shkruan ajo. Jeni zënë gjë kohët e fundit?

-Jo, që kur mori kalin fshehurazi s’kemi fol. Tani më bën presion për qenin, pse ka dalë kjo tjetra në video me të.

-Ok, tha Kunati. D.m.th qeka shpërthim kot. Do ketë pa fotot në Instagram, që jeni duke shetit në Milano.

Pas Zenit mori Abin, ose Superdhëndrin, siç i thonë.

-E pe çka shkruar ajo, e pyeti?

-Kush ajo, tha Abi?

-Ajo pra, që i mori kalin Zenit në Suedi, se s’flas dot në telefon. Ka thënë që familjet e politikanëve dhe dashnoret e tyre janë të korruptuar. Desha të të pyes ca mendon ti, për kë e ka?

-S’besoj se e ka për ne. Shiko, unë jam në Paris tani tek Kulla Eiffel me familjen, por s’besoj se e ka për ne, se bëjmë jetë modeste. Unë as dashnore s’kam. As gruaja ime s’ka. S’ka si ta ketë për ne.

-E kuptoj, tha Kunati, por mos ka parë foton tënde tek Kulla Eiffel dhe ka shpërthyer.

-Po nuk besoj, ajo e di shumë mirë që as unë, as gruaja ime s’kemi të dashur. Bile dhe për Lulin që kemi pas një farë simpatie të dy, e kemi humb pak me këtë aleancën që bëri me Ramën. Para jo e jo s’kemi ku të gjejmë, jemi pa punë. Mezi bëmë lekët që erdhëm këtë uikend në Paris.

-E kuptoj, tha Kunati.  As Luli s’ka të dashur, tha me vete, pas Abit. Jemi në rregull. Kushedi për kë e ka Sadija.

3 komente në “Kunati analizon deklaratën e Sadijes”

  1. Transfer says:

    Hahaha sa e bukur ! E ka per pastrueset e parlamentit. Po Po ! Ato e bejne korrupsionin. Ato dhe njeri jashte qe shet banane.

    1. Korabi says:

      Ai qe shet banane para parlamentit eshte i Shikut.

    2. XIKE BERISHA says:

      Abi pa dashnore! Po sigurisht. Sic thone perallat, qeroset jane te mencur dhe me fat. Por ky Abi I shkrete eshte edhe qeros, edhe budalla, fat edhe ka edhe ska, sipas pozites se Sales. Po te mos ishte edhe ajo Argi me cen, pak e cpume e pak e njollueme, nuk do I kishte hedh syte Abit. Ik re Abi e ha ndonje sahan me fergese andej nga Braka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje