Sot është ngritur herët dhe doli në verandë. Ndezi televizorin dhe po shikonte ceremoninë e faljes për Kurban Bajram. Pas pak dëgjohet gruaja që e pyet sesi e ka protokolli, a do të shkojë sot në takime?
-Ta mendoj, tha. Kur i shikoj këta që ulen me kokën poshtë e bythën lartë, i kam zili sa shpejt çohen.
-Më mire mos shko. Kush rri ngjit shkallët e Myftinisë. I kanë të larta, dëgjohet zëri i saj.
-Ashtu po bëj, tha. Kanë ngelë më fiq nga dje në frigorifer?
-Janë dhe ca, se i dhashë atij ushtarit të turnit të tretë, se më erdhi keq.
-Mirë, mi sill.
….Qetësi për disa çaste. Ha fiq vetëm.
-Ke fol me Doktorin ça po bëhet me këta të ÇEZ?
-Të premten kam të drejtë ta marrë në telefon, dëgjohet zëri i atij. Mezi po e pres deri nesër. Se sot është e enjte. Pas të enjtes është e premte.
-Ah po, u dëgjua gruaja. Po Doktori pse kërkoi hetim ndërkombëtar? Ai sikur e ka mik këtë Tikun.
-I ka thënë Tiku, s’kam ç’të bëj. Po më erdhi mua në dorë mesa duket. Po hetim ndërkombëtar është mirë, se s’bëhet.
-Po Luli do hetim ndërkombëtar, pyet gruaja?
-Po ç’punë ka Luli, derisa thotë Doktori hetim ndërkombëtar. Pse Doktorin do kundërshtojë ai?
-Ke të drejtë, tha gruaja. Po ai kur e ka ditën e takimit me Doktorin?
-Ai më duket se e takon një herë në muaj tani, se është mërzitur Doktori.
-Ua i shkreti! Kushedi sa mërzitet, dëgjohet gruaja.
…
Qetësi përsëri. Dëgjohet zëri i atij.
-Po nga fasulet e mbrëmshme kanë ngelur?
-Kanë ngelur, por u thashë të bëjnë dhe një pilaf, se do prishet koha pasdite dhe hahet mirë.
-A, shumë mirë.
-Si mendon ti, po u bë hetimi ndërkombëtar ka probleme Doktori?
-Nuk besoj. Po qe se ka bërë gjë Ridvani me kokë të tij. Doktori nuk përzihet.
-Po këto kompanitë e tjera të kujt janë, kanë lidhje me Doktorin?
-Jo, jo. Dy janë të atyre Breçanit, ata kishin biznes të tyre. Unë mbaj mend vetëm Sandrin që i mori lekët Albpetrolit brenda ditës. Mbaj mend se mu ankua ai i Albpetrolit. Tha kemi ngel pa rroga se na i ka marrë Sandri për borxhe dritash.
-Uaaa, ndaj bën kaq shumë zhurmë Sandri, dëgjohet ajo.
-Po besoj. Më shumë ka hall mos e merr vesh Doktori tani që ia ka futur dhe prishen. S’ka faj. Kanë kaq vite bashkë, të prishen për asgjë.
-Si s’bëm dhe ne o burrë ndonjë kompani nga këto të ÇEZ atëherë, dëgjohet ajo.
-S’mund ta bënim pa leje të Doktorit. T’ia kërkoja atij më vinte zor, dëgjohet ai.
-Po këta të tjerët si ia kërkuan?
-Epo atyre ua ka kërkuar vet ai. Pa as ata s’ia kërkonin dot.
-Qenkan ngop njerëzit me lekë, ne na rruat. Mezi morëm tokat tona, dëgjohet ajo.
-Them t’i tërheq vërejtje këtij Tik Llallës, dëgjohet ai.
-Po përse, dëgjohet ajo.
-Që ka humbur kredibilitetin dhe detyron Doktorin të kërkojë hetim ndërkombëtar.
-Bëje, i tha ajo.
…
Dy orë më vonë. Merr në telefon Adriatikun.
-Jam i shqetësuar që institucioni juaj është katandisur kështu, i tha ai. Detyrohet ish- presidenti dhe ish-kryeministri të kërkojë hetim ndërkombëtar ndaj vetes.
-Mos u shqetëso, dëgjohet ai. Ia rekomandova vet, se kushedi kujt i binte shorti këtu.
-Aha shumë mire ke bërë, dëgjohet ai.
…
Pauzë. Dëgjohen zhurmë enësh dhe një zë gruaje.
-Fasulet i ngroha, pilafin e ke të freskët.
-Faleminderit, dëgjohet ai.
Nga goja Gërr gërr
Nga bytha Përr përr.
Derëziu Jari
Të ka ngordh dhe .ari.
☆
Ç’tu desh presidenca
Puna e vigjilenca
Pse bëre kokturkun
Ti s’e mban dot burgun.
☆
Thjesht të shfrytzuan
Gruan ta lëruan
Ty të turpëruan
Mustaqet ti rruan.
☆
Kështu shef Bujari
S’të punon më jari
Qysh do bësh i ngrati
Të mbaroj mandati.
☆☆☆
Hahahaha
Ore legena ju sikur I keni te verteta keto pergjime I keni hyre ne lekure Jarit hhahaha.
Ja kane varur punes cunat e pergjimit. Kabllogramit kesaj radhe i mungon finalja: Zhurmat e mbytura pas pilafit me fasule. Po te konsiderosh faktin qe fasulet ishin ne diten e dyte atehere do kene qene edhe me te gjata e me te forta çka le vend per dyshime te bazuara se Jari i leshon per te prishur provat e transkriptit…
Shtet qe
… e ben pilaf me groshe mero Charliu
MeroCharliu qe nuk shef Pilaf& Groshen Rilindore
nga pas Pilaf- Groshes qe i kan vu ne qelbes-çanakun
E gezofshi gjaaate
Ju
Qelbes- Xhambaz Sharli-tanet
e KK-Perparimit (alias: BukurBunkerizimit!).
Bujari ju degjon! Kam nje pyetje: teto Detja vec fiq i dha ushtarit te turnit te trete apo edhe ndonje pjeshke, pse helbete prishen kur rrijne gjate???? Mero xhani dua pergjigje te shpejte.
kishim kohe qe pyesnim vetem kush ia hante fikun, ushtari i turnit te nates…