Kunati merr kontrollin për protestën kundër Bunkerit

17 Shtator 2015, 20:16Antena TEMA

Një grup ish të përndjekurish politik, tentuan të prishin një bunker simbolik të ngritur në sheshin mes Teatrit Kombëtar dhe Ministrisë së Brendshme, që është një dekor hyrës për të vizituar disa tunele komunikimi mes institucioneve të diktaturës.

Ish të përndjekurit i irritoi Bunkeri dhe iu turrën ta prishin. Policia i ndaloi dhe i shoqëroi për të dhënë sqarime. Pas kësaj u lanë të lirë.

Kunatit iu duk ide e mirë dhe vendosi të marrë kontrollin mbi protestën që ajo të mos shuhej.

-Na duhet ta mbajmë gjallë frymën e protestës, – tha. Ata duhen çuar sërish aty, por t’i shoqërojë ndonjë deputet i rëndësishëm i grupit të Lulit. Kështu do fitonim dhe ca pikë si anti-komunist.

Dhe filloi të bëj planin kush do udhëhiqte protestën.

E para që i shkoi në mendje ishte Grida. Ajo nuk kishte dalë në publik pas humbjes në Durrës dhe ky do të ishte një rast i mirë. Plus kësaj Grida është e hijshme dhe të persekutuarit shkojnë me qejf, sidomos pas saj.

Ndërkohë që po ngazëllehej me idenë, u kujtua se Grida ishte familje me origjinë nga Sigurimi i Shtetit. Xhaxhai i saj kishte qenë Shef i Sigurimit të Shtetit në Durrës dhe një nga ish të persekutuarit ishte nga Durrësi dhe mund ta kishte burgosur xhaxhai i Gridës.

-Mu dogj kjo, – tha me vete Kunati. Më bënte punë dreqi, të mos ishte familje sigurimsash.

Pas Gridës i shkoi mendja tek Pollo. Ai duhej shpërblyer sidomos për punën që bëri me këtë raportin e OSBE-së. Por as atë s’ia duan këta të persekutuarit. Le që besojnë dhe një shkrim të Kaç Myftarit që thotë është djali i Hazendarit, shefit famëkeq të Sigurimit. Edhe pse ajo nuk është e vërtetë, ata e kanë fiksim dhe i flasin “kuqo”, vetëm për këtë shkak.

-U dogj dhe Pollo, – tha. S’ma duan fare këta as atë.

I treti, që i erdhi në mend nga grupi i Lulit ishte Ristani. U bë entuziast Ristani e qan atë punë, tha me vete. I bëri telefon dhe i shpjegoi detyrën që kishte.

-Aman mos më ço mua, – tha Ristani, se kam problem me ta.

-Pse çfarë prblemi ke, – i tha Kunati. Ti e ke pas familjen komuniste të thjeshtë si të gjithë ne.

-Jo, jo më anë inat se kam mbrojtur Ilir Hoxhën, – tha Beni. Atëherë kur isha avokati i djalit Enver Hoxhës, nuk ma falin. Të ka paguar Nexhmija më thonë. S’kam c’’u bëj janë hajvanë.

Kunati i dëshpëruar nuk kishte kë të zgjidhte më. Majlindën s’e do Luli, Mesilën nuk e do, Topallin nuk e do. Këta të tjerët janë komunistë,- tha.

-Punë dreqi, – tha me vete. Kisha shkuar vet, po ngaqë Xhafa ka ndërtuar bunkierët në vitet tetëdhjetë do thonë ia nostalgjiku i bunkierëve.

U pa puna le të tentojnë dhe njëherë vetëm, s’kemi çfarë tu bëjmë. S’i ndihmojmë dot.

2 komente në “Kunati merr kontrollin për protestën kundër Bunkerit”

  1. petri zela says:

    Komunistat,qe akoma dhe sot duart e tyre akoma pikojn gjak,ndodhen ne gjirin e PD-es dhe asaj Rrepuplikane..Se keta dy parti kane mashtruar popullin ne pergjithesi prej 23-vjetesh..Kurr nuk do ta harroi ate dite te zeze..ku ne selin qendrore te shoqates te burgosurve politik ne rruge te elbasanit u ngujuan ne greven e urise,natyrisht per te drejtat e tyre qe kurre PD-nuk ja ka realizuar [as dhe nje perqind] -Nje million here turp te kene ata drejtues te
    shoqates se pesekutuarve politik,qe akoma qendrojn nen presionin politik,te barbareve mesjetar,Sali Berishes dhe Fatmir Mediut…
    Por sic duket organizatoret jane te priveligjuarit e Z Berisha dhe
    Z Mediu..E kane harruar dhunen,qe perdoren I ndieri Sabri Godo me
    Z Berisha…

  2. Artan says:

    Grigja Spia……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje