Zbulohet arsyeja pse Kunati kërkon testin e drogës

16 Shtator 2015, 21:05Antena TEMA

Pasi qeveria propozoi një ligj për dekriminalizimin ku përfshinte gjithë rekomandimet perëndimore opozita kundërshtoi, pasi sipas saj duhen përfshirë dhe dy kushte të tjera. Njëri është testi i drogës, tjetri është shenjat e gishtërinjëve.

Për shenjat e gishtërinjëve është rënë dakord të merren nga agjencia që printon pasaportat nëse ka dyshime. Ngelet vetëm testi i drogës.

Kaç Islami po mburrej me të madhe se ai ishte ideator i testit të drogës, pasi kishte të dhëna nga Tan Prifti që e kishte pa Edi Ramën duke marrë kokainë. Pastaj kishte dhe një të dhënë tjetër, se një kamarier në lagje, i pat thënë një herë që Saimiri shkonte tek klubi poshtë pallatit të Kaçit dhe merrte heroinë.

-Tani i kam në dorë, – tha Kaçi. Nuk kanë ku shkojnë. Duhet të bëjnë testin e drogës patjetër.

Muli mburrej se testin e drogës e kishte propozuar ai, pasi kur kishte qenë ministër i kishin thënë policët që gjithë droga që kapej ishte e porositur nga Edi Rama, se e përdorte vet.

Pastaj u bë situata dhe më qesharake, pasi erdhi Ben Ristani dhe tha që ka një shok motorrist dhe ai i kishte çuar një herë drogë natën Edi Ramës dhe pritej që kjo të ishte dhe në raportin e OSBE-së vitin e ardhshëm.

Por Kunati nuk po fliste.

-Do t’ia them Lulit gjithë këto që më thatë, – u tha atyre.

Pas kësaj shkon i shqetësuar tek zyra e Lulit.

-Ore ti e ke futur këtë kushtin për drogë apo Kaç Islami, Flamuri dhe Ristani?

-Pse çfarë ka ndodhur? – i tha Luli.

-Po se ata mburren që e kanë futur ata, se ka fakte që Edi Rama ka marrë drogë. Unë thashë mos dije ndonjë gjë më shumë ti.

-Edhe unë kam dëgjuar se merr drogë, – tha Luli. Biles ata marrin të gjithë, dhe Tahiri, por ky përpiqet të shpëtojë, se thotë duke djegur hashash më ka zënë tymi.

-Kështë qenka puna, – tha Kunati i pezmatuar. Unë thashë se kishe ndonjë gjë më të fortë.

-Çfarë prisje ti? – tha Luli.

-Se ti vet më ke thënë, që Doktori sa herë bëhej keq në Kuvend, i çonte mesazh Lilit dhe i sillte atë gjënë që e pinte…

-Shshët…,  mos ia thuaj njeriu, – tha Luli. Ne nuk dimë gjë. Mos e hap këtë muhabet, se më ka marrë dy herë sot, e më thotë këmbëngul për shenjat e gishtave se ajo e drogës është kot.

6 komente në “Zbulohet arsyeja pse Kunati kërkon testin e drogës”

    1. komuna says:

      me ka zene tymi, hahaha

  1. Artisti says:

    fare ngjashmerie me Hostenin e kohes Dulles. Gazeta ben humor modern duke i rene vetem njeres muzike sukrse bota te ishte e persosur ne njeren ane vetem dhe e nxirre ne tjetren. E peshtire kjo gazete o shoke. Shume shitur, dhe besnike deri ne fund partise qe mbron. Bie ere e qelbur o shoke… kete e lexojne fanatike sepse te tjereve u ndjedh tallaze ne stomak se nuk kaperdihet o shoke…besnike te Bazes.

  2. ladi says:

    Po mos e lexo mor aristidh qe te mos sekelldisesh, ka plot gazeta te tjera…

  3. EJ says:

    Un refuzoj moden se jom njisoj me saliun,
    une e t’heq te bardhen me hune
    masi kom vesh tanga dhe ja boj me sy breshkes time, o!
    Se un s’jom malokar Vicidoli po jom cun Tirone KK (Kampion Kryeminister)
    po ky kinez ku merr ere nga arti, pale, kujton se do m’fusi n’thes mu 99cit me ca letra higjenike Osbeje!!!
    Hahaha, a ka bir kurve qe m’kap mu m’ n’rrjetet si peshk..?!
    Likja po qe m’fut naj njal, po kto i shijoj vet, jom çun Tirone tangaxhi!
    Eee, ça t’i boj majko merkelit qe ma drodhi me at palluqarin serb…
    Ëëeeeêeeeëeë fajin e ka saliu.

  4. Shahisti Klasik says:

    O Mero, po pse or burre shikon ndonje te keqe ti me ate testin e droges? Edhe Saliu ta beje, perse jo? Apo ti ke frike se mos na del Edvini me Sajmen pozitiv e pastaj si i bohet. S’ka rendesi fare kush e ka propozuar i pari, a ua mban bytha ta bejne apo jo? Kjo eshte çeshtja, he me te lumte o Mero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje