Përgjigjet e ministrave për email-in e Edi Ramës

9 Shtator 2015, 20:02Antena TEMA

Pas email-it të kryeministrit Edi Rama drejtuar kolektivit të qeverisë Rama, ministrat i kanë kthyer të gjithë përgjigje email-it në mënyrën e tyre. Rubrika Antena ka zbuluar përgjigjet e ministrave në këtë rast.

Mimi Kodheli: “Je suis Edi Rama”

Saimir Tahiri: E lexova email-in dhe natyrisht që gjej përgjegjësitë e mia mes rreshtave. Disa vartës të mi spekulojnë më keq se Koçua me ty.

Ditmir Bushati: E di që nuk e ke për mua atë pjesën e ambasadorëve, por të lutem më thuaj cili vartës i imi është i përfolur. Përveç motrës së Sandrit që nuk  e heq dot, të tjerët i shkrij brenda ditës.

Shkëlqim Cani: E di që nuk e ke për mua, po keni shumë të drejtë zoti Kryeministër. Çdo shërbim ka një çmim. Vetëm kësaj administratës tonë tatimore i ka vajtur 160 milionë euro çmimi dhe akoma s’e gjen gjë.

Eglantina Gjermeni: E lexova shef. Edhe pse e di që nuk e ke për mua, nuk është mirë të ndodhin këto gjëra.

Arben Ahmetaj: A sa i madh je, sa i madh. Po kam kaq kohë që të them s’bëhet punë me Çim Canin.

Damian Gjiknuri: E di që nuk e ke për mua, por dhe mua më kanë ardh fjalë për Ben Ahmetaj.

Lindita Nikolla: E lexova me vëmendje. Nuk di për cilin vartës timin e ke fjalën, por jam dakord që Çilin ta shkarkojë.

Mirela Kumbaro: :'(cry)

Blendi Klosi: Email-in tuaj e mora shef. Do përpiqem ta lexoj sonte në darkë se s’kam ndonjë punë.

Milena Harito: Qyqja mos dërgo kështu e-maile Edi, se e kemi sistemin copë-copë. Do na e vjedhin.

Ilir Beqaj: E di që nuk e ke për mua, por po e ke për Mond Cimbin që merret me prokurime më thuaj se kam pas dhe disa ankesa të tjera. Nuk është korrekt në ndarjen e pjesëve.

Ermonela Felaj: E mora email-in shef. Të bëj gati VKM?

Bledi Çuçi: E di që nuk e ke për mua, se s’kam as vartës në ministri, por e ke shkru bukur.

5 komente në “Përgjigjet e ministrave për email-in e Edi Ramës”

  1. cat-foundation says:

    Bravo Mero, po zgjohesh nga gjumi, po ke harruar florinjte e LSI-se

  2. sokol says:

    Banda e Beqjes eshte dhimbja e kokes se Edi Rames. Ke te mbaje me pare Beqiri, Artur Lamen qe shet vendet e punes edhe ne katundet me te largeta, sharlatanin Cimbi qe eshte perzjerje e inkopetences, vjedhjes dhe sekserllikut apo keshilltarin e Elvanes, Fred Carerin. Shendetesia ka vdek o Edo. Keta qe drejtojne po vjedhin edhe te vdekurit.

    1. Lul Shaba says:

      Po ata ministrat e Likes nuk e kane marre emailin? Sidomos ata dy me inteligjentet: Koka dhe Naco? Se per ata Panaritin, ai edhe ta mari, edhe ta leri, koqe mbetet, turkoshak e shkuar turkoshakut. Shifeni nga koka e deri te hunda me sqep.

  3. IArian Kanina says:

    Me mustaqe pa mustaqe ky Gjika nga Terbaci u be per me shume se 10 vjet kerbaci i kandidateve te partise se Meros. Ja u fuste dhe jau nxirrte nga poshte e nga lart. Skishte byth ta rrezonte njeri me vote po e rrezoi tradhetia dhe mosmirenjohja e ramisteve dhe anonimeve qe lepijne bythen e rradhes. Me mire me mustaqe sesa tullac. Tullac perendia ka bere tjeter koke.

  4. Odeta says:

    hahahahahah Shume e bukur! Ajo me Mirela Kumbaron (me gjithe respektin qe kam) ishte humor fantasik ? Po dhe kjo me Ilir Beqja-n nuk ngelet pas ?
    P.s Mero nuk i ka pergjigjet e ministrave te LSI-se, pasi ato i ka shefi tjeter ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje