Pas 48 orësh këmbëngulje, Ronaldo dështoi në përpjekjet e tij për të takuar Fevzon para ndeshjes dhe për t’i dhënë intervistë në emisionin Opinion.
Fillimisht, Ronaldo i dërgoi fjalë Olta Gixharit t’i thoshte një shokut të saj, që është shok me Fevziun, që të takoheshin për një kafe. Por Fevzo nuk pranoi.
-Ronaldo duhet të vijë vetë tek Klani, i tha. Kur të jetë tek roja, të bëjë zile, se nxjerr sekretaren. Nuk merrem me Gixharin unë.
Pastaj Ronaldo i bëri një email Edi Ramës si kryeministër i vendit dhe i kërkoi që t’i linte një takim me Fevzon. Ky i fundit i bëri premtim gjysmak. I tha eja një herë tek zyra ime, se ndoshta e zbusim Fevzon dhe vjen atje. Por kjo iu duk si kurth Ronaldos, pasi kishte frikë se Rama e përdorte politikisht.
I gjendur ngushtë sesi ta takonte, i çoi një mesazh Baton Haxhiut në Prishtinë. Batoni e mori përsipër me kënaqësi, por i tha se mund të vinte me charterin e Pacollit në Elbasan dhe ta merrte ta çonte Ronaldon tek Klani. Me këtë rast bëhej dhe lajm në TV Klan, se si Ronaldo fluturoi me Batonin nga Elbasani tek TV Klani.
Ronaldo nuk pranoi, se kishte dëgjuar që këta charterët i përdorin për drogë dhe kishte hall se i dilnin keq analizat pas ndeshjes dhe anulohej fitorja kundër Shqipërisë.
Atëherë dikush i tha se mund të fuste mik Lul Bashën.
-Ç’është ky, pyeti Ronaldo?
-Duhet të takosh Bashën dhe Berishën, i thanë, dhe ata të çojnë tek Fevziu.
-Jo nuk e bëj dot, tha Ronaldo. Basha dhe Berisha janë lojtarë të ekipit kombëtar dhe duket sikur po shes ndeshjen.
Atëherë ngelën pak alternativa. Orët po kalonin dhe Ronaldo nuk po e takonte dot Fevzon.
Atëherë Gixhari i tha Ronaldos se ka një shoqe nga Durrësi kinge.
-Ajo ia prish mendjen Fevzos. Quhet Grida, i tha.
-Po mirë. Dakord, tha Ronaldo.
Shkoi Grida tek Fevzo dhe iu lut t’i linte një takim Ronaldos.
-Ça bëni se lat nam, i tha Fevzo. Ça është ky futbollist legen që ka ardhur me gjet dashnore në Elbasan. Nuk e marr fare në intervistë.
Situata u tensionua dhe trajneri i Portugalisë filloi ta merrte seriozisht çështjen, pasi humori i keq i Ronaldos mund ta rrezikonte ndeshjen.
U ra dakord të përdorej si ndërmjetës Pacolli. Ai ka bindur disa shtete ta njohin Kosovën pa e ditur fare ku bie. U takua Pacolli me Fevziun dhe i propozoi që intervista me Ronaldon të bëhej në hollin e avionit të tij privat, gjoja sikur ishin në udhëtim.
-Nuk e bëj këtë, tha Fevzo. Ose të vij këtu në studio, ose do ta injoroj përjetësisht. Nuk ka për ta parë studion e Opinionit me sy.
-Po më mire, në bord të avionit, i tha Pacolli. Me ato pamje mund të ndryshojë mendje Spanja dhe të njohë Kosovën, ngaqë e ka tek Reali, Ronaldon.
-Më lehtë e kam të flasë vetë me kryeministrin e Spanjës ta njohë Kosovën, i tha Fevzo, sesa të bëj këtë.
Më në fund stafi i Ronaldos i dërgoi një sms Sandrit dhe i thoshte se është mirë që Ronaldo të jetë në ekranin tuaj dhe në emisionin Opinion.
Sandri i çuditur nga sms pyet Shakohoxhën.
-Orë ca është një Ronaldo që duan ta nxjerrin tek Fevzo. Ka lekë ky?
-Ka, si nuk ka, i tha Shakohoxha, dhe shumicën nga të drejtat televizive i ka fituar.
-Shko mor b..q, i thuaj. Ndaj do me dal tek Fevzo, të më marrë lekët mua. Sa të jem unë, nuk del i thuaj .
Mjere mendimi shqiptar ne dore te kujt ka rene?! A e imagjononi o njeres kur flet Blendi Fevziu ne TV e tij per politiken, per moden, per futbollin, per historine, per librat, per seksin, per patatet, per bletet, per koranin e Myzeqese dhe per shkelqimin e Grides apo Majlinda Bregut, kjo do te thote qe te kesh dy bythe, nje ta cash e nje ta lesh se te duhet per te dhjere bash mbi tullen e Fevzo plehres, bolshevik nga soji me i zi i ketij trualli.
Tallni prapanicen ju te TemA me Fevzo mavrine, por ai po ben sukses duke shitur cdo gje per famen e tij te dhjere, ndaj me mire do ishte te botohet nje karrikature e tij me koken e karrit si tregues inteligjense.
hahahahaha Grigja me kembt e shtremta dhe si shtup…hahahahahahahaha