Fevzo zgjidh krizën e tifozëve në Danimarkë

4 Shtator 2015, 19:22Antena TEMA

 

Pas lajmeve se tifozët shqiptarë nuk do të lejoheshin të shikonin ndeshjen në Danimarkë, Fevzo i alarmuar mori në telefon ish-Presidentin Pacolli.

-Kemi një problem serioz në Danimarkë, – i tha. Duhet të nisemi urgjent, tha Gjushi.

Patjetër, – i tha Pacolli dhe bëri gati avionin.

Pas dy orësh delegacioni i nivelit të lartë Shqipëri- Kosovë arriti në Copenhagen.

Mbretëresha e Danimarkës kishte nxjerrë në aeroport shefin e protokollit, por Fevzos nuk ia dha dorën se priste Mbretëreshën.

Ambasadori ynë në Danimarkë njoftoi për mbrojtjen e avionit kryeministrin Rama, i cili me një telefon ndiqte aksionin e tatimeve dhe me tjetrin udhëtimin e Fevzos.

Qeveria daneze dergoi Ministrin e Jashtëm në hotelin ku ishte akomoduar Fevzo, për t’i zbutur zemërimin. Pas shumë bisedimesh u ra dakord që tifozët të hynin pasi t’i identifikonte Fevzo me ish-Presidentin Pacolli.

Ne fund ata duhet të thërrisnin “Rroftë Pacolli”,  “Rroftë Fevzo se danezi desh na griu”.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit më në fund u qetësua.

Ballist Morina i kërkoi të përshëndeste personalisht Fevzon dhe të njoftonte shqiptarët se vetëm ata dy burra kanë ngritur flamurin në Beograd, Fevzo tek Ëc e stadiumit dhe Ballisti tek Kisha.

Armandi i dha fjalën që do t’ia përcillte.  Situata u normalizua dhe tifozët hynë qetësisht në stadium.

Fevzo hyri në dhomë. Veshi uniformën kuqezi dhe i dërgoi sms Ministrit të Jashtëm danez.

-S’kam kohë të takohemi tani, po mos e përsërisni më këtë që bëtë. Ishte skandal i madh. Fola dhe me Merkelin dhe më tha që pas krizës së refugjatëve, kjo është ngjarja më e rëndë që ka ndodhur. Të lutem, se kam lënë punët. Mos më krijoni më shqetësime. Për më tepër, Presidenti Pacolli ka pas lënë një çaj në darkë me kryeministrin Mustafa, se do të rregullonte benz-in.

-Si urdhëroni, – i tha Ministri Jashtëm.

Na falni për shqetësimin!

4 komente në “Fevzo zgjidh krizën e tifozëve në Danimarkë”

  1. niazi,.'.. says:

    Nuk jam i sadisaksuar nga ndeshja sa nga antena e sotme sot….Ju jeni burim humori me personazhe reale…nuk ka fjale per kete fejton te bukur …Jeni te mrekulleshem i gjith stafi i TEMES…

  2. Serxhoino Mazkareku says:

    Fevzo korani eshte nje adoleshent i vonuar njesoj si ai mongoli Ballist Morina. Te dy kenaqen me cikerima kalamanjsh duke bere si derra te kenaqur…!

  3. hipo says:

    Fevzua i eshte ngjitur Pacollit si Meta mbas kepuces.,por Pacolli te hedh tutje kur si duhesh me.ne kushtet e qylit Fevzua ky njeri tipik prostitute,pa pike sensi i tregoi Pacollit se ish burri i pare i gjyshes nga nena ka luajtuar me topa lecke me nje danez ne luften e pare boterore,e quanin Frang,shtrengoi duart me kordon blu dhe vuri doren e majte tek zinxhiri per te shpetuar ujet qe i rridhte nga gezimi.Ju tha shpirti per shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje