Pas prishjes së një ndërtimi në Dhërmi, e cila gjendet mbi themelet e Kishës së Shën Thanasit, Kunati vendosi të reagojë ashpër, jo se ishte i shqetësuar për Kishën, por për standartet e dyfishta që përdor Edi Rama për prishjet e ndërtimeve të parregullta.
Por, nga ana tjetër Kunati e shikon këtë si një arritje të re të opozitës, pasi Edi Rama nuk guxon më të prishë objekte ditën dhe një shpresë se kjo do afrojë rrëzimin e tij nga pushteti.
Në një deklaratë për shtyp që Kunati i përgatiti Lulit, thuhet:
“Kjo qeveri erdhi si qeveri e tritolit dhe do iki nga tritoli. Gjithë shqiptarët e panë se dy vjet më parë Edi Rama dhe Koço Kokëdhima hodhën në erë pallatin tim në Vlorë, i cili ishte i ndërtuar mbi det, pa i prekur pronën askujt. E hodhën në mes të ditës me dhjetra kamera të instaluara aty, për t’u ngjallur terror shqiptarëve.
Hodhën në erë mundin dhe djersën e familjes sonë dhe familjes së Doktorit, të cilët për tetë vite me radhë, punuan natë e ditë për Shqipërinë.
Dy vjet më pas, këta udhëheqës janë tkurur nga frika e zemërimit popullor dhe prishin natën. Ata nuk guxojnë më të shkojnë ditën, siç shkuan dy vite më parë, pasi zemërimi popullor do t’i mbyste dhe do t’i hidhte në det.
Dy vjet më parë ata prishën serbes pallatin tonë, duke mos pasur frikë nga populli i manipuluar i Vlorës. Dy vjet më pas ata kanë frikë dhe nga një fshat si Dhërmiu, i cili do të vijë dita t’u tregojë vendin këtyre vandalëve.
E gjithë kjo vjen falë punës së opozitës dhe ngritjes së zërit nga ana e saj. Partia Demokratike ka vrarë frikën dhe i ka bërë qytetarët të guximshëm, duke e zbythur qeverinë, që të mos arrijë të bëj asnjë prishje ditën.
Duke punuar natën, qeveria ka shpenzuar më shumë pare nga buxheti jonë, pasi ka paguar dieta dhe orë vështirësie për turn të tretë. Për të gjitha këto do përgjigjen një për një.
Ne sot jemi të shqetësuar, siç ështe e shqetësuar dhe Athina, pasi Edi Rama është një kriptokatolik, i cili synon të nxisë depërtimin italian në Shqipërin e jugut. Njësoj si Duçja, i cili ishte lideri i një partie nacionalsocialiste, dhe Rama synon të penetrojë sektin e uniatëve në Jug të vendit, me qëllim të brejë ortodoksinë shqiptare. Por, Partia Demokratike nuk do ta lejojë kurrë këtë.
Ne qëndrojmë në këto momente të vështira pranë popullit grek, bashkojmë shqetësimin tonë me shqetësimin e tyre dhe inkurajojmë kryeministrin Cipras, që përpos problemeve që ka me borxhin grek, t’i japë një rëndësi të veçantë rrëzimit të Edi Ramës nga pushteti, pasi kjo do të lehtësonte shumë gjëra të mbetura pezull, sic është Marrëveshja detare, varrezat e ushtarëve grekë dhe hedhjen në det të pushtuesve italianë në Himarë.
Rrëzimi i Edi Ramës do të jetë fundi i anktheve që populli grek ka për çështjen shqipare dhe shpëtimi ynë i përbashkët, ndaj i bëjmë thirrje kryeministrit Cipras të mos e nënvleftësojë rrëzimin e Edi Ramës nga pushteti”.
Kishe apo Qishe? Si e ka shqipja? Si thuhet, aman bre me mesoni se injorant jam une. Pa si i thone greqisht a gerqisht, ate ma meson qunati i Lulkes.
Ja ke fut kot Mero…., i kan mor leket kokerr m’kokerr, si familja po ashtu dhe bleresit. Pallati ka qene i i hipotekuar. Si dhe pse??? Po askush sflet per kte…, kompesimi me leket e taksapagueve eshte bere…, me kte pune merru, lere bythlepirjen!!