Kunati u ul dje dhe i shkroi një letër konfidenciale editorit të Associated Press, agjencisë amerikane të lajmeve, që ka filluar të hapë arkivën e saj dhe publikon gjëra nga Shqipëria e vitit 1997.
I shqetësuar nga një situatë e vështirë për shkak të ndryshimeve dramatike në Shqipëri, Kunati kërkon kujdes në hapjen e arkivave dhe konsultim paraprak, pasi rrezikohet karriera politike e shumë politikanëve shqiptarë.
Kunati shkruan:
“I nderuar editor!
Kam parë këto ditë në shtypin shqiptar të botohen video dhe foto nga viti 1997. Edhe pse për to njerëzit kanë një kuriozitet historik, mendoj se botimi i tyre është i parakohshëm dhe hap probleme politike dhe fizike në vend.
Sipas mendimit tim, kjo nisëm është bërë për të dëmtuar opozitën dhe për ta dobësuar atë në këto momente kritike për të.
Kështu, ju keni botuar një video ku duket kundërshtimi i forcave speciale duke hyrë në Vlorë. Njeriu që nxit turmën është ambasadori ynë në Itali, zoti Neritan Ceka, një personalitet i rëndësishëm i Partisë Demokratike. Ai ka qenë nja 15 vjet i gënjyer nga e majta, siç kemi qenë të gjithë, por më në fund e gjeti rrugën e tij dhe u kthye prapë me PD. Botimi i asaj video është porositur nga kundërshtarë të tij.
Mendoj se të njëjtin qëllim ka pasur dhe videoja nga familja e Doktorit në vitin 1997. Videoja tregon Zenin, Gitën dhe Abin, ndërkohë që Luli nuk duket askund në foto, se ishte në Holandë. Kjo do t’u tregojë demokratëve se qëndrestarët e vërtetë janë ata në foto dhe jo Luli. Kjo e ka mërzitur shumë kryetarin tonë të partisë dhe ai mendon se të bësh politikë me vitin 97, është gabim.
Në një tjetër foto ju tregoni kreditorë të VEFA-s të zemëruar që kërkojnë paratë, dhe një burrë me radio në dorë që flet nga brenda gardhit. Ai burrë është babi im, i cili ka qenë në atë kohë drejtor i Përgjithshëm për sigurinë tek VEFA, pasi siç dihet, mamaja ime ishte mbesë e Vebiut dhe kryefinaciare që jepte lekët. Publikimi i këtyre pamjeve kërkon të tregojë se ne kemi qenë të lidhur me VEFA-n dhe se gjoja kemi marrë paratë e saj, kemi ikur në Holandë, kemi blerë nga një apartament dhe kemi paguar shkollat tona dhe të Lulit. Luli i ka nxjerrë me djersën e tij lekët për shkollë dhe i ka merituar, kurse ne, na i kanë dhënë prindërit.
Botimi i këtyre pamjeve kërkon të na implikojë pa të drejtë.
E njëta gjë bëhet dhe me botimin e revoltës se Leka Zogut drejtuar KQZ. Në pamjet filmike duket qartë se njerëzit e armatosur të Mbretit ju afruan KQZ-së, dhe aty u qëlluan nga policia. Shumë nga ata njerëz tani janë në PD, ndërsa Mbreti nuk është. Pasardhësi i tij është këshilltar ligjor i presidentit Nishani dhe është turp të hidhet baltë mbi personalitete të tilla, pasi dëmtohet opozita dhe aleati i saj kryesor.
Akoma më e keqe më duket ideja që doni të publikoni revoltën në Gjirokastër dhe Arben Imamin me njerëz të armatosur, që bëjnë thirrje të përmbyset Sali Berisha në një sfond ku ka dhe tanke. Sa për dijeninë tuaj, Arben Imami është autor i Kushtetutës së Shqipërisë, ministër i Drejtësisë dhe ministër i Mbrojtes së saj. Fakti që ju doni t’i kujtoni këtë periudhë të errët, tregon se jeni të përfshirë në interesa politike, për t’i hequr atij imazhin e një shtetari që ka hedhur themelet e ligjit në këtë vend dhe i ka mbrojtur ato si ministër Mbrojtje. Pamjet e tij me tanke dhe kallashnikov janë një atentat i rëndë ndaj opozitës. E njëta gjë dhe nëse publikoni revoltat në Universitet kundër ish- presidentit Berisha drejtuar nga Altin Goxhaj gjatë kohës që hynë në grevë studentët në Vlorë.
Nuk dua të zgjatem më tej me pamje të Zani Çaushit me kostum dhe pamje të Nanos duke dalë nga burgu për të varrosur të jëmën, që duan të dëmtojnë imazhin e Doktorit, por dua të theksoj se publikimi i tyre tani kërkon të dëmtojë opozitën karrierën e Lulit dhe njerëzve të tij në PD.
Lutem, ndaloni publikimin e tyre, ose kalojani një herë për miratim Doktorit. Në të kundërt, do t’u heq akreditimin nga SHQUP.”
Haha brilante
Ik mo mbushu me Associated Press, le ti nxjerrin gjithe sa kane, ku pjerdhim ne per boten! Ne kemi vila, kemi pallatin, kemi makina, kemi macet dhe qenin, kemi edhe mushken e re te dajkos, qe e shtiu ne dore tani qe na iku kali i Dijes, dhe as na ruhet fare se cfare shkruajne ata kapitalistat e qelbur per rracen tone superiore.
Janë nxituar, kunat. Kjo duket hapur. Ti ke te drejte. Ata duhet ta benin kete pas 50 vjetesh, d. m. th. aty nga viti 2047.
ne nuk cajme koke as per Associatet Press as per New York Times