Lajmi i fundit për mbërritjen e një prej tre maceve nga Tirana në Suedi, si pjesë e kontratës për t’i kthyer kafshët shtëpiake, ka acaruar shumë Kunatin. Telenovela e kalit, qenit dhe tre maceve është bërë e rrezikshme pasi krijon idenë sikur shqetësimet kryesore të Familjes së Doktorit janë ndarja e kafshëve shtëpiake për nuset e shtëpisë. Kjo e bën shumë joserioze çështjen e opozitës.
Për këtë shkak Kunati vendosi të bëjë një shënim sqarues për gjithë demokratët në gjithë vendin, për t’ua shpjeguar si qëndron e vërteta.
“Të dashur demokratë dhe demokrate!
Kjo që po bën dyshja mafioze Rama-Meta, me trillimet rreth familjes së Doktorit është një strategji e mirëkoordinuar e tyre me Sadijen. Nga të dhënat tona nga vetë Familja, të gjitha këto që thuhen janë të paqena dhe po sajohen vetëm e vetëm për të tërhequr vëmendjen nga kriza Rama-Meta, të cilën dyshja mafioze përpiqet ta mbajë të fshehtë.
Ajo që ka thënë Zeni në deklaratën e tij për shtyp, se nuk ka asnjë kalë për të çuar në Suedi, është e vërtetë. Por Sadija, e paguar nga socialistët, shpiku sikur Zeni i ka marrë kalin, qenin që i ka dhënë dhuratë për dasmë dhe tre macet. Pas shumë negociatash, ku u përfshi dhe vet Doktori, meqë janë të një fisi, u ra dakord që Sadija të mos kërkonte qenin, pasi Zeni e kishte pikë të dobët dhe të quhej që ia ka bërë dhuratë për dasëm.
Por, menjëherë pas kësaj dhe menjëherë pasi Zeni tha se nuk ka asnjë kalë për të çuar në Suedi, Sadija u bë agjente e Partisë Socialiste dhe e dyshes Rama-Meta dhe filloi presionin për të marrë një kal nga Shqipëria. Atëherë Doktori u detyrua të thërrasë disa miq të tij dhe t’i blejnë një kal. Kjo, vetëm për t’i mbyllur gojën Sadijes, pasi ajo premtoi se do ta marrë kalin dhe nuk do të bëjë fjalë.
Kështu, u ra dakord, që kur Zeni të ikte me pushime në Greqi, Sadija të vinte e të merrte kalin pa e penguar njeri.
Kështu dhe u bë. Ajo erdhi mori kalin dhe iku me mirëkuptim. Por, sapo kaloi kufirin gjerman, ajo postoi foto si triumfatore, sikur kishte ardhur ta merrte kalin vetë, pa pyetur njeri. Kështu, ajo tentoi të nxjerrë gënjeshtar Zenin dhe të presë në besë Doktorin.
Ky akt i rëndë është bërë si shërbim ndaj Partisë Socialiste dhe dyshes Rama-Meta. Të futur në një krizë të thellë me njëri-tjetrin, ata kanë paguar udhëtimin e saj në Shqipëri, që të tërheqin vëmendjen përmes kalit nga kriza e tyre. Por, jo një kal, por një stallë me kuaj t’i japim Sadijes, kriza e tyre nuk mbyllet. Ajo është e qartë si në dritën e diellit.
Pasi mbaroi punë me kalin, ajo shfaqi në foto dhe macen që ka marrë në Tiranë. Për hir të së vërtetës, ajo i ka marrë të treja macet, por sot ka nxjerrë vetëm një në foto. Dy të tjerat do t’i nxjerrë në ditët në vazhdim, me qëllim që ta mbajë opinionin të lidhur me debatin që ajo ka me Familjen dhe moskorrektesën e Zenit. Por të gjithë ata që hedhin baltë mbi Zenin do t’u kthehet në fytyrë. Ata që e njohin Zenin nga afër, në çdo punë që ka bërë, si ka ngelur njeriu në borxh. Dhe ata që i vdiqën në Gërdec, i morën lekët pas vdekjes.
Kushdo që tenton ta përbaltë atë, vetëm sa i ngre vlerat dhe zbulon krizën e çiftit Rama-Meta.
Të dashur demokratë e demokrate.
Në ditët në vazhdim do të ketë dhe dy foto të maceve të tjera. Ju bëj thirrje në emër të PD-së t’i injoroni ato dhe të shikoni përpara, pasi divorci i Sadijes nuk mund të eklipsojë divorcin Rama-Meta. Nëse ajo kishte për të ndarë me Zenin, kalin, qenin dhe tre macet, ata kanë për të ndarë pushtetin, milionat dhe të ardhmen tonë.
Ju bëj thirrje dhe një herë, të mos bini pre e propagandës majtiste dhe agjentes së tyre Sadije. Për atë kemi ngarkuar Arminën t’i përgjigjet, se ajo ia merr hakun. Ju mos u shpërqëndroni dhe mbani sytë tek divroci Rama-Meta. Nga ai varet e ardhmja jonë.
I juaji, Kunati”.
Amina se rru fare
Po mor,e ka rru se i duhet per pushime ?
Sadija me Shkerdhenin i zgjidhin prblemet lehte se jane kusherinje te pare, po problem kemj Rama Meta keta na japin nje cik kolpo ne shqipetareve…..por me bindje se dhe me Ramen asgje e re nuk ndodhi, favorizoi klijentelen e berishes per keta dy vjet, dhe ndaloi pilotin german se i prishi haremin me Koqon ne dhermi…po banoret e Gat Wick london te ankohen per mijra fluturime qe behen ne dit… Rama- Muta po marin goditjen e fundit
undefined
Tralala tralala o hopa kush e ka, le ta mbaje ta gezoje dhe ne fund ta …