Rama dhe Nano shpjegohen për drekën e tyre
Fatos Nano dhe Edi Rama duhet të japin shpjegime publike nëse kanë ngrënë drekë bashkë, kur e kanë ngrënë, ku e kanë ngrënë dhe pse e kanë ngrënë. Të vendosur para presionit të egër opozitar për këtë çështje, të dy kryeministrat socialistë kanë dhënë shpjegimet e tyre.
Edi Rama:
Kam ngrënë një herë drekë me Fatos Nanon. Ai fliste, unë shkruaja mesazhe. Pastaj unë flisja dhe ai pinte xhin.
Pasi mbaruam drekën, Nano iku dhe nuk më përshëndeti fare. Por polici që ishte tek dera e restorantit e ndaloi duke i thënë: “Prit sa të kalojë Rama njëherë”.
-Si të kaloj Rama para meje, i tha Fatos Nano?
-Epo kur u futët brenda, ti ishe shoferi i tij, i tha polici. S’mund të iki shoferi para shefit.
Kaq më kujtohet nga dreka. Ah po, drekën e pagova unë.
Shpjegimi i Fatos Nanos:
Po, e vërtetë është që kam ngrënë një herë drekë me Edi Ramën. U ulëm të dy në një tavolinë, ai nxorri telefonin, unë nxorra shishen e xhinit dhe nuk bëmë sherr. Në fund të drekës i thashë, “po çi ke bërë kështu kësaj partie mo burrë”.
-Po pse ça i kam bërë, tha, në rregull është partia? Ti më thuaj pse më ftove në drekë, se s’ma the hallin.
-Po lëre mo këtë, po çi paske bërë kësaj partie kështu?
-Ore lëre partinë ti, më tha, se në rregull është, po më thuaj hallin tënd.
-Ore lëre hallin tim, po si ma ke katandisur kështu partinë! Ta lësh shëndosh e mirë. Ç’i paske bërë kështu?
-Po ç’i kam bërë partisë se më luajte mendsh, më thuaj ça halli ke?
-Unë hallin tim e zgjidha, i thashë. Gjithë ata shkërdhatat që i kam bërë me lekë kur isha kryeministër, s’më japin një gotë verë, se thonë je zënë me shefin, nuk flet me Edi Ramën, po na pa me ty, na heq nga partia. Tani që u mor vesh që hëngra drekë me ty, do vihen në radhë kush të më qerasë. Ja këtë i ke bërë kësaj partie, që as drekë pa leje nuk hanë. Këtë s’e kisha menduar kurrë.
Doktori i shkruan kancelares Merkel
E nderuara zonja Kancelare!
Kryeministri Edi Rama, ky ushtar i mafias ballkanike dhe europiane, ka bërë sot një akt të paprecedentë, duke urdhëruar ndalimin e paligjshëm të një piloti gjerman në Rinas, vetëm se ky pilot kishte fluturuar ulët në Dhërmi dhe kishte shqetësuar familjen e kryeministrit mafioz. Kur kam qenë unë në Dhërmi jo vetëm helikopterë, por hahti i Sandrit rrinte një javë para vilës, në pritje të një takimi me mua, dhe unë nuk kam urdhëruar kurrë arrestimin e pilotit.
Ky akt banditesk bëhet me qëllim që të acarohen marrëdhëniet shqiptaro- gjermane, pasi Rama nuk mban dot premtimet që të ka dhënë dhe kërkon alibi për mosrealizmin e tyre.
Opozita shqiptare është e gjitha në këmbë të mbrojë nderin e pilotit gjerman dhe të kujtdo tjetër që ka shqetësuar kryeministrin e Shqipërisë. Qeveria mafioze po përpiqet të fshehë të vërtetën duke thënë se në Dhërmi nuk ka fluturuar asnjë helikopter dhe në Rinas nuk është ndaluar asnjë pilot. Lutemi zonja kancelare, në emër të opozitës shqiptare dërgoni urgjent një pilot në Rinas që të japë konferencë shtypi dhe të ndalohet me qëllim që t’ia përplasim në fytyrë të vërtetën këtyre mafiozëve, që deshën të më izolojnë mua nga ty, kur erdhe herën e fundit për vizitë. Unë jam ai burri i gjatë që jemi takuar tek mbledhja e CDU-së, që të takova tek korridori dhe të thashë prit të bëjmë një foto, po ai këshilltari im u vonua pak dhe ti më ike. Të lutem bëjeni për mua, për opozitën dhe gjithë popullin shqiptar këtë akt të lartë. Dërgoni një pilot gjerman në Rinas t’ua cërrim fytyrën këtyre mafiozëve.
I juaji, Sali Berisha!
E bukur, me humor
Pjesen e pare do ta kete shkruajtur mendimtari i avashte Vladimi i Kostave permetare. (pasi lexoi “te menduarit shpejt dhe te menduarit e ngadalte”)
O antenist , te pjesa e pare e ke dhi fare . Po si ore nuk del shoferi i pari !!! Po kush e nxjerr manivelin per te ndezur tromopilin o derman , shefi apo shoferi qe kuptohet eshte edhe sigurims i fshehte !
Stilistikisht e arrire.