Kunati, studion planin e Faros për kthimin e PD-së në pushtet

1 Gusht 2015, 19:28Antena TEMA

Propozimet e fundit të Faros për mënyrën sesi PD duhet të kthehej në pushtet, e hutuan Kunatin. Thelbi i propozimit ishte që ardhja e PD-së në pushtet ishte çështje e karakterit kombëtar dhe për çështje kombëtare duhej bërë koalicion me LSI-në. Pas kësaj gjithçka qe e sigurt.

Propozimi që pasonte këtë skemë ishte shkarkimi i Ben Ristanit si përgjegjës për humhjen e thellë të PD-së në Qarkun e Vlorës që nuk ka ndodhur as më 97-ën. Madje, sipas analizës së Faros më 97-ën Zani Çaushi dhe Ben Ristani ishin në një llogore, por atë që i ka bërë Beni PD-së më 2015, nuk ia bëri dot aleati i tij Çaushi më 1997-ën.

Këtu Kunati vendosi të mbaj qëndrim.

E para, duhej verifikuar a i kishte nga mendja Farua këto ide apo i kishte nga Doktori. Për këtë duhej testuar Doktori. I ra shkurt dhe i bëri një telefon Doktorit. Hyri direkt e në temë.

-Si ka mundësi, tha që Çili po promovon këto idetë e Faros për koalicion me LSI-në?

-Zotëri mos më pyet për punët e qeverisë, – i tha Doktori. Po ke ndonjë gjë për opozitën më thuaj.

Kunati u ngroh pak nga përgjigjia.

-I paska ik truri dhe këtij, – tha me vete. Dmth Faro e paska nga koka e tij.

Për të qenë më i sigurt mori dhe Zenin.

-Ore e pe atë intervistën e Faros tek Mapo ti. Ça ishte ajo punë e LSI-së?

-E pashë, e pashë, – tha Zeni. U thashë dhe çunave ta shkruajnë që Farua propozon të iki Ristani e të vij Meta.

Kunati u ngroh dhe më shumë pas kësaj.

Dmth Familja nuk qenka pro tha.

Pak më i sigurt vendosi të marrë Çilin në telefon.

-E pashë atë intervistën e Faros, – tha. S’e kuptoj punën tënde. Nga një anë na kërkon ndihmë për ligjin për arsimin, nga ana tjetër do të na ndash PD-në në pro LSI e kundër LSI.

-Epo ç’tu bëj mo zotëri, – u tha Çili. Meqë s’keni fuqi të ndaheni pro dhe kundra Doktorit, të paktën ndahuni pro dhe kundër Ilir Metës.

-Ajo intervista qe provokim, – i tha Kunati, por Farua e ka nga koka e tij ta dish.

-Nuk e di vëlla. Vet më keni thënë që Farua punon gjithmonë me material të porositur. Pyesni, sigurohuni, pastaj ankohuni.

Kunatit i hyri prap krimbi i dyshimit.

Vendosi të pyes Lulin.

-Ore e pe atë intervistën e Faros tek Mapo? – i tha.

-E pashë, e pashë, – tha Luli. I madh Farua, por vështirë të bëhet ajo. Po në fakt ajo na shpëtonte.

Kunati u hutua fare.

-Dmth ti thua që Farua nuk ia ka fut kot?

-Jo mo, si kot. Ajo është e vetmja rrugë që kemi, por ne s’e themi dot. Mirë që kemi gazetarë të guximshëm që e thonë të paktën, se nuk dimë si t’i mbajmë njerëzit me shpresë. Vetëm me atë punën e Ristanit e kishte tepëruar, po i thashë unë fute pak mos të dyshojnë që ishim konsultuar.

-E kuptova, – tha Kunati dhe sesi iu duk më ndryshe portreti i Faros. Jo dhe aq keq sa më parë.

2 komente në “Kunati, studion planin e Faros për kthimin e PD-së në pushtet”

  1. Q.K. says:

    Faros po ia shkerdhen ditet e bija, i la ne bixhoz tr gjitha parate e fituara me gjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje