Rëndohen lajmet për pushimet e Fevzos dhe Jarit

26 Korrik 2015, 19:02Antena TEMA

Pushimet e këtij wikendi janë mbushur me lajme për pushimet e VIP. Por dy më kryesorët kanë arritur të prodhojnë lajm. TV i Sandrit dha si lajm të rëndësishëm faktin që Jari ka ngelur pa pushime se vila në Dhërmi po rikonstruktohet në korrik, ndërsa në gusht e ka zënë Edi Rama.

Për këtë gazetari i TV Klani ishte nisur tek “Rëra e hedhun” ku vëllai i Sandrit i kishte gjetur një dhomë presidentit të pushonte. Jari i veshur me brek të gjata dhe me një pamje të egërsuar, edhe pse pa mustaqe, i shpjegoi gazetarit skandalin.

E bën me qëllim rikonstruksionin e vilës në qershor korrik i tha që të mos më lejonin të pushoja. Më thoshin ik tek vila e ushtrisë në Jalë. Ajo ka 100 shkallë për të ngjitur. Si mund të shkoj unë aty.

Për këtë shkak kam urdhruar kontrollin e shtetit të verifkoj procedurën e tenderit të vilës në Dhërmi dhe të më raportoj. E vërteta është se ajo ka qenë vilë e Spiro Kolekës dhe Edi Rama nuk do të lejoj njeri të shkoj atje. Po ashtu ka bërë punime jashtë standartit. Psh vaskën e ka bërë 2 metra e 20 të gjatë dhe të thellë që unë mos ta përdor dot. Dushin e ka bërë tre metra të lart që të mos kem mundësi ta komndoj vet. Për të gjitha këto do ketë raport të hollësishëm financiar.

Ndërsa Jari ankohej Tv Sandri jepte me titra poshte, pas pak në orën 19 do ndiqni pushimet e Fevzos në Drimadh
Po cfarë kishte ndodhur?

Sandri kishte parë kronikën e porositur nga vëllai tij për Nishanin dhe ishte tërbuar.

-Ca është ky k…tha që do të pushoj patjetër në vila qeverie. Pak hotele të mirë ka. Po të jetë për vila qeverie, shkon Fevzo pse do shkoj ky. Jepni urgjent një reportazh me Fevzon i tha kryeredaktorit.

Dhe më 19 nisi reportazhi me Fevzon titulluar pushimet e Fevzos në Drimadh.

Gazetarja hapte planin me plazhin e Drimadhës, pastaj fokusohej tek Fevzo që fuste këmbët në ujë. Në sfond u dëgjua rrëfimi i tij.

“Tani është mbasdite dhe po fryn pak. Në mesditë nuk fryn fare. Por tani në mbasdite dhe mbrëmje uji është më i ngrohtë se në mëngjes, ngaqë e ngroh dielli gjatë ditës. Kjo është aq e vërtet sa unë e kam verfikuar kudo ëë kam qenë në Mikonos, në Kubë, në Kanë, në montecarlo, e kudo që shkoj me pushime. Këta ma kanë konfirmuar dhe miq të mij.

Gazetarja tundte kokën në shenjë aprovimi.

… Unë nuk shikoj ndonjë diferencë mes plazhit të Drimadhës dhe plazhit Paksos për shembull. Gjithcka është njësoj. Ja për shembull unë vërtet e kam peshqirin markë Coco, por dhe këta të tjerët nuk i kan keq.

Problem më duket vetëm kremi që përdorin. Unë kam disa kremra që kam blerë herën e fundit që isha në Paris por më kanë thënë se më të mirët gjenden në Milano. Sidoqoftë nëse lyhesh me krem kundër diellit nuk ke probleme me diegien….

Gazetarja vazhdonte të tundte kokën.

-A keni gjë për të shtuar për këto pushime të mrekullueshme zoti Fevziu i tha gazetarja.

-Jo kjo është një ndalesë e shkurtër pas kthimit nga Mikono dhe para nisjes për Montecarlo. Por dhe këtu mirë është…

Sandri më në fund u qetësua.

Mori Ed Ramën në telefon i qetë.

-Ky Bujar Nishani është një trap i tha. Shkon ankohet si katunar pse smë japin vilat në bllok për pushime. Po ja dhjeva se nxorra Fevzon që dhe ai bënte pushime si njerëzit e thjeshtë …

Mision të pamundur paske ndërmarrë i tha Rama. Një hallexhi do me e paraqit si njeri normal dhe një pasanik do me e paraqit si hallexhi i tha Rama.

-Po ca të bëjm o burrë se ra në sy keq dukej sikur ishim kundër qeverisë i tha Sandri.

10 komente në “Rëndohen lajmet për pushimet e Fevzos dhe Jarit”

  1. tafili says:

    jari rrote k..i.presidet pulash.

  2. era says:

    O Mero mire e ke antenen po ktheje njehere tek keta te trimat e Rilindjes se te siguroje une se ka plot qyfyre.

  3. dashi says:

    Vjet Fevzo kish dhe Fullanin me ete ne Drimadhe.

  4. plaku dhe deti says:

    Ne Mykonos shkojne rregullisht pederastet, ia keni thene me kunj fevzos, se edhe Coco Chanel ishte homoseksuale. Sipas teoremes se dy policeve i bie qe fevzo ta kete mendjen per dardha kaiser..
    Hahaaaa

  5. Arber Iliri says:

    Gallate e modhe hahaha.

  6. Turi says:

    Rasati i mutit qe eshte i krimbur ne lek. Qe sigurisjt te bera me lepirje k..i

  7. "BALASHI" says:

    Sandri duhet lidhur me spangon e lidhsave te sholleve te viteve nentedhjete…

  8. Erisa says:

    Ndersa Serxhio Mazreku eshte pare keto dite duke pushuar ne pishinat e Tiranes se bashku me 3-5 zuskat e Bigg-ut plus hallen shemtaraqe, Halitin dhe dy tre dashnore te tjera, ky mbetur pas mullaqeve te Fevzo mavrise na kerkon vila qeveritare? Pune plazhi, pune muti, pune te mire kishte Ed Rama together with Eri Veliajn!

    1. Atdhetari nga Frasheri says:

      Ti Erisa ia ke futur kot. Sepse Serxho Mazreku eshte 12 vjet larg Blendi Fevziut, ketij aventurieri dhe megallomani te shpifur qe tallet Gazeta TemA tre here ne jave me kete koran myzeqeje te neveritur. Avokat Serxhua pushon ne plazhet me te mira te vendit dhe jo ne pishinat e super kloruara te kryeqytetit dhe nuk eshte aventurier femrash qe bredh lule me lule. Kush ka inat le te plase!

      P.S. Ju qe shkruani, mesa duket keni xhelozi, duhet te dini se nga damaret e Z. Mazreku rrjedhin me shumice genet e elites patriotike te Shqiperise, ndaj ne respekt te origjines se te pareve te tij qe bene kaq shume per kete vend, meriton te vleresohet nga qeverisja e Rilindjes, dhe Bashkia e Tiranes me kryetarin e ri duhet te hape portat per te.

      1. Elbasanlliu says:

        Bravo Atdhetarit nga Frasheri! Z. Serxho Mazreku eshte njeri me shume vlera dhe virtuoz! Ndaj meriton te punoje ne cdo institucion te shtetit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje