Lajmi më i keq që ka marrë Kunati këtë të dielë, është postimi i Doktorit se ai ka bërë marshimin e tij më të madh të jetës në Lalëz, duke u nisur nga vila e Argitës dhe ka shkuar me këmbë deri tek vreshti i Gon Dukës, dhe kthim. Midis, ka kaluar tokat e Zenit, koncesionin e hotelit të Gitës dhe projekte të pambaruara, që dyshja mafioze Rama-Meta ia la në mes.
Postimi vuri në mendime Kunatin, i cili i trembet simbolikës së këtij marshimi.
Për këtë ai i shkruajti Lulit disa pika se ku synon kjo simbolikë dhe çfarë do të thotë Doktori me këtë gjest.
Simbolika e parë ka të bëjë me Revolucionin Kinez dhe kthimin e të goditurve nga lulëzimi i 100 luleve dhe 100 shkollave.
Doktori duket se nuk e ka honepsur dot këtë hapjen e PD-së dhe shpalljen udhëheqës të çdo kalamani dhe ka vendosur të rikthehet. Për të provuar se është i fortë fizikisht ai shpalli Marshimin e Madh dhe e quajti atë të realizuar në kohë rekord. Llogaritet që gjatë këtij marshimi, ka devijuar dy herë nga rruga. Njëherë se iu shfaq para Ilir Meta me Koço Danon, që bënin shëtitje buzë detit, dhe njëherë se iu shfaq Flamur Noka, i cili donte t’i ankohej për Lulin.
Pra, duket qartë, se gjesti i Doktorit është thirrje për rikthim. Ai po demonstron aftësi fizike, për të hedhur poshtë zërat që ai nuk është i fortë fizikisht.
Simbolika e dytë, ka të bëjë me vijën politike të PD-së. Luli po kritikohet se ka hequr dorë nga protestat, të cilat kanë simbolikë të tyre marshimin. Me “Marshimin e Madh” Doktori po bën thirrje për marshim të gjatë në protesta, të cilat duket se do t’i udhëheqë vet. Është kjo arsyeja, që ai shpalli Marshimin e Madh. Ndërkohë që Luli ka shkuar në Golem me pushime me Fevziun, Doktori ka nisur gjimnastikën për Marshimin e Madh.
Simbolika e tretë e Marshimit të Madh është përshëndetja e njerëzve rrugës. Sipas postimit të Doktorit, ai është përshëndetur me dashuri nga njerëzit rrugës dhe ndryshe nga herët e tjera, nuk i ka dalë para ai grupi i halabakëve të rinj, që i ngrejnë grushtin dhe i këndojnë këngën Adelante Camaradas. Kjo ka simbolikën se njerëzve u ka ikur inati me Doktorin dhe ai mund të kthehet lirisht.
Simbolika e katërt e Marshimit të Madh, sipas Kunatit, ka të bëjë me një gjest të fortë lideri. Marshimi i Madh ka kuptim të bëhet nga lider të mëdhenj dhe si i tillë, Doktori është duke dhënë sinjal të qartë, se betejat e mëdha mund t’i përballojë vetëm ai. Lulit iu dha shansi për një betejë lokale dhe e humbi thellë.
Pasi i formuloi të gjitha simbolikat që ai mendonte, si zakonisht pyeti dhe Genc Rulin se çfarë simbolizonte Marshimi i Madh, sipas tij.
-Po ç’të të them unë djalo, i tha Genci. Fakti që paska vajt der në buzë të detit dhe është kthyer prapë pa u mbytur në det, do të thotë se nuk është budalla, po shejtan budalla.
Do te ishte nje mrekulli e vertet,qe doktori te ngrinte nga varri ata
mijra e mijra vete,qe u vrane apo u persekutuan,nga sundimi I tij
-Totalitar Komunisto Barbar.. Vetem me ato viktima te pafajshem,mundet te riperserise marshimet,qe mashtroi nje popull te tere,dhe krimet ne
ne pafundesi te krijuara po prej tij..
Ja te pyesim cfare do te thote per kete rast Iva Tico mengen?