Mbërrijnë udhëzimet e Lefterit për partinë e Kunatit

19 Korrik 2015, 18:48Antena TEMA

Më në fund, udhëzimet e Lefterit për partinë e Kunatit kanë mbërritur në selin e SHQUP-it. Një zarf i trashë, i ardhur nga Berati, detajon të gjitha problemet që ka partia e Kunatit dhe si mund të zgjidhen ato.

Në letrën përmbledhëse për Kunatin, Lefteri shkruan:

“I dashur Kunat!

Po të jap disa orientime ku çalon puna jonë si parti, se ti deri tani nuk e ke pas shumë mendjen tek partia, se ta ka hëngër kohën Bashkia.

Që ta dish ti, partia ka kuptim kur hyn në garë dhe fiton dhe jo kur humbet.

Në gjithë garat që u futëm, këtë radhë ne humbëm dhe kjo do të thotë se kjo parti nuk bën.

Ne humbëm gjithë bashkitë që kishim, pasi aty ishte vjedhur, abuzuar dhe ishin marrë përqindje për leje ndërtimi. Ne humbëm se ju nga SHQUP-i na dërguat ca koordinatorë që nuk njihnin as partinë, as popullin dhe as politikën, por vetëm Ty dhe Lulin.

Ne humbëm se gjithë kandidatët që u vunë, nuk i zgjodhi partia, por u vetëzgjodhën duke paguar dhe në finale humbën, edhe lekët e tyre, edhe votat e partisë.

Unë të kam shkruar dhe më parë për problemin që kam pas, Kadillin që më çove në Berat. Ai nuk e rruante fare dhe më thoshte se ne për të humbur kemi, ç’bëri të vëmë atë që dua unë, ç’bëri të vëmë atë që do ti. Kjo më shtyn të besoj, se meqë ishte humbje për humbje dhe ai donte të humbiste vetë, ka tradhti.

I kam pas shkruar atëhere një vjershë për këtë çështje, por po i shkruaj dhe një tani.

 

O Berat çe pate fat,

Nuk ke më kombinat,

Por një djalurçin të thatë,

Që nga humbja nxjerr paratë.

 

O PD tu bëfsha ferrë

Si s’më dëgjove njëherë,

Paske një zakon të dhjerë

Këmben Bardhin me Lefterë.

 

O Luli, kryetari ynë

Qysh e bëre këtë punë

Na le rrugëve si syrgjynë

Do t’i vëmë dhe gojës dryn.

 

Unë jam Lefteri me vulë

Nuk e mbyll gojën me dyll

Do flas, sa të dridhet SHQUP-i

Bardhi, Beratin e humbi.

 

O Kunat, tu bëfsha unë

Shikoje mirë këtë punë

S’bëhet parti me legena

Por me trima mbi bedena

 

O Kunat në paç mëshirë

Merr Lefterin me të mirë

Vure të bëj partinë

Se Berati s’ka shpëtim

1 komente në “Mbërrijnë udhëzimet e Lefterit për partinë e Kunatit”

  1. niazi,.'.. says:

    Me shume sec me kenaqi poezia eLefterit..nuk me kenaqi e gjith “letra”drejtuar kunati..t..po gjithsesi…si kunat ashtu dhe Lefteri…hyjne ne arkivin e famshem…te ANTENES….qe sot per sot eshte nje THESAR popullor per nga popullariteti dhe vertetsia apo saktesia se si i prezanton…”heronjte”tane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje