Dhjetë këshillat e Ballist Morinës pas debateve për të

14 Korrik 2015, 19:32Antena TEMA

Një konspiracion i madh mbarëkombëtar ka shpërthyer mbi gjestin e Ballist Morinës, që ngriti dronin në Beograd. Për të shmangur keqkuptimet rreth këtij akti, Ballisti ka bërë disa shpjegime publike, të cilat duhet të merren parasysh.

Së pari, termi “Ballist” nuk ka lidhje me ballistët e Luftës së Dytë Botërore, por me tifozat e shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët rrijnë në rresht të parë në stadium, pra në ballë, dhe me këtë rast quhen “Ballistë”.

E bëj këtë sqarim për gjithë nostalgjikët anti-ballistë të Luftës së Dytë Botërore, se nuk kam lidhje me ta.

Në katundin tim, më i madhi i luftës ka qenë Muharrem Bajraktari, por ai dreq nuk ishte as ballist, as zogist, as komunist. Veç dinte me bë sherr me krejt.

Së dyti, askush nuk më ka dhënë lekë për atë që kam bë, madje as një kushëri i imi që ia kërkova borxh. Nëse dikush ka ndërmend të më japë tani që e bëra, është i lutur të mi japë, se më duhen, por paradhënie nuk kam marrë.

Së treti, gazetari Shakohoxha me të cilin kam fol në intervistë, më ka kërkuar të them që për idenë e dronit u konsultova me Blendi Fevziun, por nuk pranova, pasi Blendi e ngriti flamurin tek WC-ja e stadiumit mos ta shihte njeri, kurse unë e ngrita mbi stadium, që e panë të gjithë.

Së katërti, betohem se nuk e njoh Olsi Ramën dhe as vëllain e tij, Edi Ramën. Madje ky i fundit më ka fyer një herë, se desha me dal në fotografi në avion dhe më zboi. “Dhe foton tënde kam mangut- më tha,- nuk më del ajo e Olsit çdo ditë para”.

Por, meqë ju ngulni këmbë se Olsi më ka udhëzuar si të ngre flamurin, ju lutem më jepni një numër telefoni të tij, se s’i dihet, më ndihmon të gjej ndonjë punë, se nuk kam me se ta shtyj deri sa të vij ndeshja e kthimit në Shkodër.

Së pesti, për të gjithë ata që thonë se jam zogist meqë kam dal në foto me Leka Zogun, princin trashgimtar, iu sqaroj po ashtu se nuk kam lidhje me të, por ai ka dalë në foto me mua, pasi mu ankua pse nuk kisha futur dhe mbretin Zog në flamurin që vërtita mbi stadium.

Së gjashti, më kanë thënë se Kaç Myftari më ka bërë padi si bashkëpuntor i Serbisë në këtë akt. Unë nuk kuptoj shumë nga sistemi gjyqësor këtu, por të gjithë më kanë thënë që je me fat, se Kaçi mund të më kishte nxjerrë dhe vëlla me Vuçiçin, pasi baba im kur më ka lind mua rrinte gjithë ditën, shikonte nga kufiri me ish-Jugosllavinë dhe aty ka kalu një ditë mamaja e Vuçiçit dhe ai mund ta kishte lënë shtatzënë.

E shtata, lajmëroj drejtoreshën e taksa-tatimeve,  që llogaria “Miqtë e Ballistit Morina” nuk duhet të taksohet, se shumica e kontribuesve kanë qenë partizanë.

E teta, lajmëroj gjithë ata që më quajnë patriot ose hero, të pushojnë këtë propagandë të keqe kundër meje, pasi do mërzitet Doktori, Ed Rama dhe Bujar Nishani dhe do më shpallin tradhtar.

E nënta, të gjithë ata që më shpallin karagjoz, iu lutem t’i përkthejnë këto shkrimet dhe t’i çojnë në Beograd, se mbase më lirojnë nga akuza serioze që më kanë ngritur.

E dhjeta dhe e fundit që kam për gjithë shqiptarët: Po mirë unë që mu tek e ngrita dronin se s’kisha ç’të bëja, po ju s’keni punë tjetër që merreni dhjetë muaj me mua? Kjo tregon se jeni populli që më meritoni mua si udhëheqës.

14 komente në “Dhjetë këshillat e Ballist Morinës pas debateve për të”

  1. Zig Zag Man says:

    Nga pamja duket si i ISIS, gjyna qe nuk e kapen serbet..!

    1. andi says:

      Nuk jam me provokimet e asnjerit ne keso rastesh, por z. Morina me veprimin e tij ka ba ate pune qe Serbet ne pergjithesi e meritojne e ne vecanti seljaket (Katundaret) sepse jane njerezit me te keqij qe munde te kete Planeti kunder Shqiptareve. Serbet te edukum nga kisha e tyre me urrejtjen per Shqiptaret dhe grabitjen e vrasjen e tyre jane me shumice ne Serbi e me shume ne zonat e thella te mbrapambetuna kulturalisht. Prandaj e mbeshtes me gjithe shpirt veprimin e Morines qe i tregoi Botes kush jane bishat Serbe e nga se munde te irritohen edhe politikanet udheheqes te tyre te cilet jane te njejtit qe i meriton ai popull barbar ne shumice. Kam jetu shume vite ne Jugosllavi, kam edhe miq te mire Serbe, por te miret ndaj Shqiptareve atje jane te pakte. e ato qe jane me te drejten jane edhe te urryerit e atij populli. Per ate z. Morina i uroj suksese e jete te gjate, e nese nuk eshte hero, eshte nje njeri qe bani nje pune shume te mire ne kete kohe. Tregoi fytyren e vertete te Serbise,politikes e politikaneve te saj.

      1. Xhonson says:

        Askush nuk e verteton se kush e hodhi DRONIN.Ballisti shfrytezon rastin se autoret e vertete,serbet,NUK DALIN DOT HAPUR.

    2. anto says:

      Ballist trapi, ja se ç’eshte ai.

  2. Ballist kakavia says:

    Me interesante per tu pare me kujdes eshte pika 6.Ka shum mundesi te jesh zon ferrave mer kelysh kurve, e vjen e tallesh me simbolet e nje kombi krenar. Do dhe lek per shpi???!!!WTF.yyyyy morr.

  3. Arber1468 says:

    Cave si ISIS cave si Jezu Krishti. Ai ua dhjeu serbëve po juve me këtë urrejtje apo neveri kujt do t’ia dhjeti? Mos kujtoni se bëheni modernë me internacionalizëm alla ghandi. Ky është Ballkan dhe kemi njerëz të egjër përreth. Edhe unë do bëja të njëjtën gjë si tifoz. Zgjedhja e ngjyrës ishte rastësore dhe e menduar shpejt e shpejt. Herës tjetër ju ngrijeni me ngjyra të tjera. Një do mbahet mend Morina dhe droni shqiptar. Të tjerët do jenë kopjacë pa imagjinatë.

  4. lulzullap bin bela al bashar says:

    Edhe une habitem tkfgos. Ndoshta sdinte nga ishte lindja apo perendimi. Ne vend tja fuste per siri ja futi per itali.

  5. ago says:

    Ballisti nuk e di nga bie rruga per Beograd e jo me te ngrere dronin. Ai eshte nje kokerr mashtruesi.
    Ju po fryni Ballistn sikur te ishte vete Is Boletini.

  6. Sit back.. and .....relaks says:

    Thoni ca te doni, por ky tipi ngeli ne histori si i pari shqiptar qe i beri gol serbise ne beograd dhe i dha fitoren shqiperise dhe ndoshta edhe kualifikimin per ne europian. Federata duhet ti akordoje bilete falas gjithe jeten per te pare ndeshjet e kombetares. Me shpirt te gjithe deshem dicka ate dite qe tju mbyllej haleja serbeve dhe flamuri me dron ia mbylli halen serbeve. te dali ketu nje trimbqe do bente te njejten gje ne beograd, asnje nuk del. ath shut the fuck up dhe jepini respekt.

  7. Anisa & Gopisti NSHRAK says:

    Me sa mund ti besohet ndonje akt patriotik Blendi Fevziut aq mund ti besosh edhe ketij Ballist Morines se na cane trapin me keto manira!

    1. Gezim says:

      Ky qe pati guximinte ngreje dronin ne Beograd paska dhe humor,satire e sarkazem.Patjeter qe Morina ka hyre ne histori se paku ne historine e futbollit shqiptar e kosovar.

  8. Knida says:

    Po media dhe politikanet e PS qe merren me ty bashke militantet e tyre, s’kane pune tjeter?

    Po kujt i leverdis dalja e surratit tend te palare neper mediat e PS-se, duke mashtruar?

  9. Landi says:

    Se ku e lexov ke nji gazete kosovare kto 10 kshillat dhe tregojeni me mire qe ne fillim te teksit Se eshte humor se ata e kishin seriozisht mduket

  10. Pellazgu says:

    Duhet të ishte shtuar edhe një pikë e 11-të, ku të na sqarohet sesi ndodhi që droni nisi të fluturojë pikërisht kur tifozat serbë e ndaluan ndeshjen me fishekzjarre, në minutën e 40-të dhe u shfaq në stadium kur gjyqtari tashmë kishte urdhëruar ndalimin derisa të pushonin fishekzjarret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje