Edi Rama: I dashur Sandri(kështu i flet dhe Vuçiçit). Mos u mërzit nga ky vendim. Nuk është fundi i botës. Pas 1 Gushtit më ke në Dhërmi, hajde bëj ndonjë javë pushim. Nuk kam ndërhyrë dhe të betohem e kanë dhënë vendimin nga koka e tyre. Gjithmonë kam bezdi të merrem me gjykatësit, ngaqë këta tanët duan lekë. Këta qenkan rracë tjetër, ta bëkan nderin dhe pa fol fare. Sidoqoftë mos e merr për ters. Hajt t’ia fusim një dorë plazh, se ndeshja nga vjeshta është. Deri atëherë flasim si t’i kemi punët.
Lulzim Basha: Edi Rama ka blerë gjykatën për tu dukur sikur është kryeminsitër i suksesshëm, që futi Shqipërinë në Kampionatin Europian. Pavarësisht se ne nuk ia njohim këtë meritë, do vazhdojmë të mbështesim ekipin tonë kombëtar, sidomos lojtarët Basha, Berisha etj.
Ilir Meta: U kam thënë që me qetësi dhe dashuri arrihet gjithçka. Nervozizmi nuk të çon askund. Në finale, rëndësi kanë pikët, jo sherri. Jam i gëzuar që kombëtarja jonë dhe LSI janë për herë të parë në vend të dytë në një klasifikim.
Sali Berisha: Edhe këtë radhë ka fitu Klani i Zemunit. Kur kam qenë unë kryeministër, kemi qenë shumë afër këtij rezultati, por Klani i Zemunit na shiste ndeshjet dhe dështonim. Tani Klani i Zemunit është në dispozicion të dyshes Rama-Meta dhe ua fal ndeshjen, se i ka ushtarë të vetët. Shqiptarët nuk kanë fituar asgjë. Sërish ka fituar Klani i Zemunit.
De Biasi: Deri tani situata ishte dramatike për tifozët, por jo entuziaste për mua. Tani situata është entuziaste për tifozët dhe dramatike për mua, pasi e kanë marrë të gjithë seriozisht që duhet të kualifikohemi.
Ditmir Bushati: I dashur Daçiç! Pavarësisht kësaj që ndodhi, unë them që marrëdhëniet tona të vazhdojnë normalisht. Incidente të tilla nuk duhet të keqësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve. Megjithatë, unë iu rekomandoj ta njihni sa më shpejt Kosovën, se në këtë mënyrë ekipi ynë kombëtar do të shkatërrohet, pasi 90 përqind e lojtarëve janë nga Kosova. Me ata e zgjidhni lehtë, thoni nuk duam të luajmë se i kemi armiq, kurse ne mund të na mundi më lehtë. Sidoqoftë, shpresoj mos të na e marrësh për ters, se nuk kemi ndërhy.
Shakohoxha: Ta dija që do na e jepnin tre pikëshin, e kisha vënë x për Danimarkën ndeshjen tjetër. Sidoqoftë duhet të flasim shpejt sa duhet të jetë koeficenti këtë radhë, se më duket se do kapim ndonjë dorë të mirë.
Supermbesa: Shikoj katnar shqiptar që gëzojnë sikur ça kan fitu. Ncncncnc, kur do bëhen njerëz këta. Gëzojnë që kanë fitu në tavolinë ni ndeshje, se në fush kishin menie me u rraf. Ncncnc ca katnarësh.
mesa m’knoq, iukwim ?
Popull i trashe dhe vulgar me teper se kaq nuk meritojme. Nje vendim normal i nje organizate Futbolli kthehet ne konotacione politike, religjoze dhe ndershteterore nga grupe dembelesh, hajdutesh, te papunesh dhe islamikesh.