Zeni pranon pseudonimin e kohës së trafikut të armëve
Reagimi i Zenit për filmin e ri që do të luhet në Hollivud, ku ai është në një ëndërr si trafikant armësh, është i sinqertë. Gjatë gjithë skenarit Zeni përshkruhet si “sypeshkaqeni” dhe i atribuohet presionit ndaj Trebickës, për të ikur nga biznesi i paketimit të fishekëve.
Pas kësaj, Zeni doli publikisht dhe sqaroi se ndaj tij ka pasur hetime dhe në kohën e Aldo Bumçit, por Aldo nuk ka gjetur gjë.
Nga e gjithë kjo histori, është interesant fakti që Zeni u vetëidentifikua si “sypeshkaqeni”, pra ai reagoi si i tillë.
Ky është një hap i madh përpara drejt hetimeve, se të paktën ka pranuar nofkën që i thërrisnin atëherë. Tani ngelet të hetohet përmes AND-së, nëse sytë si peshkaqen i ka trashëgim nga mamaja apo nga babai.
Alibeaj zbulon grupin e Qorrit dhe Xhepit
Enkelejd Alibeaj ka zbuluar më në fund grupin e Qorrit dhe Xhepit në Fier. Përmes një qarkoreje, drejtuar Komitetit Qendror, ai ka zbuluar se disa elementë fraksionistë kanë sabotuar fushatën e tij në Fier dhe dha urdhër për t’i përjashtuar nga partia.
Më poshtë ai bën një përshkrim të hollësishëm të gjithë fraksionistëve që i përkasin dy grupeve të ndryshme, të cilët sipas Alibeaj, synojnë të rrëzojnë jo atë, por Lulin në Tiranë.
Në përpjekje për të mësuar nëse Luli është i përfshirë në këtë luftë, ai u përgjigj se “partia jonë ka çuar në zemër të Mallakastrës një bir besnik të saj, që do ta ndajë shapin nga sheqeri”, siç ka pas thënë shoku Enver për Mehmet Shehun kur eleminohej Qorri dhe Xhepi.
Pritet përfundimi i festës së Ramazanit, që Alibeaj t’u turret me gjithë fuqinë këtyre fraksionistëve, pasi tani është ende i pafuqishëm ngaqë agjëron.
Drejtoresha e Jetimores pranon fajin
Drejtoresha e Jetimores në Shkodër, u filmua duke rrahur barbarisht një fëmijë jetim. Më keq akoma, dy shoqet e saj thjeshtë e shikonin, çka do të thotë se rrahja ka qenë një traditë e hershme në jetimore.
Pasi skandali u bë publik, policia mori në pyetje drejtoreshën para se të firmoste urdhërin e ndalimit dhe po e pyeste.
-Përse qëlluat mbi një fëmijë të pambrojtur?
-U nxitova, humba durimin.
-Pse e humbët durimin?
-Më bënte zhurmë kur këndoja dhe më prishte këngën.
-A ishit e ndërgjegjshme se po bënit një krim duke qëlluar mbi një fëmijë jetim?
-Hajt mo thashë, s’do bëhet e madhe, se fëmijë shqiptarë qëllova, nuk ishte çek.
Eh ajo fjalia e fundit na permbledh mire si popull. Vriten dy ceke, dalin me gazet(k)arë, e me kuc e me mac, dhe kerkojne varje, shkaterrim, djegie. Vriten mijera shqiptare ne vit, rrine si mut te gjithe.