Të mirat e transmetimit me spikere të zhveshura
Një televizion lokal në zonën Sharrë-Kombinat, deri në Laknas, ka filluar transmetimin me spikere me gjoksin jashtë, për të tërhequr shikues. Nga reagimet e para të bëra nga AMA, nuk është se ka tërhequr shumë shikues, por ka tërhequr vëmendjen e shikuesve që e kanë parë, të cilët kanë harruar çfarë kanë thënë lajmet dhe e kanë pas mendjen tek gjoksi i spikeres.
Pronari i këtij TV e ka justifkuar kështu gjetjen e tij.
E para, Shqipëria ka lajme shumë të hidhura dhe nuk është mirë që njerëzit të shqetësohen orë e minutë. Duke nxjerrë spikeren me gjoks jashtë, njerëzit shikojnë anën pozitive të gjërave dhe jo anën negative. Kështu, ata kur ti u thua se u arrestuan vrasësit e oficerit të RENEA-s në Lazarat, më shumë kërkojnë me mendje dy gjokset, sesa dy të kërkuarit e arrestuar.
Së dyti, duke qenë se pronari është fans i PD-së, ai nuk kishte asnjë zgjidhje tjetër për politikë editoriale. Duke nxjerrë dy femra të zhveshura, dhe demokratët e marrin më lehtë humbjen. Nuk është hera e parë që demokratët përdorin metoda të tilla për të tërhequr vëmendjen nga rezultatet politike. Deri më sot kanë tentuar të tërheqin vëmendje me këngëtare si Çiljeta, Greta etj.. Meqë ato nuk dhanë rezultat, kjo është zgjidhje e fundit.
Së treti, televizioni pasqyron dhe frymën e tij opozitare, pasi në thelb zhveshja identifikohet me transparencën. Dhe kjo do të ketë padyshim sukses.
Doktori i jep hua avokatin vëllezërve Aliko
E vetmja mënyrë që Doktori të jetë i azhornuar me çfarë ndodh me dy të akuzuarit e vrasjes së oficerit në Lazarat është të ketë avokatin e tij mbrojtës dhe avokat të tyre. Dhe kështu ia bëri. Tani ai është i informuar për çdo detaj të asaj çfarë ka ndodhur dhe ka bërë gati disa deklarata për shtyp:
E para, është që policia i ka keqtrajtuar në burg, pasi ka tentuar t’u japë të hanë, ndërkohë që ata mbajnë Ramazan. Kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të tyre, që dyshja Rama-Meta e bëjnë për t’i poshtëruar.
E dyta, është se gjatë kohës që ata duhet të çelin iftarin në burg, aty çojnë gardianë të krishterë, që nuk marrin vesh nga iftari dhe ata i ndalojnë të hanë, se u thonë kaloi orari.
E treta dhe më e rëndësishmja, është se ata kërkojnë t’i marrin në pyetje menjëherë çfarë ka ndodhur, ndërkohë që ata kanë nevojë të reflektojnë ta rikujtojnë skenën, ta konsultojnë dhe pastaj të flasin.
E fundit që është dhe skandaloze, është se gjithë të burgosurit kanë votuar për LSI-në dhe ata ndjehen të persekutuar në një mjedis armiqësor. Duhet të kërkojmë urgjent të transferohen në një vend ku nuk u krijohet kompleks nga fakti që kanë votuar për PD-në.
Për të gjitha këto, Doktori i ka kërkuar avokatit ta mbajë të informuar.
Kunati, sulm në javën e fundit të bashkisë
Kunatin nuk po e zë vendi. Një tender për ndriçimin rrugor në Tiranë i kishte ngel në sirtar dhe duhet ta mbyllë urgjent këtë javë, meqë i ka marrë dhe lekët paradhënie për fushatë. Një rrugë në Tiranë ka filluar të ndriçohet me ndriçues të shtrenjtë, që sipas Kunatit, i bie më lirë në të ardhmen, pasi harxhojnë më pak.
Nje banor që po shikonte punën në aksion sot, pyeti i çuditur:
-Ça bëhet kështu, kush u ka dërguar të punoni ditë të dielë? Keni katër vite që nuk punoni…
-Se di vallai, tha elektriçisti. Erioni na dërgoi.
-Si ka mundësi, tha qytetari, Erioni akoma se ka marrë mandatin?
-Jo ai Erion, i tha elektriçisti. Erion quhet Kunati i Lulit. Ky na ka çu, se tha duhet ta ndriçojmë Tiranën, që të duket më në fund vizioni i Lulit.
Shume mire ben kunati, le te ndricoje rruget qe njerezit te mos e kene mendjen tek Lulija dhe Grida qe po arratisen ne Hollande per te shpetuar nga perballja me demokratet!
Ska bythe njeri te ja dale me historik Saliun e merren me llafe kot.
Sali Berishe nje here I vjen Shqiperise, jemi me fat qe e lindi dhe e pati fat kombi jone.
Pasardhesi i tij Lulzim Basha natyrisht se ka te lehte te zevendesoje Skenderbeun modern.
Sa kom vjelle nga komenti i dhelpres, sikur shkela mut maloku…
Normal o kunadhe leshi nje here vjen esat toptani ,nje here vjen saliu i sheqeres dhe shqipria eshte aty ku eshte,imagjino te vinin dy here esatet salirat dhe enveret…..