Aldo, Luli dhe një slogan për Gridën nga Batoni

20 Qershor 2015, 19:11Antena TEMA

Aldo Bumçi vë nderin në vend

Aldo Bumçi ka rikuperuar gjithë imazhin e tij si njeri i humbur pas vjedhjes së makinës që i bënë në Bllok. Nga ajo ditë, ai mesa duket ka vënë mend.

Dje në mbrëmje deputetja Kryemadhi denoncoi se nga makina e Aldo Bumçit ka dalë një bandit dhe ka qëlluar në ajër në prani të saj, vajzës së saj dhe kandidatit për kryebashkiak të Lezhës.

Policia ka shoqëruar disa persona për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Mes të pyeturve është dhe vetë Aldo.

Shpjegimi i tij para policisë ka qenë shumë bindës.

-Qysh kur më vodhën makinën në Bllok kam vendosur që makina nuk duhet lënë kurrë vetëm, tha Aldo, as ditën, as natën, as kur je afër, as kur je larg. Në kuadrin e këtyre masave, unë isha duke dhënë një intervistë në një TV loklal dhe meqë mu duk zonë e rrezikshme ,ia lashë një djali të  fortë makinën.

I thashë, kujdes se mos ta marrin.

-Jo, nuk guxojnë t’i afrohen, tha, se kam armë.

Dhe kështu ka ndodhur. Ai po shëtiste nëpër fshat kur pa që i është afruar Monika, me një vajzë dhe kandidatin. Atëherë ai ka qëlluar në ajër për t’u thënë “Largohuni! Nuk e vidhni dot makinën e Aldo Bumçit ju”.

Pas shpjegimit të Aldos, polici tundi kokën i dëshpëruar.

-Mund ta kishte evituar të qëlluarin me armë, i tha polici Aldos.

-Më vjen keq, i tha Aldo. Ka katër vjet që ma kanë vjedhur makinën dhe s’e keni gjet ende. Më mire të mbroj makinën me armë dhe të kapni mbrojtësin e makinës, se të më vjedhin makinën, se hajdutin ju se gjeni kurrë.

Luli sqaron aksidentin automoblistik shkaktuar nga LSI në Elbasan

Pas njoftimit se një anëtar i PD-së është dëmtuar dhe është shtruar në spital në Elbasan, Luli ndërpret takimin dhe shkon në spital në Elbasan.

Takon mjekët dhe pyet për të dëmtuarin.

-Mirë është, i thanë mjekët, por është jashtë rrezikut.

-Nga se janë shkaktuar dëmtimet, i tha Luli?

-Shëmbje i ka, i tha mjeku. Është përplasur në brinjë dhe kokë. Ka qenë me shpejtësi.

-Jam i interesuar për ata që e kanë goditur, i tha Luli.

-Më vjen keq, i tha mjeku, por na e solllën të aksidentuar në makinë dhe ka qenë vetëm. E ka tepruar dhe pak me alkool.

Pas kësaj Luli del nga spitali dhe iu turret atyre të  PD-së.

-Idiotë, më nxorrët gafil aty. Pse nuk më thatë që është rrëzuar në aksident.

-Po shef në aksident, i tha kryetari, por po ecte me shpejtësi, se po e ndiqnin ata të LSI-së dhe mbanin në makinë një slogan ku shkruhej “Ne ecim më shpejt”.

Dhe ky i kishte dhënë gaz.

Baton Haxhiu sugjeron me vonesë një slogan për Gridën

Baton Haxhiu, gazetari i Kosovës që merret me çështje të Shqipërisë, u ka bërë thirrje votuesve në Durrës t’ia japin votën Gridës. Dy argumentet kryesore që ai ka janë të forta.

Argumenti i parë është se Grida është e bukur dhe Durrësi ka nevojë për një qasje të re estetike. E dyta ishte se Grida është ndryshe nga femrat e tjerë. Ky argument ha debat, pasi Batoni duhet të certifikohet si njeri që i ka provuar të gjitha femrat dhe di cila është ndryshe.

Sidoqoftë, me këto vlerësime që ka bërë, Batoni i sugjeron Gridës një slogan që do të vlejë për ditën e zgjedhjeve në lidhje me Durrësin: “Unë e bëj ndryshe, unë e bëj më mirë”.

I mirë është si slogan, por pak vonë.

7 komente në “Aldo, Luli dhe një slogan për Gridën nga Batoni”

  1. genti says:

    Hahahahaha Mero fantomasi e ke mbyt krejt :p

    1. matteo says:

      Fjalia e fundit kerkon argument. Nga e di Batoni?

  2. xhateli says:

    Batoni ia ka fut kot, se Grigja eshte njelloj si te tjerat.
    Po jua argumentoj me pervojen e tre arkitekteve te Renessanses italiane.
    Objekti qe keni perpara, tha i pari, aty ne poster, ka nje porte qe hapet me shume celsa.
    Argumenti i dyte: Porta e saj po u hap nuk mbyllet me.
    Argumenti i trete: Ky objekt e ka dhomen e pritjes ngjitur me nevojtoren.
    Pra, ja ka fut kot Batoni, se nuk eshte arkitekt objektesh si kjo Grigja.

  3. Fatosi says:

    Batonit dhe Fevzos ia tunden torrlet per tri dite ata zezaket e Nigerise, e tani vjen me i çliruar te na mesoje.

  4. Odeta says:

    O mero eshte teper e thjeshte: batoni paska qejf griden dhe dashka ti beje qejfin per arsyet e tij personale…ndonjehere gjerat jane shume te thjeshta hahahahah eshte nje flirt mendoj une, ne qe e degjojme nuk duhet ta keqkuptojme dhe ta permendim si qendrim ne lidhje me politiken, eshte thjesht nje flirt qe ndodh rendom ne mesomoshe ?

  5. asit says:

    Batoni ka bere zanatin,qejflliun,ne vend qe te bente analistin.Si duket nepsi mpozht zanatin.Do kete rast tani ta kundroje me nga afer Kandidaten.Edhe i takon se ka sakrifikuar per te,i ka dale ne krah.Kjo ka sherbyer dhe per ti futur…sterkembcen.Ik or dreq ne Kosove,kemi boll kunguj qe dalin ne studio,sa per te mbushur xhepat.

  6. 17nentori says:

    edhe ndryshe edhe me mire se femrat e tjera…. mendo sa i pakenaqur duhet te jete Batoni nga femrat e tjera!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje