Episode nga dita e sotme e fushatës dhe halli i Nishanit

17 Qershor 2015, 19:28Antena TEMA

Si e sabotoi demokrati Thërmia debatin e Grigjës me Gjushin

Grigjës po i kthehet në problem mospërballja me Dakon. Dje në Top Channel Grigja i dha fjalën që do të shkonte, por në orën 18:00 iu kthye mendja. Dhe gjithë sherrin e solli demokrati Thërmia.

Para se Grigja të nisej për Tiranë, demokrati Thërmia shkoi tek klubi i partisë dhe takoi Asmonin.

-Kemi debat sonte, i tha Asmoni, do ta shkatërrojë Grigja, Gjushin.

-Mezi po pres, i tha demokrati Thërmia, se ky Gjushi ka gjithë ditën që filmon pallatet e Grigjës dhe nxjerr lejet e ndërtimit që i ka dhënë Grigjës nga arkiva.

-Po ça të keqe ka që ka bë pallate, tha Asmoni? Dhe Luli bëri pallat në Vlorë. Ne jemi parti e kapitalizmit, s’kemi komplekse.

-Jo mo se ka atje Gjushi, tha Thërmia. Por, do t’u thotë njerëzve, që kjo ka 10 vjet s’ka mbaruar tre pallatet e saj, jo të mbarojë punët e Bashkisë.

Kaq i duhej Asmonit dhe ia raporton menjëherë Grigjës. Kjo e fundit ishte duke ikur për Tiranë dhe u detyrua të kthehet nga rruga.

Bujar Nishani nuk sajon dot një këngë me çifteli

“Ansambli Mirdita” u dekorua nga presidenti dhe i shkoi për vizitë në Presidencë. I entuziasmuar nga veglat muzikore, Nishani u çua dhe mori një çifteli në dorë dhe tentoi t’u bjerë telave.

-A do me këndu ndonjë këngë për ty, i tha rapsodi?

-A keni ndonjë këngë për Sali Berishën, e pyeti Nishani?

-Jo nuk kemi, po s’ka problem, i tha rapsodi. Përshtasim ndonjë këngë të vjetër për heronj.

-Jo këngë heronjsh, jo, i tha Nishani, se ata në fund vdesin. Ndonjë gjë më me shpresë.

-Po mirë, të përshtatim ndonjë këngë dashurie, i tha rapsodi, me çika të reja.

-Jo se i prish punë Gridës në fushatë, tha Nishani, po ndonjë gjë tjetër më serioze.

-Atëherë po i përshtasim ndonjë këngë të shokut Enver, i tha rapsodi. Unë i kam pas këndu dhe ato atëherë.

-Jo të shokut Enver, tha Nishani, se ngatërrohen njerëzit e padashje e këndojnë me emrin e tij.

-Or zoti president, i tha rapsodi! Po sikur t’i këndojmë që të bëri ty president në shenjë mirënjohje?

-Jo, jo se është e rrezikshme, i tha Bujari, t’ia kujtosh tani që unë jam president dhe ai pa punë.

Video e Qazimit dhe video e Ardianit

Qazimi i Elbasanit më në fund shpjegoi se deklarata e tij nuk kishte të bënte me fushatën elektorale, por me një vit më parë kur i kishte dhënë këshilla një gazetari, pronari i të cilit mbron më shumë shtetin sesa gazetarin.

-Po kur është bë tamam, tamam, e pyeti një gazetar?

-Po ça me të thënë lala kur është bë tamam. Atëherë mo kur bëmë dhe ne videon e atij Turkut.

-Po pse ça ka video e Turkut, këmbënguli gazetari?

-Asgjë me jahu, dhe ai i qan hall sekretares se mos sillet keq duke u tregu kokëfortë dhe e pushojnë nga puna.

2 komente në “Episode nga dita e sotme e fushatës dhe halli i Nishanit”

  1. Baftjar Zeqo says:

    Mero je si Espinoza i filmit Oktapodi…

  2. sumqina says:

    Hahaha kjo baxhella Grigja qe ja jep plakut dihet tashme,por edhe plakut doktor hahahahaha…po ajo ta mban “veglen” lart.Cfar neverie qe esht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje