Siç u mor vesh, partia e Erdoganit, e cila pretendonte të fitonte dy të tretat në Kuvend, nuk arriti dot as shumicën e thjeshtë, por ngeli tek 42 përqind e votave. Politikanët shqiptarë, të cilët kanë njohje personale me Erdoganin, i çuan atij mesazhet e para pas humbjes.
Edi Rama: Nuk di në më lexon vëlla, se unë të kam shkrujt dhe dje në Twitter, që duhet të bësh kujdes me këto zgjedhje. Tani po të shkruaj se pashë rezultatin dhe jam i shqetësuar për premtimet që bëre në Tiranë, sidomos për paratë e parlamentit të ri. Detyroje kryeministrin e radhës të përsërisë premtimin dhe të premtoj që do ta përshëndes qeverinë e re në Twitter, edhe pse ti e ke shumë zët. #MeErin#.
Para se ta niste, këshilltari i Ramës e kujtoi për këtë hashtagun#MeErin#, se ndoshta e ka harruar ngaqë është në fushatë në Tiranë.
-Lëre, tha Rama, se kështu i flas me përkëdheli Erdoganit, nuk është për Erionin.
Ilir Meta: Qysh kur u takuam bashkë kur erdhe në Tiranë, të pyeta a ka LSI në Turqi. Më pe i çuditur dhe më the: “ç’na hyn në punë LSI-ja, aty njerëzit kanë punë, nuk kanë nevojë për LSI-në”. Të thashë që duhet të punosh në këtë drejtim, se situata ndryshon. Tani po shoh rezultatet dhe të them “Vëlla merre lehtë. Mos u mërzit nga rezultatet. Një miku im në Kosovë ka thënë, se nuk ka rëndësi sa fiton, po si i fut në punë. Nuk ke fituar pak, 42 përqind. Ky rezultat është ideal për të lindur LSI dhe në Turqi. Me qetësi dhe dashuri çdo gjë arrihet.
Lulzim Basha: Baba Erdogan. Sot u ngrita vonë nga gjumi dhe lajmin e parë që mora vesh, ishte rezulati i zgjedhjeve në Turqi. Tani jemi vërtetë të shqetësuar për të ardhmen e Turqisë. Ne mendojmë se e gjitha ka ardhur nga bashkëpunimi i dyshes Rama-Meta me kundërshtarin tënd Gylen, të cilin nuk pranuan ta ndëshkojnë para zgjedhjeve. Ata kanë mësuar Gylenin si blihen votat e të varfërve dhe të kanë bërë gjëmën. Kur t’u ankova në Tiranë për këtë gjë nuk ma vure veshin, the nuk merrem me edepsëzë. Tani ja ç’të ndodhi.
Sali Berisha: Djali më tha sot në mëngjes se i kemi punët keq në Turqi. E kishin telefonuar miqtë tanë këtu, që bëmë pazarin e hidrocentraleve në fund. I kishin thënë se po na humbi Erdogani, mund të kemi probleme për muhabetet që kemi bërë deri më 2013. Duhet të denoncosh fort blerjen e votës dhe kriminalizimin e politikës. Po lind një racë e re kriminelësh në politikë, që nuk dihet ç’kanë qenë më parë. Unë dhe ti jemi të vetmit burra, që kemi vrarë hapur për pushtet dhe po e pësojmë nga këta që kanë vrarë fshehurazi. Nuk duhet të dorëzohesh. Përpara. (Shikoje pak atë hallin e djalit).
gjatoshi RAMA[byrazer me Erdoganin nga grate] duhet te marr nje mesim ne zgjedhjet lokale per mashtrimin e popullit qe e votoi per mos denim te krimineleve te 21janarit Berisha dhe Basha por edhe te hajdutit shiit Meta………..
Si t’ia japim mësimin? Duke votuar prapë për Berishën, ngaqë Rama nuk e futi në burg Berishën ???!!
Larg qoftë!!!
Nuk mund të rrimë gjithmonë duke luajtur teatër absurd. E bëmë këtë gabim më 2005-2013, pas famëkeqes 1992-1997.
Mos u merr me kete plere. Jevgjitet jane nevrikosur me Ramen ngaqe ai po ua tregon vendin!
Baba Erdogan,preu kokat ketyre palo arnauteve, se vetemashtu do te duan dhe nderojne
Eja Mero te lahesh se mban era kerme…
dy te paret besohet ti kene thene ashtu erdoganit kurse Basha dhe Berisha sbesoj ti kene thene ashtu Erdoganit te inatosur me USA
Sala midis lotve i thote Erdoganit e pesove si une me refendumin edhe pse te keshillova ki kujdes se populli edepszez si kupton punet qe me vone do bente nje sulltan si ti e nje mbret si une.Keshtu eshte kur ne te dy dolem nga gjirizi dhe te lyer duart me gjak per tu bere manarke te fuqishem po ce do se mbetem jo me gisht ne goje po mut te thate ne goje.Mire u takofshim ne gjiris nga dolem i dashur Erdo nga vllai jot Saliu.