Kunati i kërcënuar nga lista e dekriminalizimit

1 Qershor 2015, 20:58Antena TEMA

Një nga përfitimet që pati Kunati kur po emëroheshin kandidatët e PD-së për kryetar bashkie, ishte presioni për listën e dekriminalizimit. Duke folur çdo ditë për të, ata që kishin probleme paraqiteshin në zyrën e Kunatit dhe paguanin taksën që u hiqte njollën.

Tani problemi është rihapur dhe ata duhet të dorëzojnë mandatet. Kjo ka rritur shqetësimin tek Kunati, se ata kërkojnë po ashtu t’u kthehen paratë.

Për këtë, Kunati filloi të bëj llogaritë. Krijoi një listë me personat e dyshuar që mund të hiqen nga lista dhe shënoi në krah shumat që i duhen kthyer dhe kush duhet t’ua kthejë.

E filloi me Këlcyrën.

Këlcyra:

Shënoi emrin dhe në krah shënoi: Ben Ristani t’i kthejë 50. Me kaq mbyllet sherri, se bashki e vogël është. Nëse Ristani refuzon ta bëjë, atëherë duhet ta paguajmë nga arka e partisë, po Ristani të hetohet ç’i ka bërë ato që ka marrë nga rivali.

Kamza:

Zeni të kthejë 500 mijë. PD nuk merr përsipër asgjë. Gjithçka na ka ardhur me urdhër. Nëse kundërshton PD, i lind e drejta t’i vërë në sekuestro dyqanin e brekëve në Bllok dhe të bllokojë gjithë mallin e shtrenjtë. Problemi është se janë mallra që nuk shiten në Kamëz, ndaj duhet shitur diku lirë dhe duhen kthyer paratë. Dyshimet se Zeni mund të mos jetë korrekt, burojnë nga fakti se ai ka gënjyer dhe ish-gruan duke mos i kthyer kalin, qenin dhe tre macet.

Laçi:

S’kemi detyrime financiare. Luli të shtojë një badigard dhe mua të më vihet një derë e blinduar tek zyra. Çështjen e lekëve ta zgjidhin kandidatët me njëri-tjetrin.

Lezhë:

Detyrime të vogla. Mund të rregullohemi në natyrë, ose me një 30.

Vlorë:

Nëse ndodh diçka, detyrimet i kemi 60 me 40 me Zenin. Kontrata ishte, që meqë nuk i dhamë lekët e pallatit, të mblidhte ndonjë lekë në fushatë si kandidat dhe të kompensohej. Me sa kemi ne dijeni, nuk ka funksionuar. Po na u largua, duhet të rregullohemi përsëri për ndonjë rast tjetër…

Duke vazhduar listën e kandidatëve, Kunati e pa se dekriminalizimi po e rëndonte dhe financiarisht PD-në.  Për këtë i rekomandoi Lulit që të mos thelloheshin shumë, por vetëm ata që do kapeshin deri më 21 qershor.

-Ata që kapen më vonë, s’kemi përgjegjësi, tha.

Pasi e mbaroi, ia çoi Lulit një kopje.

Ky i fundit e mori i shqetësuar në telefon.

-Mirë këto që do t’ia kthejmë ne, po Zenit kush do t’ia thotë t’i kthejë, se unë si them dot, tha Luli.

-S’ka problem, ia themi kandidatëve, tha Kunati. E dinë vet ata kujt ia kanë dhënë.

-Kam frikë se do na hapë telashe, i tha Luli. Ai s’i ka kthyer kalin, qenin dhe tre macet kalamajëve të vet, jo t’u kthejë lekët kandidatëve.

-Të bëj ç’të dojë, i tha Kunati. Puna është mos t’i paguajmë ne, pa ai le të mos i paguajë. Ai e ka kollaj këtë punë, ia ka marrë dorën. Po bëhet personazh në Hollivud si trafikant armësh dhe vë çerrat e vet të thonë s’ka fakte, jo më të pranojë 500 te Mzatit.

2 komente në “Kunati i kërcënuar nga lista e dekriminalizimit”

  1. ksenofoni says:

    Shume ka marre

  2. kunati shokut xhemol, jo shkodran. says:

    I dashur Mero, une spo jap koment per hallet e kunatit, se i jam futur punes, per komentin e neserm te Antenes, se e di qe ceshta Duma (Sh qina), per ceshtjen Palla me gjithe bisht, do te jete tema e rradhes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje