Një foto e shpërndarë në rrjetet sociale po bënte kërdinë, duke bërë gallatë me të pasmet e Grigjës. Në disa foto montazhe të thelluara të të pasmeve cilësohej “Drejtimi i Duhur”. Në disa të tjera ishte vendosur slogani “Me Punë dhe Dinjitet”.
Por epidemia e shpërndarjes së fotos u bë e tmerrshme dhe Kunati vendosi të pyesë Grigjën .
-Më fal, i tha, a je ti në këtë foto a jo, se na çmendën njerëzit?
-Po si të të them unë! Në fakt sensualiteti është një nga tiparet e mia, i cili në sensin e përngjasisë fizike nuk ka shumë rëndësi, pasi dhe forma të tjera të ngjashme mund të përçojnë të njëjtin emocion….
-E kisha më thjesht, i tha Kunati. Janë të pasmet e tua këto apo jo?
-Po ç’rëndësi ka kjo! E rëndësishme është se unë në kuptimin e të qenit sensuale, jam e prirur drejt përdorimit konceptual dhe estetik të hijeshisë trupore…
-D.m.th nuk janë të pasmet e tua, i tha Kunati?
-Zëre sikur janë, pavarësisht se të kujt janë, i tha Grigja.
Pas kësaj Kunati ngeli më i paqartë. Atëherë vendosi të pyesë disa persona të tjerë, për të qenë bindës.
I pari që pyeti ishte Luli.
-Ore ty si të duken këto të pasmet, të Grigjës janë apo jo?
-Më vjen keq, unë s’e kam parë kurrë Grigjën nga pas, madje as në sy. Vetëm këpucët i mbaj mend, se i mbaj sytë poshtë kur flas me të.
Atëherë Kunati vendosi të pyesë Fevzon.
-Ore ti rri shumë me këtë Grigjën. Të pasmet e saj janë këto?
-Po jo mo burrë, se fola dhe me Kim Kardashianin dhe më tha ça janë këto budallallëqe, pse të pasme janë ato. Nuk janë të asaj. Unë e di të kujt janë, se kam pas një lidhje, por s’janë të asaj.
– D.m.th ti thua s’janë të Grigjës, i tha Kunati?
-Po jo mo burrë. S’ta them dot të kujt janë, se më krijohet problem, por është e sigurt që nuk janë të asaj.
Pas Fevzos Kunati vendosi të pyesë Tur Zhejin.
-S’di ca të them vëlla. Gjeopolitika e kësaj çështje komplikohet nga fakti, se ende nuk është përcaktuar faktori themelor që vendos suksesin elektoral dhe në këtë pikë nuk duhet të nisemi vetëm nga impresione personale.
Kunatit iu duk e paqartë si përgjigje dhe vendosi të pyesë një njeri më të thjeshtë, që e ka pas njohur nga afër.
-A janë të pasmet e Grigjës, pyeti Irfanin?
-Me kaq pak të dhëna, nuk jam në gjendje të gjykoj. Më thuaj me sa përqind ka marrë kredi me këto të pasme, të të them kush është.
Lista po shtohej dhe Kunati po bindej që të pasmet nuk ishin të Grigjës.
Atëherë vendosi të pyesë Rulin.
-Si ta menaxhojmë këtë punën e të pasmeve të Grigjës,i tha. Ta pranojmë që janë të asaj apo mos ta pranojmë?
-Ç’të të them unë djalo. Varet çfarë doni. Kur doli Grigja për herë të parë në festën e Dhjetorit, të gjithë e shikonim nga të pasmet, vetëm Doktori e shikonte në sy. Po unë në gjë ta them me siguri. Të fitosh Durrësin do bythë. Prandaj më mirë të jenë të sajat.
Në fund Kunati vendosi të pyesë demokratin Thërmia, se si e përjetonte populli i Durrësit këtë gjë.
-Për menimin tim mos e përgënjeshtroni, tha Thërmia, se të paktën vetëm nga kurioziteti mund të na mbushet mitingu i Kënetës.
Dihet se Fevzua, Zheji, Irfani, Santua, Pangua, Langua dhe Doktori jane shtypesit e saj, por ekziston edhe nje armate e madhe hamshoresh me te cilet Grigja bente perpara me katandi dhe shkence. Te pyesim cfare do te thote ish shefja e saj Majlinda Bregu dhe Ed Paloka per kete rast?
GRIDA ESHTE FITUSE NE DURRES SADO TA PERFLASIN AJO MER VOTA
Per te gjetur se Jane apo sjane te pasmet e Grides pyesni ortakun e saj te firmes te ndermtimit se ai I ka bere ispektimin e verefikimin e kollonave ,ballkoneve dhe oxhaqeve te Grides.Ekspert dhe te sakte se ai skeni per te gjetur.
Breshk dhe shtremsir esht pervecse lista e norve esht e pafund…komt i ka si burr te trasha dhe te shkurtra shemtir e ndyr esht
hahahaha cfar baxhelle esht grigja e shtremt
Morali i fabules eshte e kendeshme … kudo funksionon… edhe pse eshte teper banale …