Komentet më pikante për vizitën e Vuçiç në Tiranë

27 Maj 2015, 19:38Antena TEMA

Presidenti serb Nikoliç: Serbia po shkon drejt katastrofës qysh kur ka mbetur në dorë të kalamajve që na sillnin birra. Por prapë është më mirë se Shqipëria. Shqipëria kamarierin e ka bërë president, ne e kemi akoma kryeministër.

Vojisllav Sheshel: Kur e kisha zëdhënës Vuçiçin, e nxirrja në konferencë për shtyp dhe thoshte “deri në Tiranë shkojmë dhe me çifte gjahu”. Sot më ka tradhtuar mua, e shkon e bën aheng me kryeministrin e Shqipërisë. Tani po dyshoj se ka gjak shqiptari.

Gazeta Kurir: Provokimi më i madh i Ramës nuk ishte kravata, por fakti që nuk pati asnjë provokim. Me këtë skemë ai donte të na tregonte se është ai që i dikton provokacjet.

Sali Berisha: Edi Rama ka fyer kombin shqiptar duke pritur si mik me tapet të kuq kryeministrin e Serbisë. Sot kam thirrur në Tiranë me urgjencë mikun tim Damir Fazlliç, i cili do të më tregojë hollësira nga ky pakt tradhtarësh. Miku im Fazlliç, më siguroi se qëndrimi i Ramës është një akt i lartë tradhtie, i cili zë fill nga marrëveshja mes dyshes Rama-Meta për ta bërë Shqipërinë vasale të mafias rajonale. Partia Demokratike do t’i japë përgjigjen e duhur këtyre tradhtarëve. Zoti Fazlliç po na gjendet në një moment të vështirë.

Lulzim Basha: U takova me zotin Vuçiç. Më falenderoi për kontributin që kam dhënë për të denoncuar krimet e luftës në Kosovë ndaj serbëve dhe më siguroi se mirënjohjen për punën time e shikonte dhe si mirënjohje për PD-në, dhe më këtë rast më uroi fitore në zgjedhjet lokale. I thashë se Partia Demokratike respekton thellësisht pakicën serbe në Shqipëri. Si shembull ilustrues i thashë se njeriu që po drejton fushatën elektrale të PD-së dhe që ka gjithë pushtetet në PD është Zeni, i cili e ka gjyshen serbe. Vuçiç më shprehu mirënjohje të thellë.

Edi Rama: Besoj se kaloi mirë. E lamë që po të hapet koha nesër, t’ia fusim një ndeshje basketbolli. Unë kam vizatuar një flamur për dron serb, të cilin do ta hedhim në fushë gjatë ndeshjes. Në dron është vizatuar Berisha dhe Milosheviçi me një fuçi nafte në mes, ku nuk shkruhet “Authochthonous”, por “Imported from Iran”.

Ilir Meta: Biseduam me qetësi dhe dashuri për situatën dhe shprehëm mirëkuptim të thellë në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve. Shprehu interes për tolerancën time në Kuvend ndaj Doktorit dhe i zbulova sekretin tim, se e respektojmë si dhëndër Serbie, jo si politikan shqiptar. U kënaq shumë.

 

8 komente në “Komentet më pikante për vizitën e Vuçiç në Tiranë”

  1. mira says:

    Kjo e Iir Metes eshte vertet shume e bukur dhe e vertete.

    1. albi says:

      “imported from Iran”…. hahahaha e madhe…

  2. Mire beni qe i degjeneroni dhenderin Serb, dhe Luli Bashic

  3. Zani Burimi says:

    Keto komente me duken te denja per barcoleta gazmore, ashtu siç jane ne te vertete. Sidoqofte paska disa mufka shume te spikatura, si p. sh.:
    1. “Vellai” i Sllobos, presidenti serb, eshte fytyra e ndyre qe e tregoi surratin e shkjaut si majmun diten e dronit (ndeshja Serbi-Shqiperi).
    2. Sheshel ka qene dhe mbetet nje besnik i çoroditur i çetnikeve serbe qe kane bere kasaphane ne shqiptaret prej 150 vjetesh, qe ne kohen e KARAGJORGJEVIç, NE LUFTEN BALLKANIKE, NE LUFTEN E PARE BOTERORE, NE MBRETERINE SERBO-KROATE – SLLOVENE DHE PERFSHI DHE JUGOSLLAVINE E TITOS DHE ME PAS, TE SLLOBODANIT.
    3.SALA KA THIRRE FAZLLIçIN, POR ISHALLA I BEHET SHOK QELIE KUNATI, “KUSHERIRI” I LIRISE.
    4. E BUKURA PER T’U GAJASUR BESOJ SE ESHTE THENIA E LULIT SE “Zeni i ka te gjitha pushtetet ne Pd (tamam marioneta qe zbaton urdhrat e babe Sales) dhe se eshte nip i gjyshes serbe, e cila njihet si spiune me grada te larta e UDB-se.
    5. Piket e plota i merr Meta me humorin e hidhur, se i ka zbuluar Vuçiç-it se tolerancen ne Kuvend ia ben Sales se e mban me hater se “eshte dhender Serbie” dhe se kryeministri serb “u kenaq shume!”
    Flm, “Tema”, na gajase!

  4. tqr tfgs says:

    kjo e likes qeka e lezetshme

  5. Larry says:

    Komenti I Ilir Metes I shkelqyer, famous ,ironic, denigrues, shume e zgjuar. Thank you Ilir Meta. Larry , New York

  6. 17nentori says:

    Fatos Nano: Me Vucic e kishim leme te shkonim per nje xhin martini pas takimeve dhe te kujtonim gallaten qe benim dikur.
    Nuk erdhi vecse, dhe dergoi mesazh qe nuk po pi me se po ben diete si e Ilir Metes.
    I thashi qe po behet trap si Iliri dhe shkova me Xhoanen ti fusim nja dy margarita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje