Pas lajmit se regjisori i njohur Todd Philips, po bën një film mbi trafikun e armëve nga Rinasi në Afganistan ku ka qenë i përfshirë Zeni, ky i fundit, i revoltuar i ka nisur një letër regjisorit, ku e kërcënon atë për nismën që ka marrë.
“Zoti Philips
Unë që po të shkruaj, jam një nga personazhet e përfolur të filmit tuaj. E gjithë ajo që ju keni ndërtuar në film është një gënjeshtër, e cila merr shkas nga një artikull i gjatë në letrën higjenike New York Times dhe më pas nga një dosier i botuar në revistën Rolling Stone, për të cilën nuk kam asnjë respekt.
Së pari, dua të të them se unë nuk kam dash të përzihem me atë karagjoz, por meqë po bënim demontimin e armëve në Gërdec dhe ai kishte nevojë për ripaketim, nuk donim njerëz të tjerë nëpër këmbë, ndaj mora përsipër ta ndihmoja. Problemi i tij ishte se nuk shkëputej dot nga Kosta Trebicka, një karagjoz tjetër, të cilin e dërguam një ditë për gjah andej nga Gramshi dhe nuk u kthye më, pasi ndeshi me gjahtarë të tjerë.
Ky Diveroli ishte komplet karagjoz. Më kërkoi takim dhe i thashë eja takohemi tek shtëpia e vjetër e babit në Brakë. Erdhi aty si karagjoz. Unë isha me Rafin dhe një shok tjetër. Ia bëmë të qartë që nuk na intereson shumë biznesi i tij, por nuk duam njerëz nëpër këmbë në Rinas dhe Gërdec, ndaj do ta bëjmë ne punën e tij. Ai ra dakord dhe na kërkoi ndihmë si t’ia thoshim këtë Trebickës. I thamë e gjejmë ne një mënyrë dhe e gjetëm.
Pastaj si djalë joserioz që ishte, ai donte të na korruptonte me femra dhe lekë, por ne nuk pranuam. Unë jam djalë që falem pesë herë dita, nuk bëj dot pisllëqe. Ai filloi t’i japë shumë gojës dhe gjërat shkuan në vesh të asaj letrës higjenike që nuk dua ta zë në gojë, që botohet në SHBA. Ata dërguan një spiun në Shqipëri, që u zu me Fatmir Mediun pasi e provokoi dhe ky i fundit i mori kasetën dhe kamerën. Pastaj çështja u bë e madhe dhe babi im i sqaroi me email-e disa herë se unë nuk kisha gisht në këtë punë. Por ata nuk hiqnin dorë. Ngarkuan 13 vetë të merreshin me një artikull kundër meje, që nga Rusia deri në Miami Beach.
Ne nuk na duhej shumë biznesi i tij dhe nuk i kërkuam para as për punën. I thamë vetëm mos të lodhemi ne të demontojmë fishekë, merrni fishekët tanë që kemi për demontim dhe kur të kthehet avioni bosh nga Afganistani në Rinas, të marrë ndonjë ngarkesë me pako, se e kemi kollaj. E futim pa doganë mallin e bardhë.
Kështu ramë dakord dhe kështu u bë. Thjesht kena punu me klering.
Filmi juaj përpiqet ta parqesë këtë Diverolin sikur ishte gangster dhe sikur na kishte fut ne nën hyqëm, duke bërë dhe si i fortë. Ai ishte një kalama koti, që kërkonte ndonjë gocë të re për ta shoqëruar sa herë vinte. Kjo më bëri keq dhe mua se fillova të interesohem për këto çupat dhe pastaj u detyrova të përfundojë në divorc.
Gjithë qëllimi i këtij filmi, i paguar nga dyshja Rama-Meta, është që të më paraqes mua si trafikant armësh dhe si njeri që kam bashkëpunuar me mafian ndërkombëtare. Të gjitha këto janë shpifje dhe unë me babin do t’i denoncojmë në gjykatë sapo të dalë filmi. Por, një gjë nuk duhet ta harroni kurrë, se atë shprehjen që “unë me 20 vet të armatosur e marrë këtë vend” nuk e ka thënë Diveroli për vete, por ma ka thënë mua me simpati.
Unë çuditem si e mbani zap këtë vend me 20 vetë të armatosur më tha, kur pa sesi më bindej mua gjithë ushtria, Rinasi, policia etj. Ndaj mos e shtrembëroni historinë, se do mbani përgjegjësi. Dyshja Rama-Meta mund t’iu japë miliona, por e vërteta një ditë do triumfojë.
Pa respekt për ju,
Zeni”
E more zen .me daj Samin ,mos e kruj .se te cojn dhe ty ndonje dite per gjah.
e mer tironc akoma nuk e ke kuptu qe zeni dhe daje semi kane qene ortak ne kete biznes
Kelysh bushtre !
Zeni lepurushi do beje emer dhe ne film,mundesisht regjizori te zgjedhe ne grupin e homove nje qe ti ngjase budalles te babi Sales.
Brad Pitt do luaj rolin e Zenit, e permbysen Hollywood-in por me te bukur nuk gjenin dot.
ka deshmi me te sakt kur Weni thot qe Trebiken e derguam per gjueti atje u takua me gjuetar te tjer dhe nuk ukthye me.Deshmi me te sakt nuk ka.
Zeni te veje per kurim te nena e tij mashtruese ,hajdute etj.Ta mbroje babai itij antishqiptari ,krimineli,Saliskizofreni e pjellat e familjes bastarde,argita,supermbesaDasara e co.E bene Shqiperine si pashallekun e tyre!I vrafte Zoti,se drejtesia po vonon.
Po ky është kontradiktor edhe me veten në fillim thot falem 5 herë në ditë pastaj u tentua nga femrat që sillte diveroli dhe për këtë arsye na u divorcua, megjithatë unë e besoj se Zeni nuk ka pasur gisht në Gërdec sepse ka qën i tëri brënda. Fajin e ka ky popull mor Zen se në vënd që të dërdëllisni sa lart e posht ti dhe ytat duhet të ishit në një qeli me përmasa 3×2 m për një kohë shumë shumë të gjatë.
hahahahaahaha zeni, mire qe ne shqiperi i ka dale boja me kohe por do ja nxjerrin bojen dhe ata te hollywood-it