Skandali i Zenit, që nuk ka dërguar kalin, qenin dhe tre macet në Suedi, po kthehet në një problem serioz për fushatën. Kunatit i duhet të shpjegojë përditë punën e kalit që nuk mund ta çojnë dot, se nuk ka linja të specializuara nga Shqipëria dhe se Zeni do përpiqet të marrë një çarter ku të fusë kalin, qenin dhe tre macet.
Pengesë për këtë është bërë e fejuara, e cila është bërë bamirëse për fëmijët në nevojë dhe thotë që është mirë që kalin t’ia japin ndonjë familje në hall në Shqipëri të mbajë dru, qenin t’ia japin ndonjë bariu për ujqër, ndërsa për macet merr përsipër t’i mbajë vet.
Ky konflikt rrezikon t’i humbasë shumë pikë në fushatë partisë, ndaj Kunati ka marrë opinione të ndryshme sesi mund të zgjidhet dhe kush ka të drejtë.
Doktor Halimi, i pyetur për këtë çështje dha shpjegimin e tij.
-Mua ky konflikt më prish shumë punë në Tiranë, pasi kali dhe qeni janë brenda zonës sime elektorale dhe unë duhet t’u shpjegoj fshatarëve programin tonë për hallet e tyre. Ndërkohë, ata më shumë e kanë mendjen tek kali i Zenit sesa tek pikat e programit tim.
Propozimi im është që ato lekët që do mblidhen për mua në fushatë t’i jepen Zenit dhe të na e heq këtë sherr nga fushata, se po më prish punë. Kështu gjërat shkojnë në drejtimin e duhur dhe bëhemi një parti me punë konkrete dhe dinjitet.
Grigja, e cila mbulon Durrësin dha opinionin e saj.
-Nuk dua të bëhem maskiliste, për shkak të kohezionit tim profesional, por që në vetvete e gjitha kjo është një konflikt i prodhuar nga inkoshienca femërore që ka impute të dukshme xhelozie dhe perceptime vulgare mbi dukshmërinë e problemit, në sensin e të përfaqësuarit të nevojave reale. Përderisa nuk kemi ende një kartelë të kalit të regjistruar në emër të zonjës, nuk shikoj asesi shkak për konflikt publik, aq më tepër politik. Përpjekja për të na dëmtuar përmes një konflikti që ka në qendër një kal, një qen dhe tre mace është një instikt posesiv që buron nga perceptimi i kundërshtarit si grabitës. Nga përvoja ime, çdo ndarje me partnerët nuk mund të perceptohet si një betejë dhe për pasuri të lëvizshme si kafshët. Ka kuptim të bësh betejë për apartamente, pallate etj, se quhen pasuri të patundshme, kurse këto janë psuri të tundshme. Nuk ia vlen!
Por më racional në mendimet e tij, ishte Ruli.
-Unë mendoj se kali nuk duhet dorëzuar në asnjë mënyrë, tha ai. Kjo jo vetëm për shkakun se PD-ja është mbushur me gomerë dhe duhet një kal sa për shenjë, por mbi të gjitha për faktin se do thonë, që tani që Doktori u rrëzua nga kali, i morën dhe kalin. Unë këmbëngul që kali të rrijë këtu. Më mirë dërgojmë të zotin e kalit andej, se ai na prish punë më shumë se kali.
HHHHAAAAHHHHAHHAAAA!!!!!!!….
Xixe, xixellonja naten kur ndriconte Halimin, Viladin Qyrkun dhe Griden zgjonte….?! Pordhi kali, pjerdh nastradini dhe ujku (krimi) ben kerdine
Perpara o Nastradini yne me nje mentor si Rama dihet qe ti Erjon Veliaj ke per te ecur perpara!