Pas ikjes së deputetit të Partisë Republikane tek grupi parlamenar i LSI-së, Kunati i kërkoi Fates sqarime për shkaqet e kësaj lëvizje të papritur.
Fatja, i cili i kishte bërë presion Kunatit deri në minutën e fundit për Durrësin, tani doli që nuk kontrollonte dot as tre deputetët e vet.
Por, Fatja kishte shpjegimin e tij.
-E gjithë përgjegjësia për këtë është e Lulit, i tha Fatja. Po qe se Luli do më kishte lënë mua Durrësin dhe unë do kisha çuar aty Gonin, situata do ishte ndryshe.
-Po pse do ishte ndryshe, i tha Kunati?
-Do ishte ndryshe vëlla, se ju më gënjyet. Më thatë, na kërcëno dhe një herë se do ta japim, ndoshta trembet Doktori. Unë e hëngra dhe iu kërcënova që do largohem po qe se nuk ma jepni Durrësin. Ju thatë ok, do bëjmë anketë. Bëtë anketë mes Gonit, Iglit dhe Asmonit dhe në fund fitoi Grida që nuk ishte në anketë. D.m.th u tallët me mua.
Kaq duhej dhe grupi e pa që ju nuk më pyesni mua. Dhe kur nuk më pyesni mua, merre me mend si do pyesni për deputetët e mi. Kjo është arsyeja e fortë, që ata kanë për të ikur nga grupi im dhe për të shkuar me pushtetin.
-Po a është e vërtetë që ti do ta ndërroje këtë deputetin me një tjetër?
-Po, është e vërtetë, por për këtë fajin e ka Doktori. Para se të fillonte fushata në vitin 2013, Doktori më siguroi që deputeti i Kamzës të ishte me gjysmë mandati, që të bashkohen dy kandidatë për të punuar në Kamëz. Ashtu u bë. Të dy deputetët u ulën me njëri-tjetrin dhe bënë një kontratë noteriale. Sipas kontratës, dy vjetët e para në pushtet, do ishte deputet ky që është. Ky do merrte Policinë e Ndërtimit si punë. Pastaj pas dy vjetësh do nxirrte lekët e fushatës dhe do t’i hapte rrugë atij tjetrit që i kishim premtuar ta çonim tek targat dhe patentat. Dhe ai do nxirrte lekët e fushatës dhe pastaj do kontribuonte për partinë.
-Po ç’lidhje ka Doktori këtu, i tha Kunati? A kanë kontratë noteriale?
-Kanë, por e kanë sikur do ishin në pushtet, jo që do ishin në opozitë. Doktori u tha harxhoni lekë sa të doni, se do jemi në pushtet dhe i rregullojmë punët prapë. Ata harxhuan lekët, Doktori na gënjeu, humbi zgjedhjet, tani kontrata s’ka më vlerë. Ndaj them që fajin e ka Doktori.
-A e kupton që me këto ikje që të bëjnë ty deputetët, ne nuk të japim dot më asnjë deputet në zgjedhjet që vijnë, tha Kunati? A ke fol me këtë deputetin, çfarë thotë?
-Ai thotë më gënjyet që do jemi në pushtet. Unë po zbatoj kontratën që bëmë bashkë, pra që do jemi në pushtet. Unë kam axhendën time tha, s’kam axhendën e partisë tënde.
-Po ti çfarë i the, pyeti Kunati?
-I thashë dhe mua më gënjyen për vete, por unë do rezistoj deri në fund.
-Mirë, i tha Kunati, se shkoi vonë. Pyet herë pas here dhe Gonin në telefon nga është e me kë është, se mund të ngelesh vetëm.
-Atë s’e kam merak, se dhe po iku, tek ju do vijë, tha Fatja. Ç’tu bëj këtyre të tjerëve!
-Dakord, tha Kunati. Po qe se Mziu humbet, ta dish se shkak është bërë ish-deputeti yt.
-Epo mirë, tha Fatja. Të japim dhe ne një kontribut për dekriminalizimin, se na akuzojnë gjithë jetën për kriminela.
Ngjiz Kuvendi
me bedela
ca merhume
ca me kartela.
~
Ca merhume
qe jane bedela
Ca te tjere
kriminela.
~
Kriminela
me shumice
Paret i kane
Kapice.
~
Bere lekura
si e sholles
Dosjet, Na
sa cant’e shkolles.
~
Qysh i behet
se nuk ckulen
po me keq
per pare sulen.
~
Nje detyre ke
Edi o Mik
i qerro
o ngrehu e ik!
Kjo eshte tamam teme qe “duhej pyetur Ruli”. Pse e keni lene pas dore keto ditet e fundit?