Sot në mëngjes Kunati u xhindos. Sapo hapi gazetat dhe lexoi rubrikën e tij të preferuar të Antenës, ku është personazh, u hutua. Antena kishte përshkruar gjithë deklaratën për shtyp që Kunati kishte bërë gati qysh të shtunë, për ta shpërndarë të dielën.
Antena kishte përshkruar fjalë për fjalë vizionin europian të Lulit për Tiranën, siç e kishte porositur Kunati.
Nervoz, thirri shefin e IT në PD për të kontrolluar a ishte i sigurt sistemi.
Specialisti e garantoi se ishte i sigurt.
Pastaj filloi të dyshojë tek studioja e montimit televiziv që ka në PD, se e kishte regjistruar deklaratën. As ata nuk kishin dyshime për ndonjë hakers.
E lexonte e stërlexonte dhe i vinte plasja. Ishte fjalë për fjalë.
Thirri doktor Halimin, se mos i kishte shpëtuar fjala gjëkundi.
-Jo, tha doktori. Dje isha me sportistët. U thashë atë shprehjen e famshme “Sporti është vaksina, unë jam ilaçi”.
-Ndonjë gjë tjetër për vizionin europian të Lulit, mos ke fol rrugëve, i tha?
-Jo, i tha doktori, se nuk i mbaj mend ato. Janë shumë.
-Mirë atëherë, i tha Kunati. Ata kanë një spiun brenda nesh, por ne nuk do tërhiqemi. Ata e bëjnë kastile që ne të tërheqim deklaratat, por ne do ta bëjmë.
Shkruaj, i tha doktorit, dhe filloi ta lexonte me zë:
“Sot nuk ka qytetar të Tiranës apo shqiptar që nuk e di se Lulzim Basha i ka dhënë Tiranës vizionin e një qyteti modern dhe europian me Bulevard të ri, terminal multimodal, transport modern pasagjerësh me tram, 200 projekte të realizuara në infrastrukturë, kopshte, shkolla e çerdhe, 25 mijë vende të reja pune etj.
Ndërsa Edi Rama si kryebashkiak betonizoi Tiranën, si kryeministër është përgjegjës për papunësinë, varfërinë, mjerimin, pasigurinë dhe eksodin. Por, përgjigjen më të mirë do ta japin qytetarët më 21 Qershor. Qytetarët shqiptarë pyesin sot ku është Edi Rama?
Pse nuk ballafaqohet me popullin e tij? Pse fshihet pas papagajve të tij? Pse fshihet nëpër salla të errëta ku prezanton kandidatët larg syve të qytetarëve? Revolta popullore e ka futur sot në depresion Edi Ramën, por është e sigurt se me ndëshkimin që do marrë me 21 Qershor, nuk do të ketë doktor që ta marrë në dorë.”
Kaq është, tha doktori?
-Kaq, i tha Kunati. Këtë duhet ta përsërisim çdo ditë, t’u ngulitet mire në mendje njerëzve çfarë vizioni kishte Luli.
-E paska pasur të bukur, tha doktori. Gjynah që po e zëvendësoj unë. Ta kishim lënë t’i bënte këto gjëra.
Lulushi është në bela se ka rënë në mes te zjarreve njërin e ka doktorin e zemërës tjetrin doktorin që e ka pritur kur ka dalë nga gopi i sëmës .Njërin qe ja leron e sben zë e tjetri që i tregon pulen e sëmes se ishte në rini .Dhe kështu e ka lëne fare fushatën se ka dhimbje si mga zemëra dhe mga vegëla.
E mo ju te TemA se ai lejfeni tjeter Erjon Veliaj nuk ka per te qene me i mire se Luli. Mut njeri kak tjetri? !!
Cuditem me menyren sesi gazeta Tema tregohet e njeaneshme vetem me Lulin e PD, po me ate nastradinin e PS Erion Veline pse nuk merret, apo qe eshte beniamin i Rames dhe nuk shkruhet nje kritike per te, por vetem lavderime idiote?