Nga ditari i demokratit Thërmia: Ku t’i gjejmë votat e Gonit për Grigjën?

21 Prill 2015, 19:31Antena TEMA

Sot Asmoni më çoi herët nga gjumi.

-Eja shpejt tek partia, më tha, se je komisioner i vjetër dhe na duhet të na tregosh kush janë votuesit e Gonit.

-Ça ka bo vaki, i thashë?

-A kërkove të vijë Goni në Durrës të mbështesë Grigjën, tha?

-Po, i thashë.

-E pra erdhi, më tha. I tha, votat e mia janë për ty.

-Po mirë, i thashë, ça më ço nga gjumi kaq herët.

-Po eja pra, na trego ku janë votat e Gonit.

-Eh ç’më gjeti, thashë me vete. U ngrita e shkova tek klubi i partisë. Asmoni kishte marrë një teke raki me nja dy demokratë të tjerë dhe po prisnin. Asmoni kishte marrë dhe një fletore me mbajt shënim.

-Ec na trego pak, ça qëndrash votimi ka më shumë vota Goni?

-S’di ça të them, i thashë. Më keni kap gafil

-Si mor gafil, tha Asmoni? Ty të kemi demokratin më të vjetër.

-Po pra, i thashë. Më i vjetri jam, por kam qenë me mbrojt votat e PD-së nga Goni, jo me gjet votat e Gonit. Më 2000 më vuri Kilja komisioner në Spitallë, na i mori votat Nari. Tani sa vota kishim tamam, s’e mbaj mend. Mbaj mend që kam fjet në tavan të shkollës atë natë, se s’më linin me dal jashtë.

Më 2003 po ashtu kam qenë komisioner në qytet. Prapë na i mori Nari. Më 2007 u zumë me Mandin, ia zhgarravitëm nja 2000 mijë vota e fitoi Gjushi. Më 2011 s’shkova fare në komision, se tha Doktori tani s’ka kush na i vjedh votat. Humbëm prapë. Ku di unë i shkreti ku janë votat e Gonit.

-Po kë të pyesim, tha Asmoni? Se Grigja do informacion.

-Ça të them unë i shkreti. Duhet me pyet mamanë e Bylykbashit, i thashë.

-Po pse ajo i di, tha Asmoni?

-Sa herë kam qenë komisioner i PD-së, ajo ka qenë e PS-së dhe ajo e di ku janë votat e Gonit. Vetëm ajo mund të na i tregojë.

-A, shumë mire, tha Asmoni. Po e pyesim atë.

-Pyete, po kujdes, i thashë, se këto gratë s’para e duan Grigjën, se u duket sikur u merr burrat. Thuaj më duhen për vete.

6 komente në “Nga ditari i demokratit Thërmia: Ku t’i gjejmë votat e Gonit për Grigjën?”

  1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Kthehet ne shtepi
    Vajza nga bregdeti
    Kurve ishtekur iku
    Karakurve mbeti.
    *
    Nyje jane bere
    Per te mundur Gonin
    Nje raki dy qofte
    Me esnaf Asmonin.
    *
    Durrsaket e dine
    Ku pikon catija
    E nuk duan mendje
    Nga Grida rrospija.
    *

    1. Xibraka says:

      Dmth llafet jane qe gonia shtyp plaken e bylykut? hahahhahahahh

    2. qerimeja says:

      Gopist i NSHRAK-ut
      Pseudonim e ke
      Se ne te vertete
      Nje homo ti je.

      Nuk behesh i ndershem
      Tjeret duke share
      Te njef NSHRAK-u
      Je nje Sokol Balle.

  2. Suma says:

    Hahahaha sa bukur dhe real o Gopist i NSHRAK-ut. Kjo Grigja esht rruspija me e madhe qe kam njof kto 30 vjet. Cfar turpi esht.

  3. Lume says:

    Mos ishte kjo rruspija me kta emrin e nyt Grigje qe po flirtonte me Ballen te video se vetem nje si kjo di me i ba ato pun, siq e beri me Olldashin dhe Santon????

  4. qerimeja says:

    Ky demokrati mbasi perlau tenderat ne kohen e Pd-se sot po mundohet te shese dhe bythen qe ta rregulloj me socialistet.
    Ne realitet shoqeria e mban per karagjoz dhe njeri pa taban mbasi mundesite qe te krijoje tabanin i ka ZERO..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje