Disa fragmente humori nga fushata në Tiranë

17 Prill 2015, 20:06Antena TEMA

Halim Kosova identifikohet me Lindjen

Erion Veliaj me Rilindjen

Gjergj Bojaxhiu me Mosbindjen

 

Halimi zgjidh hallet e Tiranës nga mesi e poshtë

Erioni zgjidh hallet e Tiranës nga mesi e lartë

Gjergj Bojaxhiu zgjidh çështjen e ngjyrës

 

Halimi ka probleme në fushatë elektorale, pasi nuk u thotë dot grave “të mbaj mend nga poshtë”

Veliaj ka probleme në fushatë elektorale, pasi nuk thotë dot “s’u mbaj mend, që më keni kërkuar punë”

Bojaxhiu ka problem se mos u ka prerë dritat ose mos u ka prishur shtëpinë

 

Halimi ka problem kur takohet me të rinjtë se nuk u thotë dot, “i ngjake mamit”

Erioni ka problem se nuk u thotë dot, “ku punon mami”

Bojaxhiu ka problem se nuk i pyet dot, “kujt do t’ia jap mami”

 

Halimi ka problem me burrat kur i takon, se nuk mburret dot që ua njeh mirë gratë.

Erioni ka problem se nuk u thotë dot, “pse ua ka hequr asistencën burrave dhe ua ka dhënë grave”.

Bojaxhiu ka problem t’i pyes si shkojnë me gratë.

 

Akuza më e rëndë që mund t’i bëhet Doktor Halimit është që ka krijuar monopol, në tregun e lindjeve të grave në Tiranë

Akuza më e rëndë që mund t’i bëhet Erionit është që s’ka lindur akoma fëmijë, nga frika se mos lindte me Doktor Halimin

Akuza më e rëndë që mund t’i bëhet Bojaxhiut është që sa herë lind fëmijë, e çon gruan në SHBA, nga frika e Doktor Halimit

 

Sllogani më i mirë i Doktor Halimit: Lindni pa frikë!

Sllogani më i mirë i Erionit: Rrituni pa frikë!

Sllogani më i mirë i Bojaxhiut: Vdisni si burrat!

4 komente në “Disa fragmente humori nga fushata në Tiranë”

  1. arda says:

    ai halim i shkojne per shtat cdo gje e shkruar. sidomos qe vetem nga mesi e poshte di te punoj. se per lart ska vizion fare!

    1. Majlinda says:

      a mund ta drejtojne Tiranen qe te tre, do ishte perfekte ! Megjithate me i sakte nga te tre eshte VELIAJ, nuk do arrij kurre Halim Kosova te bej ate qe mund te bej Erioni, bile me shume para Halimit, ben Gjergji.

  2. Flamur_Vlore says:

    PO PSE DOKTOR P QENKA KY HAHAHA

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      O Flamur na Vlora
      Nuk eshte doktor Pe
      Eshte na Kosova
      Dhe esht doktor Ge.
      *
      Tani ne P. S.
      Erdhi Bamir Topi
      Humbjen te sigurte
      E ka Doktor Gopi ?
      *
      Temsa te me falni
      Se kisha shum pune
      Po kete Antene
      S’e humbisja une ?
      *

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje