Një vizionar po burgoset, për shkak të zilisë që ka ngjallur suksesi i tij

10 Prill 2015, 19:58Antena TEMA

Letër e hapur nga populli i Kamzës, Paskuqanit, Bathores dhe Laknasit për presidentin e Republikës, SHTZ Bujar Nishani, kryeministrin ziliqari Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit SHTZ Ilir Meta për denoncimin e vendimit të padrejtë të gjykatës së Tiranës për dënimin e Prof. Dr. Xhelal Mziu.

Ruritania News Agency mësoi se populli i Kamzës, Paskuqanit, Bathores dhe Laknasit i ka dërguar një letër të hapur proteste krerëve të shtetit, ku e cilëson dënimin e kryetarit të Bashkisë Kamzë Xhelal Mziu si një padrejtësi që bëhet nga zilia që ka ndaj tij kryeministri Edi Rama, i cili, gjatë kohës që ishte kryebashkiak i Tiranës, nuk arriti as sa një të njëqindtën e suksesit të Mziut.

Letra, një kopje e së cilës ra në dorë të korrespondentit të Ruritania News Agency nga zona veriore e Tiranës, është firmosur nga disa qindra qytetarë brenda pak orësh, pas dhënies së lajmit të dënimit të tij nga gjykata, jep një krahasim kuptimplotë mes arritjeve të Mziut me ato të Edi Ramës. Korrespondenti i RNA vërejti gjithashtu që menjëherë pas dhënies së lajmit për firmosjen e letrës, në qendër të Bashkisë Kamzë u mblodh një grup i madh qytetarësh nga Laknasi, Valiasi, Frutikultura, Bulçeshi, Zall-Mneri etj, të cilët mbajtën radhë për ta firmosur.

“Edi Rama është ziliqar, për shkak se Xhelal Mziu është profesor doktor në shkencat e menaxhimit, ndërsa ai vetë është thjeshtë piktor që lyen padhate,” shkruhet në letër.

“Xhelal Mziu ka marrë shumë certifikata si menaxher i shkëlqyer gjatë viteve të fundit, ndërsa Edi Rama ka marrë certifikatën e fundit në vitin 2004,” vijon më tej letra.

Për ta mbështetur me argumente shkencore zilinë e Ramës ndaj Mziut, letra e popullit të Kamzës theksonte se falë punës së kryebashkiakut, Kamza ka sot 3 mijë banorë për kilometër katrorë, duke u bërë kryeqyteti i zhvillimit demografik të vendit, ndërkohë që Tirana lëngon mbi 20 përqindëshat që kërkon Edi Rama për padhate.

“Kamza sot ka më shumë rrugë, më shumë gjelbrim dhe më shumë jetë sociale se sa Tirana e Edi Rams,” thuhet në letër.

“Me këtë vendim të padrejtë, Edi Rama dëshiron të thotë se PD-ja me hajdutët e saj është njësoj me PS-në me vrasësit dhe trafikantët e saj,” shkruhet në letër.

Populli bën të ditur se do ta shprehë protestën e vet ndaj vendimit të padrejtë më 21 qershor, duke e rivotuar me bindje të plotë Mziun. ( Diary of Tirana)

15 komente në “Një vizionar po burgoset, për shkak të zilisë që ka ngjallur suksesi i tij”

  1. shpellari King says:

    U be kaps Tirana nje dite…
    Shtrengohu e shtrengohu kur faaaaaap..
    Doli Kamza…….

  2. Flamur_Vlore says:

    MAKABER IDE!

    1. andromeda says:

      Po pse ia çon ndërmend o Mero. Prite zot kur t’a bëjnë fakt peticionin drejtuar presileshit.

  3. Pilo Lala says:

    Kjo qenka per Portokalli, perle fare.
    Mziu eshte tamam per estrade. Edhe ne burg mund te besh shaka…

  4. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Shume e holle satira
    Kte rradhe te Antena
    Gjysma e PeDese
    Do te bjere mrena.
    *
    Do e haje dhe Mziu,
    Xhelal profesori,
    Ndaj beni Sqarimin
    “Eshte rubrike Humori”.
    *
    Po e pashe ne burg
    Mbase dhe me binde
    Qe nje Dite Shqipria
    Veretete do Rilinde.
    *

    1. Devolliu says:

      Po Sala me Lulushin; këta hajdutë, kriminelë vrasës e tradhtarë të Kombit kur do i shkojnë pranë këtij mëzatit të Kamzës?

    2. LORA says:

      Jeni bere shume I kendshem me vargjet tuaja.
      Mendoj se jeni bere rival I denje I poetit Arben Duka.
      Qofshi perhere I tille,,,,,,,,,,I NSHRAK-ut.

      1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


        @ LORA

        F A L E M I N D E R I T !

  5. dafllaku says:

    zhelal,bre,po shamikuqen do e marresh me vehte ne qeli,se ke nevoje per pak dafllak aty.merre dhe daullen,se duhet per t’u bere zgjimin burgaxhinjve.

  6. petrit zela says:

    Qytetaret e Kamzes,mos te kercejn perpjet,sikur i kane hyre mizat e kalit ne vesh.Se shqiptaret prandaj i dhane nje million vota rilindjes, qe populli mos te udhehiqet me nga Maliqet,komunista por nga ligjet qe burojn nga themelet e demokracise se vertete,qe te clirojn drejtesi dhe barazi te plote per tere shtresat e popullit,pa dallim feje dhe ideje..Ligjet e drejtesise,duhet te jene te pameshirshem ndaj mashtruseve,hajduteve,vrasesve,qe demtojn interesat e shtetit dhe te privative,e shum e shum krime te tjera qe i dine me mire ata qe i kane vuajtur mbi kurriz..Ligjet nuk dine te priviligjojn
    por vetem te godasin,se ndryshe nuk mund te mbrohen interesat e popullit dhe t’atdheut…

  7. Te ike sa me pare nga bashkia ai se nuk la femer me pantallona i do te gjitha me minifunde.
    E ka per lehtesi se ka fillu te plaket

  8. Qemal Cejku says:

    Zhelal o baba ktheu se gjyqtari boni shaka
    Po kjan kamza e paskuqani
    o zhelal ty kush ta bani
    mu ma bani taulanti mavi
    se me shamikuqen do me u gdhi

    Shamikuqja asht e emja
    E kerkuj nuk ja jap
    se per ta me dhemb zemra
    e me ta i kam vu tap

    Jam zhelali or ju njerez
    profesor edhe doktor
    kam jeten atje ne kamez
    jeten tuj e kam ne dor

  9. eli-tiv says:

    Xhelali eshte “patenta” me e mire qe ofron pd…luli patjeter edhe saliu jane shume me poshte se ai…

  10. Banoret e Kamzes kercejne se u ka hyre xekthi i lopeve ne bythe si i hyri priftit dhe kercente nga belaja, keshtu kane mesuare dhe banoret e kamzes, jane mesuar qe nuk paguajne taksa a po energjine elektrike prandaj e duan Mziun.

  11. kolonjari says:

    Tituj mund te kete shume Xhelali pasi nuk e ka patur te veshtire t’i merrte ne postin qe ka mbajtur,por ai eshte nje njeri i degjeneruar.Besoj te gjithe e kane mesuar historine me nje punonjese te tij etj.PLEHERA TE TILLE DUHET TE DREJTOJNE BASHKITE.TURP PER PD,TURP PER LULUSHIN,ZAGAR I SALIUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje