Një sihariq të madh ka dhënë sot një kompani e huaj rreth asaj që ka ndodhur në zonën e Marinzës. Lajmi u përhap me bujë në gjithë Shqipërinë dhe drejt zonës janë turrur mijëra banorë, që të përfitojnë nga oferta më e fundit e kompanisë.
Sipas kompanisë, gjatë punës në një pus nafte nga nëntoka, Zoti ka dërguar një dhuratë për banorët e zonës, e cila kishte kohë që kërkohej. Në njoftimin për shtyp, kompania thotë se “nga matjet e menjëhershme u bë e mundur të identifikohej që gazi i çliruar ishte CO2 (Dioksid karboni). Dioksidi i karbonit (CO2) është një gaz pa ngjyrë, pa erë, vital për jetën në tokë dhe pjesë përbërëse e atmosferës 0.04% (400 ppm), dhe mund të blihet në supermarket, për ata që e pëlqejnë në formën e “dry ice”.“
Kjo dhuratë e jashtëzakonshme për banorët e zonës ka vlera të pallogaritshme. Sapo u njoftua, që gazi që shpërtheu ishte CO2, banorët që kishin ikur të lebetitur nga shtëpitë, ngaqë u kishte shpërthyer uji dhe gazi tek dera, u kthyen me urgjenc dhe kanë turinjtë në baltë që të thithin gazin jetik për organizmin me gojë. Ky gaz ka një të keqe që nuk shikohet me sy, ndaj gjithë banorët po kërkojnë me hundë se ku mund të jetë. Sipas kompanisë, gazi nuk ka as erë, kështu që banorët po i mbajnë hundët mbyllur, mos ta ngatërrojnë me një gaz tjetër që vjen era vezë e prishur, por që besohet se ka ardhur nga qielli dhe jo nga toka.
Nga llogaritë e para, del që banorët kanë kursyer miliona lekë nga marrja falas e këtij gazi, të cilin mund ta blinin me lekë në supermarketin modern të fshatit.
Po ashtu, shpërthimi i këtij gazi, ka balancuar oksigjenin e tepërt që po u merrte jetën nga gjelbërimi në zonë. Me shpërthimin e CO2, oksigjeni është balancuar dhe nuk ka shans të bezdisë më fshatarët e zonës. Shpërthimi i këtij gazi ka bërë të panevojshëm dhe mbajtjen e luleve apo gjelëbrimit në shtëpi, të cilat natën çlirojnë CO2. Tani “CO2” fshatarët mund të marrin dhe ditën pa pagesë.
Pas banorëve të zonës, aty kanë filluar të shfaqen refugjatët e parë, që po tentojnë të pushtojnë fushën, duke ecur këmba-dorës që të thithin këtë gaz dhe të luten që të shpërthejë përsëri fontana.
Kjo i ka bezdisur pak punëtorët e kompanisë, të cilët nuk ua kanë ngenë halleve të njerëzve që kërkojnë gaz falas. Për këtë ata i kanë kërkuar qeverisë, që të mos e tepërojë me mbipopullimin e zones, se ata nuk kanë detyrime, përveç atyre që janë në zonë.
Dalja e këtij gazi konsiderohet si një nga fitoret më të mëdha të industrisë së naftës në Shqipëri, i cili u hap një perspektivë të ndritur banorëve të zonës, pasi i furnizon ata me gaz falas dhe vitalizon jetën e tyre. Pas këtij gazi, fshatarët nuk kanë më nevojë as të pinë ujë nga zona, as të hanë perimet e zonës dhe as të strehohen, por vetëm të thithin këtë gaz dhe jeta e tyre do të ndryshojë përfundimisht.
Ajo që i bën të lumtur dhe krenar banorët e zonës, është se kjo dhuratë e kompanisë përveçse është falas, do të vazhdojë përjetësisht dhe banorët do ta kenë këtë privilegj derisa të jenë gjallë. I vetmi detaj që nuk është përcaktuar, është jetëgjatësia e banorëve pas shpërthimit të gazit. Për këtë, pritet një studim tjetër po nga kjo kompani, e cila do të përcaktojë sesa vjet i duhen akoma banorët në zonë.
Kujdes me ironite eeee se lalucaret mund ta marrin per te vertet lajmin !!!!
Hahahaha!
Qelbesires se Vicidolit duhet tja u japesh me zor kete lloj oksigjeni qe te shkoje sa me shpejt ne p…te kurves
Keta fshataret e marinzes bankersi i ka bere me para.marrin nga 3 milion ne muaj qera per nje cope toke.aty ne marinz e belline ka muzike live cdo nate kengetare nga jugu se fshatare jane muzike popullore duan dhe po bejne namin .kot ankohen ata qe smarrin gje se shumica ka dhe punetore qe punojne aty dhe marrin rroge spo e ze fare naften e vajin qe vjedhin naten.edhe tani ankohen se mos marrin ndonji demshperblim te majeme se u doli gazi nga puset e ujit qe kishin hapur pasi ne zona naftembajtese nuk lejohen puse uji pasi gazi gjen hapesire te shpertheje po keta fshatare koketrashe i bejne puset e yjit me koken e tyre
E kush na qenkan ata lalucaret o Pelasgian??? Shyqyr qe na qenke ti dhe i kuptoke ironite se ndryshe kushedi si do e mernin lajmin kta ‘lalucaret’…
po po patjeter e kuptojne ironine keta rrotkaret, qe kane 500 vjet qe po e shkerdhejne mbare e prape Shqiperine dhe veten e tyre. po s’kane faje se te shkretet LALUCARE vertet s’e kuptojne ironine te cilen e kuptojne keta gjysem dylberet te tyrkut e gjysem kafshet te maleve qe vriten si qente dhe pastaj mbyllen neper gjoja kulla duke jetuar koke me koke me bagetite, nga trimeria e dhe zgjuarsia e madhe, vetkuptohet, dhe pastaj nxjerrin grate per te punuar bahcen e femijet i lene qorra me sy ne balle nga trimeria (apo frika? )po te pakten LALUCARET arrijne te kuptojne seriozitetin ku ka perfunduar ky plehre milet, ndaj dhe s’perizhen shume, ne fakt s’jen perzier pothuajse kurre me flligeshtine qe ka mbetur nga tyrqia ose efektet e saj.
Antena me e bukur e vitit! Brilante!