Kunati urdhëron vjedhjen e biçikletës së Sazanit

5 Prill 2015, 19:26Antena TEMA

Pas lajmit se Sazani do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, Kunati i hyri punës të shikonte se kë pjesë të elektoratit rrezikonte që Sazani t’i merrte Lulit.

Pas një sërë studimesh dhe anketash, rezultoi se Sazani ishte i rrezikshëm në disa grupe votuesish, të cilët lidheshin kryesisht me biçikletën e tij.

Të parët që rrezikonte t’i merrte, ishin të rinjtë e Ecovolis, një grup entuziast që duan të rikthejnë ecjen me biçikletë në qytet. Ky grup rrezikon seriozisht të kthehet në staf elektoral të Sazanit, i cili është i famshëm për biçikletën e tij.

Rreziku i dytë që paraqet biçikleta e Sazanit, është premtimi i Lulit për tram. Meqë trafiku në kryeqytet është rënduar, kur njerëzit shikojnë Sazanin me biçikletë, mendojnë se sa keq ka shkuar puna e trafikut dhe sa i rrezikuar është ai si çiklist kur ecën në rrugët me shumë trafik. Po të kishte tram, ai nuk do rrezikonte, pasi trami ecën në udhën e vet dhe nuk të rrezikon. Kështu që ecja e tij me biçikletë ekspozon shumë mungesën e tramit.

Rreziku i tretë, janë njerëzit që nuk kanë ku të parkojnë. Mendo një moment, kur njerëzit duan të pijnë një kafe në Bllok apo diku rrotull dhe duhet të harxhojnë një orë të gjejnë një vend për parkim, Sazani vjen qetë-qetë, lidh biçikletën ku të dojë dhe ulet pi kafe. Kjo ngjall shumë xhelozi tek qytetarët, që kthehet në votë kundër Lulit.

Rreziku i katërt, që sjell biçikleta e Sazanit, ka të bëjë me mungesën e qendrave zbavitëse apo për vrapim në Tiranë. Dhe i vetmi vend ku njerëzit mund të vraponin buzë liqenit, tani është kthyer në kantier ndërtimi. Kështu, gratë janë dyndur nëpër palestra duke harxhuar aty gjithë paratë, ndërsa burrat janë zhytur nëpër llotot e lagjeve. I vetmi që ia del të bëjë fitnes pa para dhe që ruan veten në formë është Sazani, me biçikletë. Kjo shkakton një rrezik të madh, pasi sapo njerëzit shikojnë Sazanin me biçikletë, mendojnë për të këqijat që i ka sjellë Luli, Tiranës.

Në këtë kategori hyjnë me shumicë gra dhe burra, dhe po t’i mbledhësh me grupet e para, ato bëjnë një shumicë dërrmuese votash.

Duke u menduar se si ta neutralizojë Sazanin, Kunatit i erdhi në mendje një zgjidhje e shpejtë.

-I duhet vjedhur urgjent biçikleta, tha, dhe ai ka për të humbur mbështetjen.

Propozimin e tij ia shpjegoi dhe Rulit.

-Shumë mirë të ka shkuar në mendje, i tha Ruli. Është në traditën e partisë sonë, që gjërat më efikase janë ide që lidhen me vjedhje sendesh dhe objektesh. Jam i bindur që do të funksionojë

5 komente në “Kunati urdhëron vjedhjen e biçikletës së Sazanit”

  1. shqip hesapi says:

    A do ta kete emrin Sazani ne fleten e votimit qe te votojme per te ?

  2. fjala shqipe says:

    Une theme tja shkaterrojne bicikleten Sazanit se dhe kjo i shkon pershtat PD, sepse eshte nje nga pikat dalluese te programit politik te saj eshte shkaterrimi

  3. Antea says:

    Ekologjisti vetem qe njoh ne bote qe dek se eshte i djathte, si tha! Te votojme te dobetin, po pse nuk e bere ne 2011 te votoje per te dobetin por mbeshtete Bashen qe i kishte te gjitha!

  4. sokol zadrima says:

    Do te votoj per gjeologun Sazan Guri, qe te kena nje kryetar bashkie me qeshe, se ky qe po iken na bani me qa.

  5. era says:

    Sazani eshte modeli qe nje nene duhet te kete frike kur i lind nje djale.
    Sharlatan ne sherbim te politikes.

    Papagall me pamje kanarine, bori e çdo qeverie, i paskrupullt qe e kupton dhe nje femije, brenda 5 sekondash kundershton veten ne nje fjalim apo deklarate.
    E nis fajalimin me mizat dhe mushkonjat e vazhdon me faktorin rezus dhe grupin e gjakut, e mbaron me naften dhe menyrat se si nxiret ajo me mire….
    Ka punuar mjaft per armet kimike, dhe pavaresisht se arsyet ishin politike te nxitura nga PD dhe LSI per te dobesuar dhe per ta nxjerre keq Ramen(si piktor pallosh)pa mend, ne kurthin e ngritur nga kodosha qe nuk e duan Shqiperine.
    Sidoqofte rezultati ishte per tu lavderuar.

    Po tani ku eshte shoqeria civile qe pretendonte se drejtonte? Sabotoi levizjen kunder betonizimit te ndertimeve poshte Diges se Liqenit!
    I bente njoftimet sa per te lare gojen, ndryshonte vendin dhe oren e protestes.
    Mbase ne kete rast nuk kane sukses protestat se cubat jane bere bashke.
    Kur Rama deshte ti hynte me themeli Kopeshtit Botanik u ngrit Likja i Bllokut dhe nuk e la. Bereqavers!
    Nuk kishte si bente ndryshe. Ishte po ky Sazan qe beri nje STUDIM FALLS, PA PROJEKT PER SHKATERRIMIN E KOPESHTIT BOTANIK DHE NDERTIMIN E NJE RRUGE ME SHTATE KORSI. Nuk i ka rruga e kombit dhe as autostrada Tirane -Durres 7 korsi.
    Studimin e beri mbi nje projekt te para 20 vjetesh ku ne afersi te Unazes se Madhe ishin vetem kater qymeze pulash mbase edhe ndonje kafaz me kanarina. Rezultati sa te vdekur hengri kjo rruge pa projekt? Sa pluhur, dhe sa ndotes te gaze te djegjes se makinave kancerogjene emetohen ne ajer ne nje popullsi afersisht 50 mije banore? Le te na i sqaroje keto ky ambjentalist sharlatan.
    Ata qe shkaterojne keto vlera vijne nga shpellat dhe nuk e kane idene e civilizimit.

    Ne momentin qe Meta u divorcua me Salen ne pergatitje te Drekes se Ngjales ne 1 prill, beri dhe nje mareveshje xhentelmenesh me shokun Sazan per te mbrojtur mjedisin!!! Ke perfaqesonte Meta mbas divorcit dhe cfare vlere kishte mareveshja?
    Vetem Sazua e di!

    Ne fakt eshte modeli shqiptar me i pershtatshem per Kryetar Bashkie i gjithe ketyre viteve.
    Dalja e Sazanit ka per qellim qe te cvleresoje Kandidatin e pavarur Bojaxhi, per ti thene shqiptareve se vlera e kandidateve te pavarur eshte njesoj , ja si Sazani!

    Sazani me kujton xholin ne lojen me letra bixhozi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje