Kunati bën profilin e kandidatëve të Tiranës

2 Prill 2015, 20:40Antena TEMA

Kunati dorëzoi sot tek zyra e Lulit profilet e kandidatëve të mundshëm të Tiranës, duke përshkruar të mirat dhe të këqijat e tyre.

Bogdani

I pari në listë ishte Bogdani.

Sipas Kunatit, profili i Bogdanit është interesant, si politika.

“Është besnik i joni dhe ka dëshmuar integritet në raport me Lulin. Në vitin 2007 i kërkuam të shiste votat e Olldashit tek njësia dhjetë dhe ia arriti. Në finale ai fitoi minibashkinë, ndërsa në atë minibashki Olldashi humbi. Edhe pse ka pasur presione për t’u përdorur kundër Lulit, nuk ka pranuar.

Nga origjina familjare ka avantazhe të tjera. Babi është një ish-socialist që ka punuar në Ministri të Arsimit në qeverinë Nano. Vetë Bogdani ka qenë i afërt me Ramën dhe grupin e Mjaftit. Po ashtu, ai është i martuar me një grua që është kushërirë e Ilir Metës. Të gjitha këto, e bëjnë kandidat konsesual mes PS-së, LSI-së dhe PD-së.

E vetmja e metë, është se ka frikë se humbet Bashkinë dhe mandatin e deputetit, dhe ngelet pa punë. Duhet ta garantojmë që po humbi, ta bëjmë sërish deputet”.

Grigja

Aktualisht është figure popullore mes radhëve të PD-së. Edhe pse u nxituam në numrin e votave në Këshillin Kombëtar, ajo sërish kishte shumë vota. Nga pikëpamja politike, nuk ka shumë përvojë, por është agresive dhe e papërtuar të thotë çfarë i kërkon.

Ka besueshmëri të lartë tek binzesi, pasi qysh në moshën 25 vjeçare, pavarësisht punës si pedagoge, ishte e lidhur me biznesmenë ndërtimi, duke marrë aksione dhe duke investuar në industrinë e ndërtimit.

Ngjall besim të madh tek bankierët dhe nxit dëshirën e tyre për t’i paguar kreditë problematike, kështu që në këtë pikëpamje, mund të ketë aftësi të mbledhë shuma të mëdha parash para zgjedhjeve.

Është njeri që të jep kurajo deri në minutën e fundit të jetës dhe ta bën të lehtë çdo fatkeqësi.

I është gjendur pranë Doktorit pas zgjedhjeve të 23 Qershorit, duke shërbyer si psikologe dhe duke dëgjuar prej tij gjithë poezitë e Eseninit përmendësh në rusisht. (Dikush duhet t’ia thotë, që Esenini ka vdekur, se nga dëshira mund të thotë që është shok i studimeve të Doktorit).

Vjen nga një familje e majtë, e lidhur me regjimin komunist dhe armën e Sigurimit të Shtetit, ndaj nuk besoj që të shantazhohet prej tyre.

Mendoj se duhet të futet në garë për Bashki pa u bërë ende ligji i dekriminalizmit, pasi ka një gjyq për mashtrim dhe mund t’i përdoret kundër në zgjedhjet që vijnë.

Në rast se humbet, duhet ta sigurojmë që do jetë në listën për deputetë, nëse nuk miratohet ligji. Nëse fiton, kemi probleme me këto lejet që s’kemi marrë lekët akoma. Duhet të nxitojmë!

Ristani

Është i favorshëm, pasi e ka të sigurtë që në parlament e kap ligji i dekriminalizimit. Ka njohje të mirë në Tiranë, sidomos në këto klubet e lagjeve. Ngjall besim tek numërimi i votave.

Në rast se humbet, kërkon të ruajë postin që ka në PD. Në rast se fiton, duhet të përpiqemi të sigurojmë ndonjë shtëpi jashtë Tirane.

Tabaku

Është gocë e mirë, e urtë, punëtore dhe nga Tirana. S’besoj se na e prish po e propozuam.

5 komente në “Kunati bën profilin e kandidatëve të Tiranës”

  1. Mimusta says:

    Ristani mer me shum vota se mund te marij edhe ato te pianecve te gjithe Tiranes.Ur… pianecit Ristani!

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    *
    Ehh mor Mero
    I ke meruar
    Ngjajne si Yje
    Te pashuar.
    **
    Ua ke futur
    Sic di vete
    Kjo satire
    Ka noten 10.
    ***
    Nga Bogdan
    Konsensuali
    Te Ristan
    Kafe-lokali.
    ****
    Nga G. Suma
    Ndertimore
    Te Tabaku
    Vajz puntore.
    *****
    Dhe kte gare
    E kane nul
    Tu rroje Sala
    E kuklla Lul.

  3. Artan says:

    Cfar emri te tmershem ka kjo Grigja,tipike katunare me emer te jashtem por qe s din kuptimin, cfar injorantesh me rob shpije. Plus qe esht nje cop kare qe nuk di cfar nxjer nga gojorja. Shko me mir te ndertimi se per atje “tu si che vales” lere politiken ti moj mjerane.

  4. durrsakja says:

    Kjo Grigja qesharkja ngall besim te madh te bankieret,po bankjerin e gjor e vdiq,e zverdhi ,deri sa e rrujti edhe nga leket thon. Kjo asht e papame ska lan loqe bureci pa u zhgry. Te dal kandidate dhe ta degjerojn tja knojn te gjitha ca ka ba.

  5. dori says:

    Kte Grigjen largojeni nga shkrimet dhe nga ekranet se sa her del kjo krijohet ilaritet dhe urrejtje,kjo esht nje rrugace e pakulturume dhe prandaj sa her shkruni per kte, na han duart te gjithve, se esht neveri e gjall.Esht nivel llumi dhe e lidhur me krime te renda ne shqiperi.Prokuroia noj dit duhet ti hap letrat ksaj baxhelle.Turpi dhe degjenerimi qe i ben ne Opinion ishte shum pak per kte rrac te keqe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje