Ngjarja tronditëse në Kopshtin Zoologjik ka shqetësuar mbarë opinionin. Një dem i futur në kafazin e një kali i është turrur këtij të fundit me bri dhe e ka copëtuar. Ngjarja pati jehonë të madhe publike dhe Kunati u detyrua të bëjë sqarim për opinionin publik, përse ndodhi kjo.
Në një njoftim për shtyp Kunati shkruan:
“Dyshja Rama- Meta provuan edhe një herë që nuk janë për dekriminalizimin e shoqërisë dhe madje as për demkriminalizimin e Kopshtit Zoologjik. Siç mësohet nga burime zyrtare, dy ditë më parë një dem i është turrrur një kali në Kopshtin Zoologjik dhe e ka copëtuar atë. Shkak u bë, se ne u detyruam të fusim demin në kafazin e kalit, që të ndanin ushqimin, pasi nuk kishim shumë ushqim. Politika ekonomike e dyshes Rama- Meta, kriza në të cilën e ka zhytur vendin dhe sidomos nxitja që ata u bëjnë elementëve kriminal, duke u dhënë pushtet, bëri që demi, të cilin ne e futëm me qëllim të mirë në qeli, të rezultonte me të shkuar kriminale dhe ka sulmuar kalin. Kali, siç mund ta verifikoni, ka pasur një të shkuar paqësore, ka bërë çdo detyrë që i kemi dhënë dhe është tepër korrekt. Futja e demit në kafaz, zbuloi elementët kriminalë të dyshes Rama-Meta dhe ilustron më së miri krizën ekonomike ku kanë zhytur vendin”.
Pas kësaj ngjarje, Kunati kërkon me forcë privatizimin e Kopshtit Zoologjik. Ai vazhdon më poshtë në letrën e tij duke fajësuar dyshen Rama-Meta për këtë krim:
“Unë kam kërkuar prej tre vitesh që Kopshtin Zoologjik ta privatizoj, duke e marrë me koncension. Nëse unë do ta merrja me koncension, përveçse do shmangeshin ngjarje të tilla kriminale, do të përmirësohej ushqimi dhe do spastrohej kopshti nga elementë kriminal. Ne do të mbanim në kopësht kafshë të buta, si dele, qengja, ndonjë dhelpër, dema pa brirë, gomerë etj. Ne nuk mund të lejojmë kurrsesi mbajtjen në kopësht të kafshëve me të shkuar kriminale, që përfitojnë nga pushteti politik i dyshes Rama-Meta dhe kryejnë akte kriminale.
Duke përsëritur kërkesën time për privatizimin e Kopshtit Zoologjik, i bëj me dije dyshes Rama-Meta se nëse nuk e miratojnë këtë, do të ketë ngjarje të reja dramatike, pasi sipas të dhënave tona, ujku, dhelpra dhe çakalli do futen së shpejti në një kafaz. Po ashtu, e rrezikshme mbetet situata me majmunin dhe ketrin, të cilët po ashtu do futen në një kafaz. Nevoja urgjente për të ndërtuar disa pallate në territorin e Kopshtit Zoologjik, që me lekët e tyre të mbajmë kafshët, po bën që ne kafshët t’i mbledhim së bashku në disa kafaze. Nëse dyshja Rama-Meta nuk na lejon ta privatizojmë këtë, me ato elementë kriminal që janë në Kopshtin Zoologjik, kanë për të ndodhur dhe krime të reja më të rënda dhe makabre, për të cilat përgjegjësia do bjerë vetëm mbi ta“.
Eshte shume e ulet te behet humor me nje lajm te tille.
@enter”’: i dashur ke shtypur buton te gabuar per te zgjedhur emrin tend.
Duhej te shtypje “exit”, me fal, ” exiq”,qe ne turqisht dmth “I manget”, pasi ata nuk e kuptojne humorin. Bye!
Shko ore mbushu ti, shko e ha ndonje sandwich ke McDonald
Normalisht duhet te futen ne Kopshtin Zologjik pervec ketyre edhe Erjon Veliaj me Kristi Pinderin, Xheni me Albion Mazrekun, Rozana me Ajola Xoxen, Mirela Kumbaro me Ilir Beqen, Sonila Meco me Fatos Liubonjen e Agon CH, Lul Basha me Gener2 plus Ilir Meta me gjysmen e Skraparllinjve te inatosur. Vetem keshtu gjen paqe ky vend, apo jo o zoti Fevziu?
dashka ta beje kopshtin zoologjik si PD-ne! Haha
O enter,
nuk wshtw rubrikw humori kjo, por materialet e saj trajtojne probleme reale mw gjuhwn e Ezopit, duke i rwnw nw kokw atyre punwve tw pista tw fermws sw kafshwve Berisha, qw kanw bwrw dhe vazhdojnw tw bwjnw zullume.
Ato punw tw pista qw kopeja qw e ndjek pas tufwn ZOO tw Berishws i fsheh dhe nuk i thotw dot, i zbulon “Tema” dhe nw fillim i paraqet me gjuhwn e Ezopit, trondit paksa gardhin e fermws sw Vucidolit, pastaj nga Ezop, nw shkrime tw tjera kthehet top qw qwllon fort, hapur dhe me guxim ia nxjerr nw shesh qelbwsirat kwsaj ferme kafshwsh tw species Berisha, qw organi i akuzws tw tundet e tw shkundet pwr ta arrestuar Saladerrin si Kroacia Sanaderin.
I lumtw pwr kwtw rubrikw Ezopit-Mero, i cili duhet lexuar midis rreshtash, pwr tw nxjerrw tw vwrtetwn e hidhur pwr cfarw i ka bwrw dhe po i bwn gomari veshgjatw Berisha kwtij populli, ky personazh i Ourellit, qw urojmw tw kthejw sa mw parw kwmbwt nga dielli.
I nderuar,Xhateli!Do te me falni per injorancen time,por e kam te nevojshme t’ju bej nje pyetje:Mos valle Ezopi,ishte nga Tepelena?Une e di qe kane dale burra te medhenj nga Tepelena si Mero Baze,Agron Llakaj,Gjini “Portokallise”,Ali Pasha etj,po qe te ishte dhe Ezopi tepelenas…..kjo gje me mrekullon dhe me ben krenar per origjinen time nga ajo zone e nderuar!
Ezopi eshte nga nje fshat i Tepelenes