Edi Rama: Më në fund ja arritëm të dalim nga dimri. Tani dhe pak dalin domatet, shalqinj, pak bukë e djathë dhe mos më lodhni më kokën. Paratë ruajini për drita. Mos më thoni më na e fal dhe këtë herë.
Ilir Meta: Të gjithë ata që mendonin se duke shpikur atentate do shmangnin ardhjen e Ditës së Verës, u gabuan. Sot me qetësi mund të dilni të gjithë të pini kafe me ata që kanë dash t’u vrasin dhe që keni dash të vrisni. Kush del nga dimri gjallë është i falur, përveç atyre që këmbëngulin akoma që duhet të vriten patjetër.
Lulzim Basha: Pranvera është stina e ndërrimit të gjakut, po Doktori thotë se gjaku i ri në PD nuk bën, se nuk e pranon organizmi i PD. Ndaj do të vazhdojmë me zakonin e vjetër. Çdo të enjte bukë e djathtë e domate, e para parlamentit.
Sali Berisha: Që nga viti 2008 nuk e festoj më Ditën e Verës pasi më ka rastisur keq me vdekjen e baxhanakut në Gërdec. Edhe pse nuk e kam njohur kurrë, ma ka shpjeguar djali dhe gruaja që ishte një burrë zotni dhe që aksidenti i mori jetën. Nga 15 marsi i 2008 kjo për mua është një ngjarje e dhimbshme, që më shkatërroi jetën. Po shyqyr që kam mirë fëmijët, sidomos djalin, se ka dhe më keq. Mund të ishte duke numëruar lekët me Delijorgjin në kasafortë dhe s’do ta kisha më tani.
Jozefina Topalli: Nuk e di nëse e kam ndjesi nga pranvera apo nga diçka tjetër, veç po më duket se Tom Doshi asht burrë i mirë. S’para më gënjen intuita.
Fatos Nano: Populli i Tiranës të ma dijë për nder që e kam bë me festë, se as që e dinin çfarë ishte Dita e Verës. Tani kur dëgjoj që thonë këta në Tiranë që është festë pagane, më duket sikur kam qenë para tre mijë vjetësh kryeministër.
Erion Veliaj: Me kaq shumë pushime në vit sa kanë shqiptarët, sido që ta bëj unë skemën e pensioneve, prapë me humbje do dal. Kështu që mos ma merrni për ters po e lashë këtë punë.
Saimir Tahiri: U mësuan keq shqiptarët e denoncojnë dhe për fishekzjarre dhe bukë të harruar rrugëve tani, duke thënë alarm për bombë. Kur ishte Doktori nuk denonconin as kur shpërthente Gërdeci.
Arben Ristani: Kur ishim të vegjël na mësonin që vera fillon më 22 qershor. Tani që u rrita dhe u bera politikan e kuptova të vërtetën. Filloka më 14 mars.
Edi Paloka: Për herë të parë për festën e verës më ka fol vëllai i Fufit, të cilit ja ka pas thënë vëllaii i madh, që të më porosiste mua mos gjeja Mhillin e t’i thosha të jetë në Mamurras më 14. Unë se gjeta dhe lajmërova Lulin, ti thoshte Doktorit, që t’i thoshte Fufit, por meqë Luli kishte frikë t’i thoshte Doktorit, ja thashë vetë. Atë kohë e kuptova që ishte festë e rëndësishme, se Doktori tha kjo festë rastis katër ditë para mitingut tonë më të madh në histori që do bëjmë.