Sot ishte ditë vendimtare për Lulin. Kunati e futi në mesditë në zyrën e tij dhe pasi siguroi dyert, filluan së bashku të bënin provat e zërit, me qëllim që të mos i iki gjatë protestës.
Për të provuar zërin, Kunati i dha 4 vezë të rrahuara dhe një shurup. Si fjalim prove, Kunati i kishte zgjedhur disa fjali kyçe, të cilat duhet t’i thoshte me zë të lartë.
Prova filloi.
Luli: Jemi mbledhur këtu sot, t’u themi shqiptarëve se krimi duhet hequr nga pushteti dhe kriminelë janë Edi Rama dhe Ilir Metaaaa. …Zëri i ra menjëherë.
Kunati: Ndoshta duhet të përmendësh vetëm njërin, se nuk e mban dot tek të dy.
Luli: Do ta provoj dhe një herë. Dhe filloi. Ata kishin muaj që e dinin, ju nuk dinit gjë, ne nuk dinim gjë. Ata e dinin që do vrisnin njëri- tjetrin, ju s’dinit gjë, ne s’dinim gjë, por tani ata që e dinin duhet të zhduken nga politikaaaa….
Kunati: Si mirë doli kjo. S’të iku zëri, por duhet ndërruar fjalia.
Luli: Pse?
Por e ka ditur dhe Doktori, dhe po thamë që duhet të ikin, e merr për ters edhe ai.
Luli: Ah po. Madje dhe Paloka e ka ditur. Ke të drejtë. Po provoj fjalinë tjetër… “Ata thonë që mes nesh sot ka kriminelë, ata thonë që mes nesh sot do ketë gjakderdhje, ata thonë që mes nesh sot do ketë dhunë… Joooo, krimi nuk është mes nesh, por atje…
Iku përsëri zëri.
Kunati: Nuk bën kjo fjali. Shumë e gjatë, humbet ritmin. Po gjynah, se është e bukur.
Luli: Ja të provoj këtë tjetrën. “Ata po bëjnë hetime me urgjencë se duan ta mbyllin çështjen, por ne jemi parti e gjyqeve të hapura, nuk do ta lelojmë kurrë ta mbyllim….
Kunati: Bravo. Këtu s’të iku zëri. Po kjo fjalia s’bën, se duket sikur e ke fjalinë për vete dhe Mediun, që s’i mbyllni gjyqet.
Luli: Ah, po ke të drejtë. Të bëjmë dhe një provë tjetër… Motra dhe vëllezër. Ne jemi parti e shpresës, jo e dhunës. Ne jemi partia që kemi mbijetuar më 14 shtator dhe më 1997-ën, ndaj nuk na trembiiiin dot.
Nuk iku zëri.
Kunati: Kemi një problem. Gjithë fjalitë ku nuk të ikën zëri, janë fjali që nuk i themi dot. Gjithë fjalitë që të ikën zëri, janë fjalitë që na duhen. Si t’ia bëjmë?
Luli: Po shiko, ka një zgjidhje. Fjalitë e mira t’i them unë. Ato që më ikën zëri mua, t’i thotë Doktori, se fundja për ato fjali e kemi në parti.
Kunati: Mirë, po ia themi, po puna është të flasë pas teje, se ai pasi mbaron fjalën, tregon me dorë nga Kryeministria dhe njerëzit turren.
bej prova bej
http://a-do-kete-21-janar-te-dyte.ulinks.net
Hahaha, je I modh, Mero djali. Qeros I keq. ( Le qe ku ka pas nai her qeros budalla? ).