Prokurori: Mirëserdhe Doktor. Mund të uleni.
Doktori. Uluni dhe ju, se jeni lodh. Qetësohuni pak.
Prokurori: Besoj e dini përse ju kemi thirrur.
Doktori. Patjetër. Desha t’iu pys fillimisht nëse keni pas presion nga Edi Rama. Kjo ka shumë rëndësi për të filluar hetimin.
Prokurori: Jo Doktor. Është sjellë mirë. Në përgjithësi nuk na ka bërtitur.
Doktori. Mirë, iu besoj. Tani desha t’u pyes se si kanë shkuar hetimet?
Prokurori: Po mirë Doktor. Kemi pyetur Ilir Metën në fillim. Ai na ka treguar se Toma i ka thënë në fillim që këtë gjë e ka kurdisur Agim Rama me Agron Kuliçin.
Doktori: Ashtu ë. Po ju e besuat?
Prokurori: Jo, mbajtëm shënim.
Doktori: Keni ba shumë mirë. Tjetër çfarë tha Meta?
Prokurori: Meta tha se kjo ishte e gjitha sajim dhe se në këtë çorbë jeni ngatërruar dhe ju. Ne e ndaluam t’iu shante dhe e nxorrëm jashtë.
Doktori: Keni ba shumë mirë. Po Rama çfarë tha?
Prokurori: Rama tha mbarojeni sa më shpejt këtë punë, se s’ua kemi ngenë.I thamë, do përpiqemi.
Doktori: Bën si indiferent, por kujdes, se ai është në dijeni të gjërave. Çfarë tha tjetër?
Prokurori: Tha, na merrni e na pyesni të gjithëve, vetëm mbarojeni shpejt.
Doktori: Po Toma me Markun çfarë thanë?
Prokurori: Ata thonë gjëra të kundërta. Toma i thotë: “Ngri kokën, më shif në sy. Si e lamë muhabetin?”. Ai i thotë:” O Tom, për atë muhabet s’bëhet gjë. Harroje”. S’e marrim vesh.
Doktori: Ashtu ëëë. Ai Marku asht tregu i pabesë. S’e ka mbajt fjalën. Jo, s’e ka mbajt. D.m.th kaq keni ju ë?
Prokurori: Kaq kemi Doktor. Edhe ai ambasadori amerikan na bezdis. Çdo ditë vjen e na pyet ku kemi shkuar. Kemi dalë dhe të shtunë e të dielë në punë.
Doktori: A u ka thënë gjë për mua?
Prokurori: Jo Doktor. Por dhe ne s’e kemi pyetur.
Doktori: Tani desha t’iu bëj dhe një pyetje të fundit. Çfarë do shkruani në raport për bisedën me mua?
Prokurori: Po ja do shkruajmë që na bëri një sërë pyetjesh dhe ne iu përgjigjëm me korrektesë.
Doktori: Shumë mirë. Ju përshëndes. Tani do dal se po më pret media jashtë. Duhet me ua përsërit dhe një herë ato që kam thënë në Kuvend. Mirupafshim.
Prokurori: Faleminderit Doktor. Të jemi shumë mirënjohës.
Mero vjen ere kur i servilosesh pushtetit!
E besueshme!!
pa tjeter qe keshtu ka vzhduar pyetja e shpellarit ne prokurori keto udhezime u ka dhene jari me llallen atyre.Mjere ky vend per keta njeres qe nuk mendojne per
popullin dhe vendin,por vetem per karriken e tyre te humbur.
Do te dalin ne proteste per te mbrojtur zenin dhe argiden.Populli yne keshtu eshte hequr zvarre gjith jeten!!!!!!!!!.
Prokurori po me ngjan me te intervistorin nga gazetari i famshem qe e njoh bota mbare. Dhe, besoj, ky eshte tipi i prokurorit shqiptar qe pushtetin qe ia jep ligji dhe kushtetuta, ia delegon politikanit. Me njerzit e mjere tregon dhembet.
Dhe komedia shqiptare vazhdon, me nje drejtesi qe i shpeton shurra prej nje psikopati. Ne vend ta marrin ta ngjeshin brenda e lene te lehe (politikisht)
Aman të mos e mërzisim doktorin se na bën demostrata !
si nuk e bojkotuan nje here MEDIA kete moster dhe do te shihni qe do terbohet dhe vetem atehere do e ndieje veten se ka vdekur si njeri dhe jeton vetem si ufome ne dekompozim
Fabula e shkrimit, është shumë e bukur, por e keqja është se shpreh të vërtetën…(?!)
Si mundet te jetohet ne kete vend ku kryefjala e drejtesise eshte marrezi, dhe nonsense! “UNE THEM TE VERTETA POLITIKE JU GJEJENI VETE” Apo: “TI NA AKUZON PER SHPIFJE POR NE ATO I THEMI NE EMER TE PARTISE!” Ne nuk jemi bij kurvash, se nuk ka bir nene ta kuptoje kete shoqeri civile te semure kanceroze. Ilir Mendjelli Meta e le ta flase nga te du skajet e trupit, Drejtesi Shpineperkulura pranon te degjoje shpjegime dhe kode juridike te tille, ky vend po jep shpirt nen peshen e miliardereve!
E verteta lakuriq