Pas telashit të përsëritur me Doktorin, i cili këmbënguli përsëri që Luli të jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës, Kunati vendosi të hedhë në sulm skalionet rezervë. E gjykoi gjatë me Lulin dhe vendosën të përdorin Pollon.
-Ai duhet të japë prova, i tha Kunati, ose me ne, ose me atë.
E thirrën Pollon dhe i treguan situatën.
-Ai kërkon të më bëjë me zor kandidat, i tha Luli, pasi i duhet që të jem kryetar humbës, që të më heqë kur të dojë. Duhet ta shmangim atë. Unë dhe po të iki, më mirë ta lë ty partinë, sesa Jamarbërit. S’do t’i këmbej gjithë gjërat me të.
-Po mirë, tha Pollo. Po flas unë. Po më duhet pak kohë të përgatitem.
-Po ç’të duhet, dy fjali do thuash, i tha Kunati.
-Mirë, po do ulem njëherë t’i shkruaj, t’ia nis me email dikujt në Bruksel, të konsultohem dhe pastaj flas.
-Dakord, i tha Kunati, po një çikë shpejt, se i duhet dhënë përgjigje sot.
-Dakord,i tha Genci, ja të shënoj këtu dhe të ulem ta bëj me qetësi. Po pse më zgjodhët mua?
-Nga ty ka frikë Doktori, i tha Luli. Vetëm ty të ka frikë në PD. Më ka thënë gjithmonë mua, “mos e mba shumë afër, se është tinzar”. Po unë s’e kam dëgjuar në këtë pikë.
-E qartë, tha Pollo. E di, e di që mendon ashtu për mua. Si shkëmbim dua, që nëse ngelet keq situata, të më kandidoni Ennon me dy n.
-Patjetër, kush të dojë tha Luli, vetëm unë jo.
Pasi mori detyrën, Pollo doli nga zyra dhe u ul në kompjuterin e zyrës së tij. Hapi arkivën, nxorri ca deklarata të vjetra që kishte kundër Doktorit dhe filloi të ndryshojë problematikën, për t’ia përshtatur refuzimit të kandidaturës së Lulit.
Problemi ishte, që mos të dukej si deklaratë kundër Lulit, por më shumë si kundërshtim i deklaratës së Doktorit.
E fillonte fjalinë dhe e fshinte prapë. E niste kundër Doktorit dhe i dilte kundër Lulit. E kishte shumë të vështirë. E niste prapë…”Lidhur me zërat se Lulzim Basha duhet të kandidohet përsëri në zgjedhje, shpreh kundërshtinë time, bazuar në logjikën e një vendim-marrje më të gjerë dhe një prioriteti më të madh, që ai ka si lider i PD-së…”
E fshiu prapë…
Kunati ndërkohë kishte mbërritur tek zyra e tij.
-Hë, si po të ecën, i tha?
-Se di! Kam ngec, i tha Pollo. E nis kundër Doktorit, por më del sikur nuk dua të kandidojë Luli, se jam xheloz.
-Po s’ka problem. Të dalë si të dojë, i tha Kunati, boll të thuhet që Luli nuk duhet të kandidojë.
-Atë po përpiqem, tha Pollo, po kam frikë se do mendojnë demokratët që tani po tradhtoj dhe Lulin, dhe nuk më qasin as tek SHQUP.
-S’ka problem se jam unë këtu, tha Kunati. Nuk të ngacmon njeri.
-Puna nuk është t’ua shpjegosh militantëve, tha Pollo. Puna është kush ia shpjegon Doktorit, që unë nuk ia kam me hile Lulit në këtë mes.
-Po pse duhet të mendojë patjetër kështu Doktori, i tha Kunati?
-Epo ai s’ka besim kurrë, që unë them ndonjë gjë pa hile, tha Pollo. Ndaj duhet të jemi të kujdesshëm.
-S’ka problem, i tha Kunati, se dhe për Lulin ka bindjen që nuk thotë kurrë të vërtetën. Kështu që mund ta vëmë në gjumë.
Une edhe po te iki,me mire ta le ty partine sesa Jamarberit.S’do ti kembej gjithe gjerat me te.
Ha ha ha. Ke te drejte Mero.Ne fakt Argita duket me shume si gje sesa si femer.
Fitoi me ments vota
Po Genc Ruli cfar tha ?