Urdhëri i njohur katolik i Shën Egidios ishte dje në zyrën e Jarit, për të negociuar për krizën e krijuar mes Jarit dhe Kishës Katolike.
Para se të shkonin në takim, Jari u interesua se çfarë misione ndërmjetësimi kishin bërë më parë këta priftërinjtë. Dhe mësoi se ata kishin takuar Nanon me Beirshën në 92-shin, kishin ndërmjetësuar 97-ën dhe nxjerjen e Rugovës nga Beogradi.
-Uaa, po pse kaq e rëndësishme qenka kjo puna, tha Jari dhe u përgatit seriozisht?
Prifti me veladon të kuq sapo hyri në Presidencë, i zgjati dorën Jarit dhe pëshpëriti: “Zoti të faltë, Zoti të faltë”.
Jari, që nuk kuptoi gjë, buzëqeshi dhe ia ktheu: “Dhe juve, gjithashtu”
Prifti mbylli sytë dhe filloi të lutej me vete, duke pëshpëritur që mos të dëgjonte Jari.
Pasi mbaroi këtë rit, u ul pranë Jarit, i mori dorën në prehër dhe filloi të flasë me të.
-Biri im, i tha. Mu rrëfe çfarë të ka ngjarë që je detyruar të hysh në luftë me Kishën?
-Ta shpjegoj unë, i tha Jari. Më dëgjo me vëmendje, se nuk dua spekulime.
-Unë jam i martuar, me dy fëmijë.
-Qofsh i bekuar biri im, i tha prifti. E di.
-Gruaja ime është nëna e dy fëmijëve, por edhe ajo ka një nënë.
-E di biri im, janë ligje të Zotit këto, i tha Prifti.
-Jo, më dëgjo deri në fund, i tha Jari. Nëna e gruas sime, ka pasur një babë.
-E di dhe këtë biri im, i tha prifti.
-Babai i gruas time ka pas qenë Karaosman dhe kishte një tokë. Toka ka qenë në Elbasan. Tani përveç babës së nënës së gruas sime, Karaosmani kishte dhe fëmijë të tjerë. Tani bëhen 12 njerëz që duan këtë tokën. Ma qanë hallin mua dhe u dhashë të drejtë. U thashë ka ngelur vetëm toka e Kishës, por duhet të heqim Kishën. Më thanë që po të duash ti e heq me gjyq, se i ke shokë gjyqtarët. U thashë po më rëndoni shumë, por gruaja e mori përsipër që të fliste vet me ta. Kështu që unë nuk jam përzierë fare me punë të drejtësisë. Tani dua t’u sqaroj për tokën. Ata janë 12 veta. Kjo toka pjestohet për 12. Pastaj secili e pjeston prapë sipas pjesëtarëve. Kështu që ne na bie pak tokë. Dhe mendova, pak- pak, por është e jona. Kisha mund të ndërtohet dhe në vend tjetër, ne s’na japin tokë në vend tjetër. Ja kjo është e gjitha dhe thashë ta marrim atë tokë, jemi që jemi.
-Biri im, Zoti të faltë, por Kisha është shtëpi e Zotit. Ju keni thënë se aty bëhet biznes. Kisha është fyer. Përpiquni të kërkoni ndjesë për këtë gjë.
-Nuk mendoj që i kam fyer, tha Jari. Të bësh biznes në Shqipëri është krenari. Banka Botërore na ka renditur si vend pozitiv në rubrikën “Të bësh biznes në Shqipëri”. Unë i kam respektuar se kam dashur t’i quaj njerëz punëtorë.
-E kuptoj biri im, tha prifti, por ata nuk bëjnë biznes dhe janë fyer. A mund t’u kërkosh ndjesë, të qetësohen së paku?
-Dakord, tha Jari. Më jepni tokën t’u kërkoj falje për fyerjet. Ndryshe nuk më përulni dot.
Prifti e pa me keqardhje dhe u çua.
-Biri im, unë erdha të të drejtoja, tha.
O ca gallate! Mbyllje spektakolare;
“..une erdha te te drejtoja”
Ooo sa kom qesh!!!!
Fjalia e fundit brilante ha, ha,ha……..
A drejtohet druri i shtrember?
Ben vetem per zjarr,s’ka mundesi tjeter.
Jari po le nam boteror. I vetmi president debil qe futet ne konflikt me kishen se do te marre nje toke qe eshte e gruas. Debil qe nga momenti qe u zgjodh ne ate post. Fatkeqesi per te gjithe ne.
Ky Jari yne, jo qe nuk oyet per Priftin, Kardinalin apo per Papen,por as per vete Zotin! Ky eshte pa din dhe pa imam, si komunist qe ka qene dhe eshte, ky ka frike vetem Sali Berishen, se Saliu i ka dosjen, nuk ia ka as Zoti dhe as Perendia.
Dhe kete njeri nuk ka Zot qe ta ndreqe dhe drejtoje, ashtu do te vdese, servil, i krusur dhe i neveritshem. Mbase do ta marre edhe token e Kishes, por edhe kjo toke nuk e ndreqe dot kete njeri.
Te them ‘Faleni se nuk di se ç’bene’, nuk e them dot, se ai e di se çfare eshte duke bere!
me tw tilla shkrime e qeswndira Jarit i rritet edhe mw shumw Nishani. Ai nuk lwshon pe e kishws nuk i kwrkon falje vetw, sepse ai do fort arwn e znj, Odetw, qw ta lwrojw e ta punojw e sa mw shumw tw fitojw.
A krahasohet dot preshident kapter Nishani mw tw dwrguarin nga Vatikani?
Duhen ngritur jo vetwm katolikwt e fyer, por tw gjithw shqiptarwt e zhgwrryer prej Nishanit e tw firmosin njw peticion, tw protestojnw para presidencws qw ky mbrojtws fanatik i bustit tw Enverit jo tw kwrkojw falje, por tw japw DORWHEQJE, se kwshtu, bashkw me kapterin pa mustaqe, ikwn edhe njw e keqe dwmprurwse e shwmtaraqe si ky bastard i bastardit Sali UDBashit.
Ai wshtw njw partiak i swmurw qw duhet ta lwrw njw sahat e mw parw kolltukun se po e fut nw qorrsokak rendin dhe vendin me ato sjellje foshnjaraka pwdwiste nga maja e piramidws shtwtwrore.
Fatkeqwsi pwr kombin qw ka nw krye njw vandalist qw prish kisha pwr hir tw vwrtetws pwr shkak tw lwndinws sw Odetws.
Zwri i shqiptarwve pwr heqjen e tij nga kolltuku duhet tw ngrihet nw kupw tw qiellit, por nuk duhet pritur nga qielli qw ai tw rrwzohet, pasi duhet edhe njw… dorw pwr ta hedhur. Te sheshi, te sheshi, ta hedhim q…