Filipi shpjegon pse kërkon të dënojë Doktorin me 1 lekë

21 Shkurt 2015, 19:22Antena TEMA

Gjykata e Tiranës ka rënë në hall. Filip Çakuli ka paditur Doktorin për shpifje dhe kërkon si dëmshpërblim 1 lekë.

Por, që gjykata të nisë punën, Filipi duhet të paguajë në bankë 1 qindarkë, e cila përbën 1 përqind të lekut. Banka nga ana e vet nuk ka si ta zgjidhë këtë operacion, pasi transaksioni për të paguar 1 qindarkë kushton 1 mijë lekë, ose 1 mijë herë më shumë se sa ka kërkuar Filipi të dënohet Doktori.

Por ky është telashi më i vogël.

Telashi më i madh është kërkesa alternative e Filipit. Ai i ka kërkuar gjykatës, që nëse nuk realizojnë dot operacionin financiar për të paguar gjobën, atëherë mund të kënaqet me një vendim ku të thuhet “Doktori ka rrjedhur, mos ia vini re”.

Ky opsion e futi gjykatën në telashe të reja. Për të marrë këtë vendim, gjykata duhet të vizitojë Doktorin, ose duhet të thërrasë ekspertët të shikojnë fjalimet e tij. Nëse ata e nxjerrin të rrjedhur nga fjalimet, hapet një telash i ri, pasi në bazë të fjalimeve të tij vepron PD-ja dhe presidenti i Republikës. Kjo mund të çojë pastaj në një përkufizim më të gjerë për personat e rrjedhur dhe krijon kaos.

Kështu që gjykata e ka shumë të vështirë të marrë këtë vendim.

Për këtë arsye i kërkuan Filipit shpjegime pse kërkon këtë çmim.

Përgjigjia e Filipit ishte se “i kërkoj një lekë, pasi aq vlen. Një njeriu s’mund t’i kërkosh më shumë se sa vlen”.

Atëherë gjykata i dha si opsion që të japë një vendim në të cilën shprehet që Doktori gënjen.

Filipi nuk e pranoi si propozim, pasi këtë Doktori e ka pranuar vetë. Ai për çdo gjë, pas disa kohësh thotë që nuk ishte e vërtetë, por unë e thashë për politikë. Kështu që nuk ka nevojë të shprehet gjykata se ai gënjen. Ai shprehet vetë. Gjykata duhet të shprehet se ai ka rrjedhur dhe nuk e kontrollon dot veten.

Pas shumë negociatash, gjykata i kërkoi Filipit një çmim tjetër.

-Më falni, tha Filipi, nuk kam çmim tjetër. Në kohë të vjetra thoshin ai meriton gjysmë leku në ballë, se aq ishte çmimi i fishekut. Tani fishekët janë pa lekë, aq shumë sa i ka shitur për skrap dhe djali i Doktorit. Kështu që s’kam çmim tjetër të japë. Po ngelemi tek 1 lekëshi.

– Nuk kemi shans, thanë ata të gjykatës, na jep një opsion tjetër.

-Po mirë, shkruajeni në vendim që Doktori nuk vlen asnjë lekë dhe kështu shpëtojmë, tha Filipi.

15 komente në “Filipi shpjegon pse kërkon të dënojë Doktorin me 1 lekë”

  1. Elpiniqi says:

    Po pranoje,o Filip,qe gjykata te marre vendimin qe “SALI BERISHA VLEN SA NJE PORDHE”!!!

  2. LUTI says:

    Vendos o Filip per gjysmen e lekut.

    1. Devolliu says:

      Meriton miliona Ai që do t’ia japë gjysmëlekshin Salikriminelit.

    2. psy says:

      Se n’a shpeton te gjitheve,jo per gje!

  3. fiqo says:

    O Filip!

    Prano qe gjykata t’i jape Sali Berishes gjysmen e lekut ne balle dhe perfundon

    gjithecka mire per te gjithe, bile me mire per Saliun, se i shkreti shpeton

    shume shpejt dhe pa dhimbje.

  4. alfade says:

    Shenim : nuk iu ka shkuar ndermend pse MONSTRA flet percart ne parlamen ??? E ben kete qe neser kur t’i
    vene “byzylyqet” do te dalin zagaret e tipit Bashici, Ristaqet, Bumcet, etj. etj . e do te thone duhet te dale nga
    qelia e “Koto Hoxhit” sepse eshte i pjerdhur nga trute dhe ato qe ka bere jane rezultat i papergjegjshmerise se
    tij dhe keshtu Vicidolasi do te dale nga qelia ne arrest shtepie dhe “Ceshtja Sabiel” varroset ne shkretiren e
    Sahares , ku dunat te nesermen zhdukin cdo gjurme …!!! O tempora, o mores !!! Quo Vadis ???

  5. Emigranti says:

    Filip ky eshte skeci me i mire qe ke bere . Po puna eshte se ai vazhdon te jete ne kale si ka thene ai Namiku me duket qe te zbrese nga Kali do gjysmen e lekut .

  6. Ren Acaku says:

    Sali Berisha ka bere dem ketij vendi sa nuk ka vlere leku ta tregoje.Gjysma e lekut eshte e vetmja pagese e vogel qe ai mund te beje por qe nuk eshte kush e di se cfare.

  7. Flamur_Vlore says:

    ketij plaku te prjedhur ja ka dhene jeten te gjate zoti qe te kete kohe te bej zullumet te kete kohe dhe fuqi ti mbroje ato duke akuzuar armiq te brendshem e te jashtem se i ben ata dhe per ti bere te ditur gjith injoranteve qe i la enveri per cop te bukes se nje cop buke per te mbush barkun vlen me shume se e ardhmja e vendit e femijeve tane dhe si perfundim ne agoni ky plak do denohet e do shikojne ashtu si fati shpetoj enverin nga te paret sesi do masakrohej nga paardhesit per padrejtesit,ky do kete kohe te shikoj libra e dokumneta gjykate shqiperie e te huaja qe do e denojne per te gjitha cka ka bere dhe do shikoje mbesen e nipin ti peshtyjne ne fytyr ketij plere

  8. rovigo says:

    Ah more Filip,po si mund te presish,qe te rrjedhurit te japin nje vendim,per nje te rrjedhur.

  9. shqip hesapi says:

    Jeta e Saliut nuk lan asgje nga ata qe ka bere ai.Duhet arrestuar e gjithe familja dhe Saliu te jete jashte per t’u kujdesur per pasurine e familjes pas sekuestrimit.

  10. spartaku says:

    O fillip sado te perpiqesh ti te krijosh zbulime ta ka marre ne kthese bujar,mehmet,nishani.Ai beri zbulimin e madhe te shekullit qe I kundervihet Ajshtanit se koha qe duhet per tu rruajtur kur ke mustaqe eshte me e madhe se kur ske mustaqe.kjo teori permbys te gjithe strukturen e bilanceve dhe nxjerr nga skema te gjithe akemat analitike te llogaritjeve.Kjo teori u shpall e vlefeshme ne emisionin Top Stori e Sokoli Balla ( Shkurt 2015) . Keshtu qe ti nuk ke vlera te zbulimit tend deshtak.Ka me te shpejte dhe me te mencur se ti.Keshtu qe meqense ky zbulim perkon me dhenjen e cmimit te madhe te OSCAR ne Hollivud,mendoje qe cmimin e os-karit ta mare zoti,shoku, officer,kapter bujar,mehmet,nishani ,dora vete. te fala.spartaku

  11. Majlinda - trashegimtarja e integrimit te 21 janarit says:

    Dikur doktorri i bente llogarite e levizjeve te tij ne menyre perfekte, askush nuk ja kuptonte dot sa larg rrihte. Tani si ben me aq mire, i ben ashiqare sa mund ti kuptoje kuc e mac.

    Gabimi kryesor i doktorrit pas 23 qershorit eshte se i la dore Majlinda Bregut te shprehej kunder Lulit, gje qe askush skishte guxuar ta bente. Kjo ishte nje llogari qe per popullin e thjeshte, deftente se Majlinda ishte caktuar me vetedije nga doktorri per te bere gjasme kondrapedalin, ne menyre qe te riciklonte imazhin e trashegimise ne PD. Majlinda sot eshte zgjedhur ne komitetin e integrimit. Por ta harroje Majlinda se mund ti harroje populli fytyrat e atyre qe ishin ne qeverine e 21 janarit. Kot lodhen, pas atij bulevardi, rruga i drejtoi ata fytyra drejt pensionit te turpit.

  12. arusha... says:

    HA,ha,ha ta injorosh doktorin ne kete far feje …ESHTE ME SHUME SE MULIONA…po hak do ta kishte edhe ate qe e ka shitur per skrap dhe po cmend dynjane…

  13. skifteri says:

    ky shkrim me ka tinglluar si muzika me e civilizuar e gazetarise shqiptare,ju lumte z.Filip!ky humor te bene te qeshesh bashke me te tjeret.por dhe per te qare, se me gjysmen e lekut ja dhame ne balle Saliut , e kryme punen,pore kur te thone qe ngordhi ujku ,ate here duhet te lidhim gomarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje