Lajmi se një ish- i përndjekur politik preu damarët para Kuvendit, duke akuzuar Albana Vokshin se ishte komuniste, e çuditi shumë Kunatin. Për më tepër, kur mësoi se ai ishte kushëriri i parë i saj. Gjesti i bëri shumë përshtypje, pasi në vend që të ankohej për qeverinë, ai u ankua për Albanën që nuk i kishte dhënë lekët kur ishte në pushtet.
Për të kuptuar më mirë këtë situatë Kunati thirri Albanën që t’ia sqaronte.
-Po s’di ç’të them, i tha Albana. Unë e kam pas hallë Bije Vokshin. Shoku Enver e ka pas dash shumë Bijen dhe në shtëpi të saj themeloi dhe Rininë Komuniste. Aty mblidhej dhe me Nexhmijen, por edhe kur nuk vinte Nexhmija, Bija e mbante në pëllëmb të dorës.
Për këtë shkak dhe babai jonë ka kaluar mirë gjatë komunizmit, se kishim Bijen.
Ky kushëriri se ç’bëri ca gabime dhe shkoi në burg. Tani babai nuk i ka faj, se u interesua që ai të dilte, por nuk e nxirrnin.
-Po mirë, pas viti 1992 si shkuan marrëdhëniet, e pyeti Kunati?
-Po ç’të them unë e shkreta. Kur fitoi Doktori në vitin 1992, ne ishim tre motra. Unë isha e vogla. E madhja filloi këshilltare tek Doktori, se i tha që ne kemi qenë të persekutuar, se një kushëri e kemi pas në burg politik. Dhe motra tjetër filloi në televizion, pasi ishte e persekutuar, se kishim këtë kushëririn në burg. Kështu që ecën. Unë isha akoma e vogël. Isha në shkollë. Motrat ecën dhe u lidhën fort me PD-në. Natyrisht që fituan dhe ato si gjithë të tjerët.
-Po mirë, këtë kushëririn tuaj nuk e ndihmuat dot, i tha Kunati?
-Po nuk kishim si ta ndihmonim, tha Albana. Ai e kishte biografinë e keqe. I thoshin të gjithë që ke pasur kushërinjtë komunistë, nuk të gjejmë punë. Tani nuk ndërhynim dot, se ata që i thoshin kështu e kishin fjalën për ne, për babain tim dhe Bije Vokshin. Pra, i thoshnin, “ti je i lidhur me komunistët”. Ne nuk e mbronim dot se kujtoheshin kush ishim dhe e pësonim. Për këtë shkak ai mbeti pa punë dhe i paintegruar, se i kishte kushërinjtë komunistë. Ne ecëm, se i kishim kushërinjtë e persekutuar.
-D.m.th ky qenka shkaku, tha Kunati i çliruar? Kam pas përshtypje tjetër për ty, por tani më lehtësove. Ndihem më komod me ty.
-Pse, çfarë përshtypje ke pasur, i tha Albana?
-Se di. Më dukeshe pak e egër si këta antikomunistët, që kanë vuajtur dhe ndaj të rrija pak larg. Tani që mësova të vërtetën, se si ndihem më afër me ty.
-Uaa, vërtetë, më lehtësove, tha Albana. Thashë se do ishe mërzitur, ngaqë më shau ai budallai im komuniste.
-Më vjen keq, i tha Kunati. Tani e kuptova që je dora jonë. Se në fakt e kam pak siklet me këta të persekutuarit, se ne e di ti mo si jemi. Por ne s’kemi pas asnjë të persekutuar në fis, se do t’ia kishim bërë si puna jote. Po s’kemi pasur. Ç’të themi, i kishim të gjithë komunistë.
-Hajt mo, me fat është kjo punë. Mos u mërzit, i tha Albana.
***…Ne fatkeqesine e kushririt qe pret damaret Albana me sa duket gjene diçka qe e gezon,kenaqet me inferioritetin dhe vuajtjet e te perndjekurve poitik. ,dhe thote me vete kjo Vokshi: sa te rrezikshem dhe budalleje jane keta tipa te persekutueshem qe Saliu I poçi te gjalle ne flake, se munde te me prishin pune dhe mua ne P.D ,prandaj per tu bere e besueshme para Saliut dhe Lulit duhet te u’a nxjerre syte me dy gishta perpjete me shume se te [email protected]@@@@@@@
Komplet llum i shoqerise shqiptare qe nga krye-shpellari qe ka qene sekretar partie edhe deri tek keto kurvicat si Vokshi qe i shkojne pas.
Nuk ka shoqe antenna. Sarkazem dhe pardokse per rrumpallen pd_-site.
Vërtet është “llumi i shoqërisë shqiptare”,@Nard, por ky llum ka dalë në sipërfaqe dhe po i zë diellin Shqipërisë… Dhe e keqja është, se asnjë nuk do ta pastrojë…(???!!!)
Kjo me kujton nje karikature te fillimit te viteve 90, ku paraqitej Enver Hoxha duke bere nje kerkese tek shoqata e te perndjekurve politike. Kur e pyeten se po ti nga dole i perndjekur. Ai pergjigjej se jam i perndjekur se me kane pushkatuar kunatin.