Pas një shkrimi të poshtër që gazeta prestigjoze italiane “La Stampa” bëri në mbrojte të Visar Zhitit, kundër Jarit, të cilin e quante “ish-kapter të Enver Hoxhës, që ka urrejtje për intelektualët”, kabineti i Jarit i nisi një notë proteste gazetës italiane.
“Zoti drejtor i gazetës “La Stampa”!
Po ju shkruaj për t’iu vënë në dijeni se një gazetar i juaji, me apo pa dijeninë tuaj, ka bërë një shkrim fyes, denigrues dhe të paprecedent ndaj presidentit të Republikës sonë.
Sa për dijeni, me Ppesidentin e Republikës nuk flitet me atë gjuhë. Është e patolerueshme që një gazetar ta quaj presidetin “kapter” apo të thotë që ai ka urrejtje ndaj intelektualëve.
Dua të të paralajmëroj veçanërisht për pasojat negative, që ky shkrim mund të ketë për të ardhmen tuaj si gazetë.
Së pari, dua të të paralajmëroj, se nëse kryeministri italian çmendet dhe të dekreton ty ambasador në Shqipëri dhe më keq akoma, presidenti të dekreton, të siguroj që do marrësh përgjigje negative nga vendi im, pasi nuk mund të lejojë kurrë të bëhet ambasador në Shqipëri një italian që më ka fyer duke më quajtur kapter.
Një publicist shqiptar më ka thënë gjysmën e kësaj fjalie dhe nuk e dekretova ambasador. Ja thashë copë, ke fyer presidentin dhe nuk e kam lejuar as të vijë në pritje në Presidencë kur erdhi Papa.
Personazhi që ju mburrni, Visar Zhiti, po ashtu e ka pësuar prej një sharrje të tillë. Ai, siç më ka thënë Sandri, se vet s’e kam lexuar, se unë nuk para lexoj, ka thënë dikur që Kisha Katolike është përgjegjëse për inkuizicionin. Sa ma thanë këtë, vendosa që atë të mos e dekretoj kurrë ambasador në Vatikan. Ju duhet t’iu vijë turp nga Vatikani, si katolikë që jeni, që një njeri që ka sharrë inkuizicionin e Kishës, e mbroni dhe më shani mua pse kam pranuar inkuizicionin e Enverit.
Së dyti, nuk di si i ke punët me taksat në Itali, por shumë botues italianë po vijnë e po më kërkojnë shtetësinë shqiptare, që të shpëtojnë atje nga taksat e larta. Të garantoj se më këtë që ke bërë, as mos u nis fare, se nuk ta firmos kurrë dekretin.
Së treti, dua të të kujtoj se vlerësimi juaj për mua si kapter në kohën e Enver Hoxhës nuk është i vërtetë. Në atë kohë nuk kishte grada dhe unë quhesha thjesht oficer. Gradat i rivendosi qeveria e Sali Berishës në vitin 1992 dhe unë ndërkohë isha rritur në detyrë dhe isha bërë toger. Po t’i kthejmë këto grada në atë kohë, kapter i bie, por ligjet nuk mund të parashkruhen.
Këtë letër po ta shkruaj me rastin e 20 shkurtit, ditën kur unë u vura në provë si ushtarak për të mbrojtur nderin e Komandantit të Përgjithshëm. Megjithëse ishim pakicë ne ia dolëm ta mbrojmë bustin e Komandantit tonë, pavarësisht se siç morëm vesh më vonë, ai nuk ishte burrë i mirë.
Ndaj përpjekjet tuaja për t’u talluar me të shkuarën e të tjerëve, janë fyese dhe do të marrin përgjigjen e merituar.
Me këtë gjuhë rrugaçësh, mua nuk ka guxuar të më flasë as Edi Rama, as Adrian Ndreca dhe askush tjetër. Ne presim të marrim leksione nga Evropa, kurse ju bëheni shembulli më negativ i mundshëm kundër një presidenti. Por ta dini mirë se nuk më nënshtroni, as ju, as ata që ju paguajnë juve, pronarët e Kishës Katolike, që kanë zaptuar tokën e nënës së gruas sime në Elbasan. Ju duhet ta kuptoni se nëna e gruas sime, e ka vajzë gruan time, dhe gruaja ime është grua presidenti, nuk mund të fyhet kështu. E sigurt është që nuk do përkulem kurrë, por do eci gjithmonë drejtë, pavarësisht se zagarët lehin.
Jari!”
Oooo sa kom qesh!!!
Mbyllja e letres eshte fantstike; Jari.
Ooo me vdek tu qesh!
Jari Gomari.
HAHAHA ”DUA TE TE PARALAJMEROJ” KESHTU HAKMERREN KOMUNISTAT BURRACAK SI NISHANI I SRB-IT
O rrote Jari sa i kendshem je, ta hongsha odeten
Jari nuk ecen dot drejte. Se kemben e majte e terheq nga pas prandaj ecen perhere pak me kthese. ?
Lereni more Jarin,si nuk ju vjen keq qe mereni me nje derdimin.